Grundstücks Betrug ohne Ende in Albanien: Fatos Lubbonja: Investime strategjike apo strategji grabitjeje

Vermögen, Grundstücke der Alt Heroin Mafia des “ Fatmir Muçaj“ beschlagnahmt

Fatos Lubbonja: Investime strategjike apo strategji grabitjeje

Fatos Lubbonja: Investime strategjike apo strategji grabitjeje
Lexova para disa ditësh shkrimin investigativ të Birn me autore Lindita Çelën: „Resortet turistike në bregdetin e jugut po ndërtohen në prona të grabitura“. Ishte një ilustrim i qartë dhe i plotë i asaj se si në këtë vend një grup të pasuruarish të dyshimtë, në bashkëpunim me politikanë e gjyqtarë edhe më të dyshimtë se këta, me moral blozë, kanë grabitur ndër vite dhe vazhdojnë të grabisin shqiptarët pa u hyrë gjemb në këmbë. Ai është, po ashtu, edhe një çjerrje maske e kryeministrit të radhës, i cili ulëret e bërtet për reformën në drejtësi e vetingje gjyqtarësh e prokurorësh, duke i akuzuar se kanë grabitur shqiptarët, ndërkohë që është ai, dora vetë, në krye të grabitësve.
Investigim20 Sep 2016
Resortet turistike në bregdetin e jugut po ndërtohen në prona të grabitura

Edhe pse qeveria ka qenë në dijeni të plotë, të një serie të gjatë falsifikimesh të pronave në bregdetin e Palasës, ajo ka miratuar ndërtimin e dy resorteve turistike, duke i dhënë njërës prej kompanive ndërtuese mburojën juridike si „investitor strategjik“.

Autor:Lindita Çela BIRN Palasë dhe Tiranë

Punimet në Palasë fotografuar në shtator 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Punimet në Palasë fotografuar në shtator 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Karabinatë e ndërtesave disakatëshe në bregdetin e Palasës po ngrihen ngadalë duke u ngjitur në faqen e Malit të Çikës dhe tashmë duken që nga qafa e Llogarasë. Plazhi me guralecë të imët dhe të bardhë, që shtrihet në të dy krahët e deltës së lumit Palasë, është kthyer në një kantier ndërtimi. Makinat e tonazhit të rëndë, të ngarkuara me materiale inertesh, lënë pas shtëllunga të bardha pluhuri duke trazuar peizazhin idilik të detit Jon.

Në plazhin dikur të virgjër, të njohur nga banorët e zonës me emrin Dhraleo, ose Rrugët e Bardha, në 7 mars, 2014 qeveria aktuale ka miratuar lejen e zhvillimit për resortin turistik “Green Coast” – një kompleks vilash dhe apartamentesh me investitor grupin Balfin, i shtrirë në një sipërfaqe prej 185 mijë metrash katrorë. (Kliko këtu dhe këtu për të parë vendimet e qeverisë për ndërtimet e fshatrave turistike.)

Pak kilometra më tutje, në të njëjtën datë, Këshilli Kombëtar për Rregullimin e Territorit, i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ka dhënë një tjetër leje ndërtimi për një resort vilash të shtrirë në një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katrorë, me investitor kompaninë Eurocol sh.p.k.

Kompleksi turistik “Green Coast,” ka marrë në vitin 2015, vlerësimin si investim strategjik në fushën e turizmit, duke i dhënë investitorit mbrojtje juridike nga problemet dhe pretendimet e pronësisë mbi tokën mbi të cilën ai po ndërtohet.

Megjithatë, dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN, tregojnë që ky resort, por edhe kompleksi i vilave i Eurocol sh.p.k, po ndërtohen në prona të cilat janë tjetërsuar nga pronarët e ligjshëm nëpërmjet falsifikimeve ose vendimeve të paligjshme, për të cilat strukturat më të larta të shtetit kanë pasur dijeni të plotë.

Në momentin kur lejet e ndërtimet për resortet janë miratuar në vitin 2014, tjetërsimi i pronave në Palasë ka qenë objekt hetimi i Prokurorisë së Vlorës dhe i Task-Forcës për Verifikimin e Ligjshmërisë dhe Mënyrës së Tjetërsimit të Pronave të Paluajtshme Shtetërore pranë Kryeministrisë. (Kliko këtu për të parë konkluzionet e hetimit të Task-Forcës). (Kliko këtu për të parë vendimin e kryeregjistruesit Ilirian Muho).

Edhe pse këto dy institucione kanë zbuluar se qindra hektarë tokë mbi të cilat resortet po ngrihen – në pronësi të katër familjeve – janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme, autoritetet nuk kanë arritur t’i japin zgjidhje pretendimeve të tyre të ligjshme, duke hedhur dyshime mbi premtimin e kryeministrit Edi Rama, për të zgjidhur çështjet e pronësisë përgjatë bregdetit të jugut.

E pyetur nga BIRN mbi problemet e pronës mbi të cilën po ndërtohet resorti “Green Coast” në bregdetin e Palasës, ministria e Ekonomisë refuzoi të komentonte. Ndërsa, grupi Balfin, i hodhi poshtë akuzat se prona mbi të cilën resorti po ndërtohet kishte probleme.

“Green Coast është pjesërisht pronare e truallit në zhvillim dhe për një sipërfaqe trualli me pronësi private ka një kontratë sipërmarrje me pronarin e tokës,” i tha BIRN zëdhënësi e kompanisë Ersi Kasmi.

Ndërkohë Eurocol Sh.p.k i tha BIRN se nuk mund të komentonte, sepse “personi përgjegjës brenda kompanisë ishte jashtë vendit për një kohë të pacaktuar.”

Tjetërsimi i 3 dynym tokë në 210 dynym

Punimet në Palasë fotografuar në shtator 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Punimet në Palasë fotografuar në shtator 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Kiço Nina ishte 50-vjeç kur në vitin 1996, filloi të kërkonte nëpër institucione pronat e gjyshit të tij, Foto Nina. Tani që po i afrohet të 70-tave, ai ka mundur të sigurojë vetëm një çantë të madhe me dokumente, pa arritur ta hipotekojë pronën e trashëguar.

Në nëntor të vitit 2009, gjykata e Vlorës i njohu pronësinë fisit Nina, mbi një sipërfaqe toke prej 4.8 hektarësh në plazhin Dhralea të Palasës, dhe urdhëroi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluejtshme, ZRPP, në Vlorë ta regjistrojë atë.

Por kur Nina iu drejtua ZRPP-së për regjistrimin e pronës, ai zbuloi se ajo ishte regjistruar në emër të një familjeje tjetër, trashëgimtarë të bashkëfshatarit Polimer Beja.

“Kur shkojmë për të regjistruar pronën mësojmë se ajo ishte regjistruar në emrin e Kiço Bejës që në vitin 2009, ndërsa Agjencia e Trajtimit të Pronave refuzoi kërkesën me argumentin se ishim jashtë afateve të shqyrtimit,” tha Nina për BIRN.

Dokumentet që BIRN disponon, tregojnë që ngjashëm me Ninën edhe tre familje të tjera, kanë zbuluar se prona e tyre në plazhin e Palasës, ishte regjistruar në emrin e familjes Beja dhe të katërta i janë drejtuar Prokurorisë së Vlorës në vitin 2012, me një kallëzim për falsifikim dokumentesh.

Sipas një raporti të Task-Forcës për Pronat në Kryeministri, në Prokurorinë e Vlorës, kanë paraqitur kallëzim përveç Kiço Ninës, edhe anëtarë të familjeve Ruçi, Bifsha dhe Duni, kundër shtetasit Polimer Beja dhe përfaqësuesit të tij më prokurorë, dhëndrit Stefan Billa.

Nga procesi hetimor i kryer nga Prokuroria e Vlorës, ka rezultuar se Polimer Beja dhe dhëndri i tij Stefan Billa, kanë falsifikuar dokumentin e titulluar “certifikatë pronësie nga Kryepleqësia e fshatit Dhërmi,” për tjetërsimin e pronave në Palasë. Nëpërmjet këtij dokumenti të falsifikuar, ato kanë transformuar një pronë prej 3 dynymësh, në 210 dynym. (Vendimi i Gjykatës mbi tjetërsimin e pronës në Palasë)

“Dokumenti…, në pikën 12 bën fjalë për një sipërfaqe prej 3 dynymësh, ndërsa në pikën 15 për një oborr 18m x 20m, në emër të ish-pronarit Kiço Beja, ndërkohë në të njëjtat referenca dokumenti i paraqitur në Gjykatë dhe ZRKKP

Certifikata e pronësisë së Gent Prizrenit në vitin 2013.

Certifikata e pronësisë së Gent Prizrenit në vitin 2013.

Certifikata e Pronësisë në emër të Pullumb Petritaj në vitin 2013

Certifikata e Pronësisë në emër të Pullumb Petritaj në vitin 2013

Qarku Vlorë, pasqyron në pikën 12, të dhëna për një sipërfaqe 130 dynym dhe në pikën 15, të dhëna për një sipërfaqe 80 dynym të lidhur me këtë pasuri,” shkruhet në raportin e Task-Forcës.

Megjithëse është provuar falsifikimi, gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë në vitin 2013, dhe më vonë ajo e Apelit të Vlorës në vitin 2015, i kanë pezulluar hetimet kundër Billës dhe Bejës, me argumentin se prokurori ka kryer hetime dhe administruar dokumente përtej afateve procedurale.

Sipas Kiço Ninës, mbi këtë pronë të falsifikuar, e cila është përfshirë në një seri të gjatë transaksionesh imobiliare nga viti 2009 deri në vitin 2012, sot po ndërtohet kompleksi turistik “Green Coast.”

……

http://www.reporter.al/resortet-turistike-ne-bregdetin-e-jugut

 

 

Comments are closed.