1 Million € soll die Beute sein, bei diesem Firmen und Kredit Betrug, wo es nun zu einer Schiesserei um die Beute kam, zwischen ehemaligen Kollegen des SHIK. Man ist sowieso Straffrei, bei dieser Art von Mafia Justiz, wo sich jeder seinen Richter und die Urteile kauft, nachdem die EU und USA, angeblich 20 Jahre die Justiz und Poilzei aufbaute und nur alle Institutionen von der Mafia übernommen wurden, inklusive des Präsidenten Amtes, was ein Langzeit Geschäfts Modell des Salih Berisha ist. aktuell ebenso heute: Die prominenste Bank in Albanien, hält alle sogenannten Geschäftsführer und Firmen Inhaber, als Betrüger und Produzenten von gefälschten Dokumenten für Kredite, weswegen es praktisch keine Kredite mehr gibt und der Ober Gangster Salih Berisha dazu sagt: Banken müssen Kredite geben!
Im Null Bildung Land, wo Rektoren berichten von Universitäten, das Studenten nicht einmal einen Satz richtig schreiben können, ist Betrug das normal Geschäft. Selbst ernannte Geschäftsleute, welche Schafshirten sind, welche wegen der Mangel Ernährung Gehirn Probleme haben, werden Minister, Professoren, Lehrer und Direktoren und sind Alles Experten.
Genau Nichts befähigt eine Anjezë Fure, als Geschäftsführerin, ebenso wenig wie ihre Ex-Partner, die sich heute eine Schiesserei lieferten! Ihr Liebhaber Genti Roshi erschoss heute seinen Ex-Vorgesetzten: Eduard Doku, und Ex-Partner, beide Ex-SHIK Mitarbeiter, also Profi Betrüger und Gangster, welche die Firma von Anjeze Fure ausplünderten. Eduard Doku, wollte noch 38.000 € haben.
![]()
Genti Roshi, Ex- Geheimdienst Mann des Salih Berisha Mafia Verbandes SHIK, war der Liebhaber von der Möchte Gern Geschäftsführerin einer Pyramid Betrugs Firma, welche Geld waschen sollte aus der Schweiz.
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=4537&kat=87
Diese Firma wurde ausgeplündert!
IXY PRELUDE EVOLUTION
class=”company_number”>L11827006O
Bei der Staatanwaltschaft gut bekannt ist dieser Betrug, wo auch Bank Bürgschaften und das Geld verschwanden in grosser Höhe, wie bei Österreichischen Mafia Baufirmen, welche Geld wuschen, im Stile der Hypo Alpe Adria. Die Beteiligten waren der Staatsanwalt schon zuvor bekannt, für Betrug.
Kreditorët e Anjezës, peticion policisë dhe Ambasadës zvicerane
Publikuar më 2012-04-18 09:55:13
Anjezë Fure, administratore e kompanisë IXY Prelude Evolution
Dashamir Biçaku
TIRANE- Pak ditë pas publikimit të gazetës Shekulli, mbi denoncimet për mashtrim nga persona të ndryshëm ndaj zviceranes, Anjezë Fure, grupet e punës që kanë kryer dhe realizuar punime të ndryshëm, i kanë dërguar një peticion në të cilin i kërkojnë shlyerjen e detyrimeve. Peticioni që mban datën 23 dhjetor të vitit të kaluar, është përgatitur dhe më vonë i është dërguar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Ambasadës së Konfederatës së Zvicrës në vendin tonë, administratorit të qendrës tregtare ku ushtron aktivitetin IXY Prelude Evolution, kompania e cila administrohet nga Anjezë Fure. Shekulli, ka siguruar një kopje të peticionit të firmosur nga përfaqësuesit e grupeve të punës që kanë kryer punimet në ambientet e qendrës shumë funksionale, IXY ËORLD, pjesë e kompanisë aktivitetin IXY Prelude Evolution. në peticionin e mësipërm thuhet:
Sot me datën 23 dhjetor 2011, Shoqëria VA&EL, me administrator Juliana Refugjati, mbështetur në kontratën e firmosur midis VA&EL ENERGY, Sh.p.k, nga Drejtori Ekzekutiv, z. Valer Lubonja, dhe IXY Prelude Evolution, e firmosur nga administratorja Maria Agnese Foure Somma, datë 9 shtator 2011, ka kryer punimet në objektin e qendrës tregtare TIRANA EAST GATE. Në bazë të preventivave të dorëzuara të njohura nga shoqëria IXY Prelude Evolution që janë në shumën, 280 mijë euro plus T.V.SH, që është në shumën 56 mijë euro, shumë kjo e vendosur në kontratë….. Kështu thuhet në peticionin e nënshkruar nga Petrit Dushi, përfaqësues i grupit të punimeve elektrike, atë të gipsit nga Dritan Kuka, atë të duraluminit nga Arjan Hila, për atë të drurit, kryesuar nga Elton Halilaj, atë të sistemit mekanik nga Elinor Refugjati dhe Klodian Muço. Ndërkaq grupi, i pllakave është përfaqësuar nga Roland Killo, ai i furnizimit, nga Branjol Pojaku, e ai i bojës, i përfaqësuar nga Sokol Pashai. Këtë peticion nuk e kanë firmosur, përfaqësuesit e grupeve të tjera si ai i transportit, ai i skelave, dhe ai i punëtorëve. Në peticion, thuhet përfituesit e punimeve, kanë paguar shumën e 123 mijë eurove, e cila sipas peticionit është dhënë me parregullsi, duke shkelur kontratën.
Nga këto shkelje pretendohet se është shkaktuar edhe vonesa në shtyrjen e afatit të punimeve. Sipas peticionit, që nga përfundimi i punimeve, palët kanë zhvilluar disa takime, nëpërmjet të cilave realizuesit e punimeve, kanë kërkuar tiu paguhen diferencat. Kemi paraqitur specialistin tonë, të supervizionit, i cili në bashkëpunim me specialistët e caktuar, nga IXY Prelude Evolution, bënë matjet. Kemi plot 15 ditë që debatojmë me përfaqësuesit e firmës të cilët na thonë se do të bëjmë pagesat, më kryesore, ato që kanë të bëjnë me detyrimet shtetërore dhe çdo ditë na thuhet nesër. Peticioni i firmosur nga tetë përfaqësues të grupeve të ndryshme të punës, kanë pohuar se administratorja Fure, i ka fyer dhe ofenduar e duke përdorur ndaj tyre edhe fjalë fyese dhe kërcënuese. Në peticionin e nënshkruar pretendohej se brenda datës 23 dhjetor duhej të derdhte shumën e caktuar të detyrimeve tatimore të firmosura nga palët. Sipas shkresës së 23 dhjetorit, faturat e punimeve të mësipërme ishin prerë që me 10 tetor, duke sjellë një shkelje prej 75 ditësh të afatit të pagesave.
Në rast të mos pagesave të mësipërme, në dokumentin e firmosur nga grupet e punës, kërcënohej se do të demonstrohej përpara aktivitetit të kompanisë që ndodhet në qendrën e mësipërme tregtare, dhe do të njoftohej ambasada zvicerane, duke qenë se nga ky vend vinte administratorja e kompanisë që kishte kërkuar punimet. Më tej kërcënohej se shkelja e marrëveshjes nga ana e kësaj kompanie do të denoncohej publikisht e në organe të tjera kompetente. Tashmë, duket se kështu ka ndodhur, Prokuroria e Tiranës ka administruar denoncimet e së paku tre personave që kanë pasur marrëdhënie pune me Anjezë Furenë, ndër të cilët ish- ortaku dhe drejtori i VA&EL ENERGY, si dhe drejtori aktual i kompanisë, si dhe një nga personat që ka marrë pjesë në kryerjen e punimeve. Ndër denoncimet e depozituara për Anjezë Furenë, janë edhe dy të tjera nga dy persona që pretendojnë se i kanë dhënë Furesë, shuma parash. Eduart Dake e ka denoncuar atë për 22 mijë euro, ndërsa Dashnor Zani, për 50 mijë euro. Ky i fundit, ka pohuar se nuk i ka llogaritur edhe 25 mijë euro për çlirimin e një kolaterali që do vihej si garanci në bankë për marrjen e kredisë nga kompania e administruar nga Anjezë Fure.
Anjezë Fure thirret në polici për denoncimet
TIRANE- Pas një jave nga depozitimi i kallëzimit të fundit ndaj Anjezë Furesë, ajo është pyetur nga hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në lidhje me denoncimin e Dashnor Zanit, ndaj saj. Lajmi u bë i ditur për Shekullin, nga burime të zyrës së Hetimit të Antikrimit Ekonomik në kryeqytet, të cilët thanë se Fure, ishte paraqitur në mesditë në zyrat e tyre. Fure, sipas hetuesve, është pyetur në lidhje me pretendimin e ngritur nga Dashnor Zani. Ky i fundit, sipas kallëzimit të depozituar, të hënën e javës së kaluar, pretendonte se Anjezë Fure i kishte marrë atij 50 mijë euro, për ta bërë atë aksioner në muajin nëntor të vitit të kaluar. Që nga koha e dorëzimit të parave, Zani ka pohuar se nuk i ka marrë paratë mbrapsht dhe as nuk ishte bërë aksioner nga zonja Fure në qendrën shumëfunksionale të argëtimit që është ndërtuar për llogari të kompanisë Ixy Ëorld, e administruar nga Fure. Mësohet se Fure, është përgjigjur se ka pasur një kontratë me zotin Zani dhe pas mospërmbushjes së kontratës së parë, ata kishin nënshkruar një kontratë të dytë, nëpërmjet së cilës paratë do shlyheshin me një interes prej 5 për qind në muaj, deri në shtator. Kësti i parë duhej të ishte shlyer në me 15 mars të këtij viti, por kjo nuk ndodhi, prandaj Zani denoncoi.
update:
Eduard Doku, hat doch das Attentat überlebt, und ist der Vorgänger Direktor als Direktor des SHIK von Durres von dem später erschossenen und ermordeten Direktor Iso Copa.
Woher die Banditen das Geld für eine Einkaufs Zentrum haben, was man wegen Unfähigkeit nicht leiten konnte, sagt Alles über die Profi Kriminellen rund um Polizei und Shik. Der Korce Polizei Chef Nikolin Thana, wurde ebenso heute festgenommen, weil er Anzeigen und Ermittlungen gegen Geld schloss, was praktsch die Haupt Tätigkeit der Salih Berisha und Bujar Nishani Polizei ist, das man im Sinne der Albaner Mafia arbeitet. Man lebt von Erpressung und Nichts tun, Albanische Polizei und Justiz, wo die Posten verkauft werden,wie in alten Zeiten.
Ish- drejtorit të SHISH-it do t’i mbeten dy plumba në trup
Publikuar më 21.09.2012 | 8:45
![]()
I shtrirë në krevat dhe me kokën e fashuar nga të goditurat me qytën e pistoletës, ish-drejtori i SHIK-ut për qytetin bregdetar të Durrësit, Eduart Doku, nuk pranon të flas për median, në lidhje me “atentatin†e 24 orëve më parë, ku për pasojë mbeti i plagosur me tri plumba në trup. “Nuk kam asgjë për të thënë. Policia dhe prokuroria po merret me çështjen. Atë që mbaj mend e kam referuar në dëshmiâ€, – thotë me një zë kumbues nga krevati i dhomës nr.6 të pavijonit të Kirurgjisë në Spitalin Ushtarak ish-drejtori i SHIK-ut i qarkut të Durrësit. (Ai e ka ndërprerë karrierën me dorëheqje vetëm një muaj para ekzekutimit mafioz të ish-vartësit të tij, të ndjerit Isa Çopa, që punonte në këtë drejtori). Nga ana tjetër, policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin kryesor të këtij “atentati†shtetasin Genti Roshi, ish-shofer pranë SHIK-ut në Tiranë. Ky i fundit, dyshohet se është autori i tentativës për vrasjen e Dokut, pasi ky i fundit e kishte kallëzuar në prokurori atë dhe të fejuarën e tij, shtetasen zvicerane Anjeze Fure për “vjedhje†me anë të “mashtrimit†në shuma të mëdha. Akuzë kjo që pritet t’i komunikohet shtetases zvicerane, e cila rezulton se është larguar nga Shqipëria.
Hetimi
Sipas të dhënave të policisë, dosja tashmë është dorëzuar në prokurorin e kryeqytetit, pranë seksionit të vrasjeve, pasi dyshohet se “atentatori†Roshi, kakonsumuar elementët e veprës penale të “vrasjes me paramendim†të mbetur në tentativë ndaj ish-drejtorit të SHIKut në qytetin e Durrësit, Eduard Doku. Ky i fundit, sipas hetimeve, ka marrë tre plumba nga pas shpine, ku njëri prej tyre është tejëshpues dhe dy të tjerë janë ndalur në pjesën kockore të legenit. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja të pistoletës, me të cilën është tentuar të vritet denoncuesi i mashtrimeve të zviceranes Fure, biznesin e të cilës drejtuesit e një qendre tregtare në vend, e kanë mbyllur për shkak të mos pagimit të qirave. Viktima e këtij atentati, në prill të këtij viti përveç denoncimit në prokurori të zviceranes Fure dhe të dashurit të saj, këtë “aferë†mashtrimi e ka denoncuar edhe në gazetën “Shekulli†që në prill të këtij viti.
Dëshmia

Die Sache der Merkwuerdigkeiten! Vor allem geht es auch um die Ermordung des Richter Mafiosi KOnomi!
“Atentati†ndaj Dakes, lidhje me pronat e “Konomitâ€
Dyshimet e Prokurorisë, nis hetimi mbi dorëheqjen e Dakes nga posti i Drejtorit të drejtorisë së SHISH-it në Durrës. 40 ditë pas largimit të tij, u vra zëvendësdrejtori i SHISH në Durrës, Isa Çoba. Genti Roshi flet nga Zvicra: “Nuk e qëllova unë Eduard Dakenâ€
Publikuar më 07.10.2012 | 10:23
Flamur Vezaj -
Pronat e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në bregdetin e Durrësit janë hetuar nga SHISH, por kjo nuk i ka pëlqyer dikujt. “Atentati†i mbrëmjes së 19 shtatorit 2012, ku mbeti i plagosur me tre plumba në trup ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror për qarkun e Durrësit, Eduard Dake, dyshohet se ka ndodhur për shkak të “hetimit†të kryer nga kjo drejtori, për pronat e gjyqtarit të vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë, sipas të cilëve, në këtë drejtim tashmë janë përqendruar hetimet e çështjes.
Bie pista e borxhliut
Pritet të merret në pyetje vetë i dëmtuari nga ky atentat, i plagosuri Dake. Sipas akuzës, fillimisht si i dyshuar për “vrasjen†e mbetur në tentativë të Dakes, ka qenë shtetasi Genti Roshi, pasi ky i fundit së bashku me zviceranen Anjeze Foure, janë kallëzuar penalisht nga i plagosuri për “vjedhje†me anë të mashtrimit. Por, kjo pistë siç duket tashmë është zbehur, pasi prokuroria dyshon se vrasja e tij e mbetur në përpjekje, ka ardhur për shkak të detyrës që mbante deri në fillim të shtatorit 2011, kur edhe ka dhënë dorëheqje nga funksionet drejtuese në SHISH pas disa vite pune.
Hetohet dorëheqja
Prokuroria e Tiranës, prej pak ditësh ka nisur verifikimin e aktivitetit të punës së ish-drejtuesit të SHISH-it në Durrës, të plagosurit Eduard Dake, pasi janë ngritur dyshime se tentativa për vrasje e kryer mbrëmjen e 19 shtatorit, ka ardhur si pasojë e detyrës që ka kryer në të shkuarën në disa funksione të SHISH-it. “Çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, ku jemi përqendruar në dy pistat kryesore. Atë të konfliktit me shtetasin Gentian Roshi dhe funksionet e tij drejtuese në SHISH për disa vite. Ajo që na bënë të besojmë më shumë, për këtë të fundit, vjen pas ngjarjeve të ndodhura në Durrës. Menjëherë pas dorëheqjes së tij nga pozicioni i drejtuesit të SHISH-it në qytetin bregdetar kanë ndodhur disa ngjarje që mbështesin versionin e riâ€, – thanë burimet. Sipas akuzës, i plagosuri Dake që në trup vazhdon të ketë dy predhat e plumbave, është larguar nga SHISH-i në shtator të 2011, në kohën kur kjo drejtori po hetonte dhe verifikonte pronat e gjyqtarit të vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi. Pas disa verifikimeve të kryera dhe informacioneve, që mendohet se Dake ka siguruar, ai ka dhënë dorëheqje duke u larguar përfundimisht nga shërbimi. Pas largimit të tij, “hetimin†e pronave të Konomit, mësohet se e ka marrë ish-vartësi i tij, i ndjeri Isa Çoba. Ky i fundit, vetëm një muaj e gjysmë pas dorëheqjes së Dakes, është gjetur i vrarë dhe shkrumbuar në makinën e tij në një zonë të Currilave në Durrës. Që nga ajo ditë, prokuroria dhe policia nuk kanë arritur të gjejnë autorësinë e kësaj ngjarjeje. Për prokurorinë, dyshohet se edhe “atentati†i kryer ndaj Dakes, kishte për objekt trembjen e tij dhe jo vrasjen, pasi edhe plumbat i ka marrë në pjesët poshtë organeve jetësore të trupit.
Dorëheqja
Sipas prokurorisë, i plagosuri Dake njihej si krahu i djathtë i ish-drejtorit të SHISH-it tashmë të larguar nga detyra, Bahri Shaqiri. Dyshohet se këtë akt, i plagosuri Dake e ka paraqitur për shkak se drejtoria që ai drejtonte në qytetin bregdetar të Durrësit kishte nisur hetimin e pronave të gjyqtarit të vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomit. Dorëheqja e tij, në mesin e punonjësve të SHISH-it, është interpretuar se ishte i detyruar për shkak të “presioneve†nga persona të ndryshëm për dosjen e pronave të Konomit. Ngjarja, ku mbeti i plagosur Dake ka ndodhur në hyrje të pallatit të tij, rreth orës 23:00 të datës 19 shtator 2012, ku pasi ka marrë tre plumba në trup, është përleshur me “atentatorinâ€, duke pësuar edhe dëmtime te forta në kokë nga të goditurat e bëra me qytën e pistoletës nga “vrasësi†i maskuar.
Dorëheqja e tij, në mesin e punonjësve të SHISH-it, është interpretuar se ishte i detyruar për shkak të “presioneve†nga persona të ndryshëm për dosjen e pronave të Konomit.
Roshi: Ditën e ngjarjes kam qenë në Zvicër
Genti Roshi, personi i dyshuar nga policia si autori i mundshëm i “atentatit†të mbrëmjes së 19 shtatorit 2012 në Tiranë, ku mbeti i plagosur me tre plumba ish-drejtuesi i SHISH-it, Eduard Dake, me ndihmën e avokatit ka mohuar se është ai autori i kësaj ngjarjeje. Sipas avokatit, i cili tashmë ka depozituar në prokurori disa shkresa dhe prova materiale, që sipas tij, provojnë faktin se Roshi ditën e ngjarjes ka qenë në Zvicër. “Kemi dorëzuar në prokurori, dy kopje të pasaportës së Genti Roshit të njësuar me origjinalin ku duken vulat dalëse nga porti i Durrësit dhe hyrëse në Itali më datë 15 gusht 2012. Që nga kjo ditë, klienti im, Roshi nuk ka ardhur në Shqipëriâ€, tha për “Shekullin†avokati Vojo Bregu. Gjithashtu, sipas avokatit, në prokurori kemi dorëzuar edhe një foto ku Roshi para një dyqani të njohur në Zvicër mban në dorë një nga gazetat e përditshme zvicerane me datën e ngjarjes. Nga ana tjetër, pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria do të vazhdojë edhe hetimin e kësaj piste, pasi Dake ka kallëzuar penalisht Roshin dhe të dashurën e tij zvicerane Anjeza Foure për vjedhje me anë të mashtrimit, dosja ndaj të cilëve ndodhet në prokurori dhe shume shpejt pritet të shkojë në gjykatë. Nga ana tjetër, Dake mund të mbetet pjesërisht i paralizuar nga dy plumbat që ka në trup, pasi i kanë dëmtuar indet nervore pranë shtyllës kurrizore.
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=5430&kat=87
International missing person report for Julian Cela
05/01/2013
Tweet
International missing person report for Julian Cela
The disappearance of the 10-year-old son of the Secret Service high rank officials remains covered by mystery.
One of his friends says that he has seen Julian near an internet cafe in Lapraka, from where he left and nothing more is known about the child, since his disappearance of November 30th.
Police initially suspected that the child had left on his own will. After many efforts without results, the Police is trying to pass the case to the Prosecution of Serious Crimes.
Police declared for Top Channel that they have signed an international missing person report for child, while friends of Julian say that often he stayed with boys that were older than him.
Cela family has decided to stay silent. Police declares that they are following all leads, while unconfirmed information reported that the child was seen in three different places. There is no confirmation if the investigation group suspects for any possible kidnapping.
http://www.top-channel.tv/english/artikull.php?id=7965