Not Found

The requested URL /2012/10/10/ex-grundstuecks-direktor-sokol-hasani-will-salih-berisha-und-seine-land-mafia-vor-ein-internationales-gericht-bringen/Toka e shpërndarë me ligjin 7501 po vidhet nga njerëz me pushtet Posted By Klodi HAXHIU On 9 Tetor, 2012 @ 17:21 In Kryesore,Rrethet | No Comments DURRËS/ Banorët e Ishmit kërkojnë zbardhjen e korrupsionit që po bëhen me tokat e tyre në zonën bregdetare Mbi 100 familje të fshatit Ishëm në Durrës kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe para organeve të pushtetit vendor, Prefekturës dhe qarkut, për pronat e shpërndara me ligjin 7501. Ata thonë se, pronat e tyre në këtë zonë turistike, u janë zaptuar nga persona të veshur me pushtet, pavarësisht se ata janë përfitues të tokës bujqësore, po ua grabitin. Banorët, të cilët kanë protestuar disa herë para Prefekturës dhe Qarkut të Durrësit dhe sorollaten sa në një zyrë në tjetrën, nga qarku, tek Prefektura, nga kadastra tek Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, deklarojnë se toka e shpërndarë më ligjin 7501 në vitet ’90 u është bllokuar nga ZRPP në Durrës duke lënë vend për shumë abuzime dhe korrupsion. Ata kanë përfituar tokë nga ky ligj, i cili u dha të drejtën e përfitimit sipas frymëve, por pavarësisht se, janë të pajisur me certifikatat e pronësisë këto nuk u njihen nga Hipoteka e Durrësit. Zona turistike Sipas banorëve, toka e fshatit të tyre gjendet në një nga zonat turistike më në zë të qarkut, ku edhe abuzimet janë shumë të mëdha. Ata i kanë kërkuar institucioneve të zbardhin të gjitha aferat dhe korrupsionit që është bërë në emër të tyre. Në ZRPP në Durrës, problemet e mbivendosjes së pronave janë shumë të mëdha, kryesisht në këtë zonë. Drejtues të ZRPP thonë se, janë mbi 100 hektarë tokë, për të cilat ka dy ose më shumë certifikata pronësie. Për të njëjtën parcelë, e shpërndarë me ligjin 7501, ka kthim dhe kompensim prone, por edhe njohje nga gjykata për ish-pronarë, apo persona të tretë. Zona e Ishmit në Durrës është një nga zonat më të përfolura për makinacionet dhe aferat korruptive që janë bërë me tokat bujqësore, gjatë viteve të fundit. Komisioni Në anën tjetër në Prefekturë një komision i posaçëm ka punuar për verifikimin e të gjithë tapive të shpërndara nga komisionet e tokave në komuna dhe bashki. Por ky komision nuk ka asnjë fuqi për zhvlerësimin e tapive, apo edhe specialistë për hetimin e problemeve, ku më i madh është “mbivendosja”. Burime nga Prefektura e Durrësit pohuan për “Telegraf” për këtë çështje se, janë mbi 400 ankesa të regjistruara dhe përfshijnë një zonë të gjerë. Për banorët e Ishmit një prej zonave më të lakmuara për turizëm si pasojë e pozitës gjeografike kësaj çështjeje të nxehtë duhet t’i jepet zgjidhje. Sipas banorëve në vitet e mëparshëm institucioni i ngarkuar me fuqi ligjore ishte Qarku, i cili nuk i ka regjistruar këto prona e për pasojë nuk përjashtohen edhe abuzimet e mëdha në këtë zonë. Në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit janë dhënë disa leje për ndërtimin e fshatrave turistikë nga KKRRT e Qarkut, në kundërshtim të tyre kanë dalë banorët e zonës, të cilët prej vitesh kanë denoncuar shitblerje të paligjshme tokash. Article printed from Gazeta Telegraf: http:/gazetatelegraf.com URL to article: http:/gazetatelegraf.com/toka-e-shperndare-me-ligjin-7501-po-vidhet-nga-njerez-me-pushtet/ was not found on this server.