Warning: Declaration of gtw::widget($args) should be compatible with WP_Widget::widget($args, $instance) in /homepages/25/d13395495/htdocs/clickandbuilds/WordPress/news_albania/wp-content/plugins/gtw/gtw.php on line 258

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /homepages/25/d13395495/htdocs/clickandbuilds/WordPress/news_albania/wp-content/plugins/gtw/gtw.php:258) in /homepages/25/d13395495/htdocs/clickandbuilds/WordPress/news_albania/wp-includes/feed-rss2-comments.php on line 8
Kommentare zu: Der Polizei Direktor Ahmet Prenci, gedenkt der Ermordung der 4 hohen Polizei Direktoren in Durres am 7. August 2009 http://news.albania.de/2017/08/08/der-polizei-direktor-ahmet-prenci-gedenkt-der-ermordung-der-4-hohen-polizei-direktoren-in-durres-am-7-august-2009/ Fri, 13 Apr 2018 08:56:30 +0000 hourly 1 https://wordpress.org/?v=4.9.5 Von: Gjoka http://news.albania.de/2017/08/08/der-polizei-direktor-ahmet-prenci-gedenkt-der-ermordung-der-4-hohen-polizei-direktoren-in-durres-am-7-august-2009/comment-page-1/#comment-56380 Wed, 09 Aug 2017 12:05:05 +0000 http://news.albania.de/?p=10980#comment-56380  

 

Agron Kulicaj und sein sohn der wegen Mord von Interpol gesucht wird, war Mentor von den POlizeisten Mörder: Dritan Dajti. Mucaj Polizei Direktor in Durres, deckte den Mörder und andere Kriminelle in Durres, wie es System ist und andere Morde zeigen.Gestützt von den Britten, weil es ihr Verbindungsmann war. wikileaks gab viele Details schon vorab bekannt und sogar von engen Verwandten aus Tropoje, welche auch im Polizei Dienst waren bestätigt, wie Begleitschutz Fahrten für Treibstoff Betrug, Zoll freie Einfuhren und Drogen Transporte.

Tetë vite më parë u vranë 4 efektivë të antidrogës, Agron Kuliçi ndihmoi ekzekutorin Dritan Dajti për drogën e Shkelzën Berishës. Kabllogrami i SHBA

Tetë vite më parë u vranë 4 efektivë të antidrogës, Agron Kuliçi ndihmoi ekzekutorin Dritan Dajti për drogën e Shkelzën Berishës. Kabllogrami i SHBA

 

Kanë kaluar vetëm tre ditë nga masakra e 7 gushtit kur u vranë katër policë të atindrogës në atë që quhet masakra e Durrësit. Dritan Dajti, që tashmë është prapa dyerve të burgut vrau policin e antidrogës, të dërguar aty për t’u ekzekutuar nga ish zv.drejtori i policisë së Shtetit dhe njeriu më i afërt i Sali Berishës, ish badigardi i tij Agron Kuliçaj. Thjeshtë dhe vetëm se në kryerje të detyrës, katër policët e ndjerë të antidrogës kishin gjurmuar kokainën që lëvizte nga Shqipëria për në Milano dhe ku policia italiane, në sajë të informacioneve të dhëna prej katër policëve shqiptarë të antidrogës, bllokoi në aeroportin e këtij qyteti 33.7 kiliogram kokainë të pastër. E cila ishte e djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, vetë Shkelzen Berishës. Ndaj u dërguan në pritë katër policicët për “një aksion tjetër antidrogë”, ndërkohë që letrat ishin për luftën arrestimin e Dritan Dajtit, që kurrsesi nuk është objekt i një polici antidrogë që ka detyra të tjera funksionale. Dhe ndoshta nuk do të ishte kujtuar njeri për katër këta policë të pafajshëm që kryen detyrën dhe që u vranë pikërisht nga urdhëri i drejtuesit të tyre, nëse nuk do të kujtohej vetë ish drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

Ish kreu i policisë përkujton 4 efektivët e vrarë nga Dritan Dajti.

“Data shtatë gusht e vitit 2009 do të mbahet mend si masakra e Durrësit, ku krimineli i mirënjohur Dritan Dajti vrau me duart e tij 4 efektivë policie. Këtë të martë, ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmeti Prençi ka përkujtuar efektivët e policisë që ranë në krye të detyrës. Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari ishin 4 policët që morën pjesë në operacionin për kapjen e Dritan Dajtit, në atë i arratisur prej vitesh nga duart e drejtësisë”, shkruan Prençi në rrjeitn social. Duke goditur indirekt ish vartësin e tij Agron Kuliçaj, për të cilin dha dhe dorëheqjen. Thjeshtë dhe vetëm për të marrë përgjegjësinë dikush dhe jo ish badigardi dhe syri e veshi i Berishës në polici.

Kabllogram i ambasadës amerikane

Në një kabllogram të ambasadës amerikane, ish-zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj konsiderohet një njeri i korruptuar dhe i implikuar në vrasjen e 4 policëve nga ana e Dritan Dajtit. Ambasada citon edhe ish –drejtorin Burgaj, i cili thotë se Kuliçaj nuk mund të lëvizej nga pozicioni pa miratimin e kryeministrit Berisha.

Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”

Datë 25 nëntor 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori John Withers

Klasifikuar si Material konfidencial

Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.

Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij.

Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçaj tek Burgaj.

Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalë nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht.

Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit.

Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar.

Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane.

Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar.

Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë kohë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.

Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn.

Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha.

Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt./Pamfleti.com

http://www.pamfleti.com/tete-vite-me-pare-u-vrane-4-efektive-te-antidroges-agron-kulici-ndihmoi-ekzekutorin-dritan-dajti-per-drogen-e-shkelzen-berishes-kabllogrami-i-shba

]]>