Im Sinne der Berisha PD Mafia: Sahit Dollapi und die Kontrolle der CEZ als privates Betrugs Modell

Jetzt wird der Energie Konzern wie alle Institutionen geleitet. Kriminelle mit gefaelschten Diplomen werden mit Posten im Idiotie Zirkel des Salih Berisha versorgt, wie bei den Null Hirn kriminellen Staatsanwaelten, oder Polizei Direktoren und in allen Institutionen. Man lebt von Unterschlagung, und vom Posten Verkauf, an die duemmsten von Albanien, die keinerlei Schul Bildung haben.

Im August 2010, starb die Tschechische Botschafterin in Tirana den ploetzlichen Herztod, eine beliebte Methode, um unliebsame Personen aus dem Wege zu schaffen. Auch unter Israel Tablette gut bekannt und vor 10 Jahren, verendeten auch einige Deutsche so, rund um den Visa Skandal der Deutschen Botschaft.

Danach konnte der Berisha Plan umgesetzt werden, die Energie Verteilung wieder unter die Kontrolle seiner kriminellen Banden zubringen. Die Namen des neuen Management, sind eine Liste von einschlaegig bekannten „Militanten“, wie man die kriminellen Banden, oft als Partner der „State Police“ in Albanien nennt. Ebenso als „Malok“ und primitiv dumm bekannt.

Die Aufstellung der teilweise vorbestraften Gestalten, ohne Schul Ausbildung ebenso, welche nun unter Sahit Dollapi, dort Manager spielen duerfen, bzw. wo man moeglichst viel Geld stiehlt, auch ueber gefaelschte Abrechungen und fuer den Wahlkampf. Die CEZ, ist wie der mit Vorsatz zerstoerte Tourismus, durch kriminelle Banden, ein Muster Beispiel fuer den Verbrecher Staat Albanien, wo keine Gesetze gelten und die Kultur, wie die Bildung und alle Institutionen, von inkompetenten primitiv Kriminellen geleitet werden, welche nicht einmal verstehen, was ihre echte Aufgabe ist.
gazeta dita cover
Batërdia e Sahit Dollapit/ Nepotizëm, korrupsion dhe miliarda lekë të devijuara për fushatën e PD-së
Ç’po ndodh brenda “dollapëve” të CEZ?

Xhevdet Shehu

Postuar më: 23 Maj, 2013 tek

Kanë kaluar më pak se tre muaj nga dita kur Sahit Dollapi mori nën kontroll kompaninë e shpërndarjes të energjisë elektrike ose CEZ sha dhe, mbi ujin e pistë të kësaj aventure, e vërteta po del çdo ditë e më shumë. Gazeta “DITA” ka siguruar një numër të dhënash tejet komprometuese për këtë administratë ku politizimi dhe nepotizmi janë ngritur në sistem.  Bazuar tek ato, sot mund të themi pa druajtje se CEZ sha është vënë nën kontrollin e plotë të Partisë Demokratike. Në një rreze prej disa kilometrash nga qendra e zyrave të CEZ Shpërndarje qelbet erë partie politike. Administrata e kësaj kompanie është kthyer ne një organizatë të PD, organizatë operative ditë e natë në veprim, duke shpenzuar lekët e shqiptarëve në fushatën e PD. Janë mijëra rrogëtarë që paguhen dhe punojnë jo për mbarëvajtjen e kompanisë por për llogari të PD.

Këtu bëhet fjalë se kjo administratë ka vënë në dispozicion burimet njerëzore, mjetet financiare, makineritë e saj dhe deri tek plani i investimeve etj., në dispozicion të fushatës elektorale të PD. Askush prej punonjësve nuk mund të mendojë e veprojë ndryshe, në të kundërt do te flaket jashtë zyrave dhe do të humbi vendin e punës. Administratorët kryesorë në qendër dhe në rrethe listojnë emrat e punonjësve, iu marrin numrat e qendrave të votimi e të kartave të identitetit dhe ushtrojnë haptazi presion për të votuar Partinë Demokratike.

Duket qartë se Sali Berishës CEZ i duhej të vihej nën kontroll për këtë fushatë elektorale. Një shoqëri me mijëra punonjës të shpërndarë anë e kënd Shqipërisë, me miliarda lekë të ardhura, me fuqi motorike e njerëzore të pa shoqe, pa tjetër që është shumë e lakmueshme për t’u pasur, e pse jo edhe për të ushtruar veprimtarinë korruptive të nje pushteti që duhet t’i hiqet Shqipërisë nga qafa.

Kjo minierë floriri është vënë nën kontrollin e një grushti njerëzish që janë rrethi familiar politik i Sali Berishës dhe pas tij i Sahit Dollapit. Si vargu i midhjeve që bien erë të prishur, janë vënë në radhë militantët e partisë në çdo vend të administratës së CEZ. E gjithë kjo katrahurë paguhet nga shqiptarët. Pas 23 qershorit shqiptarët do të mësojnë se dëmi i shkaktuar do të jetë i madh me karakter financiar, tekniko-operacional dhe me pasoja afatgjatë. Shqiptarët do të paguajnë për këtë dëm.

A do të ndëshkohen ndonjëherë shkaktarët e kësaj batërdie? Kjo është një sfidë e hapur për qeverinë e pas 23 qershorit.

 

Krushqia ndërinstitucionale CEZ-ERE!..

Nepotizmi politik e familjar? Në kufijtë ekstremë. Është e rrugës me sa duket që qeveria të ndjehet e sigurt në ruajtjen e informacionit dhe, si i thonë, vetë të shkruajë e vetë të vulosë. Duhej që CEZ-i nën administrim shtetëror të mbahej larg syve të shqiptarëve, larg gjykimit mbi çfarë ndodh nën çatinë e kësaj ngrehine të madhe. Për të realizuar këtë mbrojtje hermetike duhej një krushqi, siç ndodhte në lashtësi mes principatave.

Për të realizuar paqen midis CEZ-it dhe ERE (Enti Rregullator i Energjisë Elektrike) duhej që dhëndrri i Kryetarit të ERE të emërohej Drejtor i Menaxhimit të Arkëtimeve. Me të thënë e me të bërë. Sa hap e mbyll sytë, Menaxher i arkëtimeve është emëruar Elsid Myftija,  dhëndrri i Sokol Ramadanit, Kryetar i ERE-s. Kjo është krushqi ndërinstitucionale me pasoja të drejtpërdrejta në keqperdorimin e CEZ.

Vini re çudinë:  Dhëndrri prodhon shifra dhe Vjehrri i certifikon!.. Suksese të papara do të dëgjoni mbi rezultatet e CEZ-it, ashtu siç kemi dëgjuar të deklarojë Sahit Dollapi në këto tre muaj që drejton kompaninë.

 

Me marrjen nën administrim të CEZ sha nga Administrator Sahit Dollapi vërehet:

1. Marrja nën kontroll politik të administrimit të shoqërisë. Kjo provohet me emërimin e drejtuesve të rinj, që janë të gjithë aktivistë të spikatur të PD.

2. Emërim me kriter nepotizmin, ku spikat emërimi si Menazher i Arkëtimeve i Elsid Myftijas, që është dhëndërri i Sokol Ramadanit, Kryetar i ERE-s. Këtu ka edhe konflikt interesi në detyrë!…, sepse ERE kontrollon veprimtarinë e CEZ sha, ku arkëtimet janë pika më nevralgjike e këtij kontrolli….

3. Emërim të njerëzve me precedentë penalë si Kadri Gjoni shef personeli. Ka qenë shitës i diplomave false dhe ka masë sigurimi me vendim gjykate.

3. Marrja në punë e kushërinjve të drejtuesve të rinj.

4. Rekrutimi i personelit bëhet nga Sahit Dollapi dhe besniku i tij Kadri Gjoni, njeri me precedent penal për shpërdorim detyre.

 

Cilat janë pasojat?

– Mbyllja e ciklit të (keq)administrimit të shoqërisë brenda CEZ sha.

– Bashkëpunimi me ERE për fshehje të informacionit mbi gjendjen reale të shoqërisë.

– Përdorimi i aseteve dhe punonjësve të CEZ sha në fushatë elektorale për llogari të PD.

-Keqësimi i gjendjes teknike dhe financiare të CEZ sha gjatë periudhës së administrimit nga Administratori Sahit Dollapi.

– Presion ndaj punonjësve që të marrin pjesë në mitingjet dhe veprimtaritë e PD si dhe të vërtetojnë votën për PD!….

 

Cilët janë drejtuesit e rinj të CEZ-it?

Drejtorët e Divizioneve

1. Ilirjan Shkëmbi.  Drejtor i Divizionit të Shitjes. Ka qenë në këtë detyrë, është larguar për paaftësi nga CEZ. Ka punuar në UKT në stafin e Dollapit. Arsim ushtarak, pretendon se ka mbaruar arsimin e lartë në Bullgari, por flitet se nuk është diplomuar. Militant i PD.

2. Erald Zeneli. Ish Drejtor i Departamentit të Faturimit. Larguar nga CEZ në 2010 për shkelje të rënda. Me pas ka qenë pjesë e stafit të Dollapit në UKT. Militant i PD.

 

Drejtorët e Zonave

1. Sulejman Lami. Drejtor i Zonës Tiranë. Ka qenë në këtë detyrë në kohen e Sahitit para privatizimit, është larguar nga CEZ si i paaftë për këtë detyrë. Më pas ka qenë në stafin e Dollapit në UKT. Ing. Mekanik,militant i PD.

2. Neritan Gole. Drejtor i Zonës Durrës. Pa arsim të lartë (mund të jetë diplomuar tani në ndonjë Universitet privat). Kryetar Seksioni i PD, nuk ka punuar ndonjëherë në energjetikë.

3. Frano Pjetri. Drejtor i Zones Shkodër. Ka qenë arkëtar shëtitës, shef shitje në Shkodër, larguar në Shtator 2010 nga CEZ për shkelje të renda. Militant i njohur i PD.

4. Luan Rami. Drejtor i Zonës Burrel. Ing. elektrik. Ka qenë në këtë detyrë në kohën e Sahitit para privatizimit, larguar nga CEZ. Militant i PD, u akuzua se kërcënoi Edi Ramën në 21 Janar (u arrestua dhe u lirua pas disa ditësh).

5. Arjan Faskaj. Drejtor i Zonës Fier. Propozuar nga LSI.

6. Dritan Haznedari. Drejtor i Zonës Berat. Ka qenë në këtë detyrë në kohen e Sahitit para privatizimit, larguar nga CEZ. Nënkryetar i PD Berat.

7. Merxhan Leka. Drejtor i Zonës Elbasan. Militant i PD.

8. Pëllumb Beqiri. Drejtor i Zonës Korçë. Me profesion mësues, militant e aktivist i njohur i PD. Nuk ka punuar ndonjëherë në sistemin energjetik dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin energjetik.

9. Artim Biraci. Drejtor i Zonës Gjirokastër. Nuk ka punuar ndonjëherë në sistemin energjetik dhe nuk ka lidhje me sistemin energjetik. Ka qenë Drejtor tatimesh. Militant e ativist i PD.

10. Ajdin Elezi. Drejtor i Zonës Kukës. Ka qenë në këtë detyrë në kohën e Sahitit para privatizimit, është larguar nga CEZ për paaftësi dhe rezultate të dobëta. Ka qenë pjesë e stafit të Dollapit edhe në UKT. Pa arsim të lartë. Militant i PD.

 

Drejtorët e Tensionit të Lartë

1. Ilir Bregu. Drejtor i Tensionit të Lartë Tiranë. Sekretar Seksioni i PD dhe militant i PD.

2. Artan Topi. Drejtor i Tensionit të Lartë Elbasan. Propozuar nga LSI. Ka qenë Drejtor i Zonës Elbasan në kohen e OSSh. Larguar në 2008 dhe ka qenë në ndjekje penale për abuzime në detyrë.

 

Drejtorët e Njësive

Në gjithë vendin janë emëruar Drejtorë Njësish,pjesa më e madhe që nuk kanë punuar ndonjëherë në sistem, njerëz anonimë dhe aktivistë e militantë të PD.

Në Durrës është emëruar Drejtor Njësie Halim Lika, Ing Elektrik, i larguar nga puna në Dhjetor 2012 për shkelje të rënda dhe abuzime në detyrë (ka edhe një raport të Auditit të CEZ për këtë).

Në Tepelenë është emëruar Drejtore e Njësisë Hatixhe Qendra, jo profesioniste, nuk ka punuar ndonjëherë në këtë sektor, militante dhe aktiviste e PD (ka qenë kandidate e PD për Bashkinë Memaliaj).

 

E veçantë

Nepotizmi shkon edhe më tej kur Menaxher i arkëtimeve është emëruar Elsid Myftija,  dhëndrri i Sokol Ramadanit Kryetar i ERE. Ka qenë specialist i thjeshtë dhe me ardhjen si Administrtator të Sahit Dollapit u emërua (u ngrit) në detyrën e menaxherit të arkëtimeve.

 

CEZ punësime

Adelina Kastrati, Drejtoreshë e Arkëtimeve

Erald Zeneli, Drejtor Faturimi

Grisilda Musaj,  Menaxhere e debisë, vajza e shokut të Sahitit

Valbona Saraçini, Drejtoreshë Prokurimesh, mbesa e Sahitit

Valbona Kadena

Klodian Zyberi   Drejtor IT

Estela    Stojko   Specialiste

Ilirian Shkembi, Drejtor Shitjesh, (shok i Sahit Dollapit)

Mimoza Dedja, Drejtoreshë Finance

Oltion    Zeneli,  Specialist IT, vëllai i Drejtorit të Faturimit Erald Zeneli.

Katerina Maneka, Specialiste, Tezja e Drejtorit te Faturimit, Erald Zeneli.

Kadri      Gjoni,    Shef Personeli TR3, me ndjekje penale, masë arrest me burg nga gjykata e shkallës së parë. (çështja vazhdon).

 

Nesër do të lexoni:

Historia e Kadri Gjonit, shefit të personelit të CEZ. Vendimi i Gjykatës së Tiranës për dënimin e tij me burg për korrupsion në pajisjen me diploma fallco dhe si u rekrutua ai nga Sahit Dollapi

http://gazetadita.al/23-maj-2013/

Das grosse Schweigen rund um das Betrugs Wirtschafts Ministerium METE rund um die CEZ und AlbPetrol

Das Weltbank Debakel: Enteignung des Energie Konzerns CEZ

15.11.2011: Amok Lauf der Salih Berisha Mafia, weil man erneut die Lehrer Posten sogar verkauft

Comments are closed.