Kollektives Verbrechen der Politik um Wahlen zu gewinnen, ist der Grundstücks Raub in Albanien und illegales Bauen.

Panteli Majko; über das „Staats Verbrechen“ des illegalen Bauen und der Zerstörung der „Touristik Zones“ und Antiken Stätten in Albanien. 

Es gelten in Albanien unverändert keine Bau Gesetze, noch Grundrecht, dafür Wild-West, einer kriminellen Politk Klasse, wo alle Parteien im Parlament stark beteiligt sind und oft ebenso die Ministerpräsideten Salih Berisha, Fatos Nano und Ilir Meta, die Motoren der Bau Terroristen sind. Die Justiz funktioniert nicht, wo man max. gegen Geld Gerichts Verfahren einstellt, oder auch verurteilte Mörder und Drogenbosse frei lässt, oder die Verfahren einstellt. US Department of State Bericht: „die Richter kennen keine Gesetze und sind korrupt“!

Welt Rekord an Verblödung und krimineller Energie: Die Regierung säubert mit der hoch giftigen Chemikalie: Natriumhypochlorit,(Chlorbleichlauge)sogar Strände und Abwässer, die ins Meer geleitet werden, wodurch die Fisch Bestände ebenso zestört wurden.

Corruption in the judiciary is pervasive. Many judges issue rulings that do not appear to have any basis in law or fact, leading some to believe that the only plausible explanation is corruption or political pressure. Broad immunity enjoyed by judges prohibits prosecutors from investigating corruption allegations until they make a public request to the High Council of Justice to lift the accused judge’s immunity, and receive its approval. Few judges have been prosecuted for corruption because most criminal investigations must remain secret, at least initially, in order to be successful.

…………..

http://tirana.usembassy.gov/press-releases2/2012-press-releases

Sonderfall, der Kabinetts Chef, die Bylykbashi Mafia, des Terroristen Salih Berisha zerstoert persoenlich die Zone Touristik” in Durres, mit angeklagten Verbrechern, fuer Urkunden Fälschung Agim Hoxha. Mit dabei uralt Kommunisten, der “Sigurime“, wie der Verbrecher Familie: Cepani aus Tirana in Durres, Diplomat Adviser des Bamir Topi.

Eine Ausnahme ist der Ex-Premier Minster: Pantelj Majko, welcher diesen Artikel schreibt, wobei in der zweiten sehr kurzen Amts Zeit von Pantelj Majko in 2002, er zur 1. Priorität im Regierungs Programm, die Herstellung der Gesetze rund um „Touristische Zones“ damals nannte und den Schutz der Küsten Grundstücke vor illegaler Bebauung und Landraub. Damals herrschte überall, vor allem in Durres Wild-West, durch die Banditen des Ilir Meta, dem Bürgermeister Miri Hoti (wo Haft Befehl in 2004 ausgestellt wurde), Spartak Braho, Lefter Kocu und der Alexander Muca Mafia. Persönlich erschien damals Minister Fatmir Xafhai, Panteli Majko in Durres Ende April 2002 und sprachen von kriminellen Zuständen im Rathaus mit Bau Genehmigungen und wie Antike Stätten ebenso zubetoniert wurden. Identisch Kresnik Shpahiu damals. Ein Brief vom 1. Juni 2002, über die Zustände an Minister Fatmir Xhafai und Artan Lame, dem Vize Minister im Bau- und Tourismus Ministerium. Wenige Monate später verlor Panteli Majko den Job als Premier Minister und der Gangster Fatos Nano, übernahm wieder das Amt.

Damit hatte er sich die gesamte Bau- und Politik Mafia rund um Geldwäsche aus Drogen Handel und co. zum Feinde gemacht. 300 Meter bestand damals schon ab 1993 eine Verbots Zone per Gesetz. Wie im September 1999, musste Pantelj Majko vom Amte des Premier Minister zurück treten, weil die Partei Statuten es so verlangen, denn nur der Partei Vorsitzende hat das Sagen. Dramatisch war die Partei Sitzung von Ende September 1999, wo die Ilir Meta und Fatos Nano Mafia folgenden Deal machte. Fatos Nano erhält den Partei Vorsitz, Ilir Meta wird Premier Minister, mit allen Negativ Folgen von damals bis heute in 2012. Damals begann der Terror, rund um gefälschte Grundstücks Urkunden, Land Besetzungen und Zerstörung der Natur, durch die Skrapari Bande des Ilir Meta, einem von der NATO finanzierten US Fund: „Fund of Peace“ der nur kriminelle Clans unterstützte und aufbaute. Joschka Fischer verkaufte den Berufs Verbrecher Ilir Meta, als „Reformer“ und der Verbrecher hatte starke Unterstützung auch für den Drogen Handel in Folge, rund um die Bundesdruckerei und dem Geschäft mit „neuen Identitäten“ von der Mafia Aufbau Organisation FES, welche vom Steuerzahler mit 100 Millionen € pro Jahr finanziert wird.

Wie vor aller Augen in 2010, 2011 und auch in 2012 besetzten Partei Financiers vor allem von Salih Berisha irgendwelche Küsten Grundstücke, vernichten alle Bäume und beginnen mit den wildesten Beton Orgien, weil die Bau Polizei, Polizei und Justiz Order erhielten: Nichts dagegen zuunternehmen. Aber diese urbanen Massaker auch der Umwelt, gab es ebenso vor allem ab 1999, und 2001, 2004/2005 usw.

Prona, krimi kolektiv i politikës për vota dhe pushtet…

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Opinion | 

Nga Pandeli Majko

Një ditë para se të paraqisja në 2002 programin e qeverisë në Kuvend ju kërkova këshilltarëve që të shtonin “një paragraf” ku të flitej për kthimin e pronave dhe për pronarët. E kujtoj edhe sot vështrim in habitës të tyre me pyetjen- “E ke menduar mirë, shef!?”…

Në Shqipëri konflikti për pronën ka shkaktuar mbi 8 mije vrasje ne 20 vitet e fundit. Shifrat zyrtare dhe të shoqatës së pronarëve, për konfliktet për pronën dhe tokën në Shqipëri janë 4 979 raste në fshatra dhe 3 163 raste në qytete. Ky është një bilanc lufte.

Në publikun shqiptar çështja e pronave është trajtuar sikur Shqipëria ka ecur në një rrugë të paprecedent dhe të ishte vendi i fundit nga ish-vendet komuniste që nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj çështje. E vërteta është që në ligjin e “shkruar”, Shqipëria në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste ka progres të dukshëm.Historia e riparimit të padrejtësive me pronën që ju bënë një pjese të konsiderueshme të shqiptarëve gjatë kohës së regjimit komunist filloi me ligjin e vitit 1993 “Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave”. Ai praktikisht ishte një dështim klasik dhe ndihmoi kryesisht në rastet e kthimit të pronave në zonat urbane. Pjesët më të rëndësishme të këtij ligji, u shfuqizuan gjatë po atij viti nga vendime të ndryshme të Gjykatës Kushtetuese…Shqipëria e jetoi postkomunizmin e vet me jetë të dyfishtë. Me kushtetutën e vitit 1998, shtetit shqiptar i lindi detyrimi i zgjidhjes përfundimtare të pretendimeve për kthim të pronave drejt pronarëve të ligjshëm.

Pamjen më të plotë për “pronën” në Shqipëri e jep Banka Botërore e cila në raportin e saj më të fundit vlerëson se “Qeveria dhe gjykatat në Shqipëri kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës”. Banka Botërore e lidh ekzistencën e qindra ndërtimeve të paligjshme në Shqipëri me moszgjidhjen e çështjes së pronës. Sipas saj një e treta e të gjithë ndërtimeve të kryera në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve janë të paligjshme.

Për zyrën e OSBE-së në Tiranë zbatimi i plotë i ligjit është penguar nga fakti se shumë afate kohore të parashikuara në legjislacionin e pronësisë janë shkelur dhe institucionet përkatëse shqiptare nuk kanë marrë hapat e nevojshëm për të përmbushur detyrimet e tyre. Ajo vëren se zonat kryesore urbane dhe zonat bregdetare mbeten të paregjistruara.

Mungesa e titujve të pronësisë ka sjellë në Shqipëri edhe një fenomen tjetër i cili emërtohet si “pronat e papërdorshme”. Pronarët që nuk i kanë marrë këto tituj nga zyrat e kadastrave nuk mund t’i përdorin pronat e tyre për ndërtime apo investime.

Për cështjen e pronave në Shqipëri, Gjykata e Strasburgut ka kaluar nga paralajmërimet në veprime konkrete. Ndëshkimi më i freskët i Strasburgut ishte ai i gjobës prej 3,2 milion eurosh, që kjo Gjykate i ka vënë qeverisë aktuale për moszbatimin e vendimit të saj. Dhe ky është vetëm fillimi!

Në Gjykatën e Strasburgut ka sot rreth 530 ankimime të pranuara për të hapur procese gjyqesore. Strasburgu ka kërkuar që cështja e pronave të zgjidhet nga shteti shqiptar dhe të respektohet Konventa Europiane e Lirive dhe të Drejtave themelore të njeriut ku ai aderon.

Në këtë situatë dramatike të pronës në Shqipëri, Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar Shqipërisë të bëjë publike faturën financiare që ai ka marrë përsipër ndaj shtresës së pronarëve të ligjshëm. Ajo ka kërkuar që kthimi dhe kompensimi i pronave të jetë konform parimeve të jurisprudencës së Strasburgut. Këto parime janë në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë.

Eshtë e qartë që për cështjen e pronës sjellja e shtetit shqiptar bie ndesh me parimet që ka pranuar në ligjin themelor të tij. Në këto kushte, Gjykata e Strasburgut mbetet shansi i fundit për pronarët shqiptarë.

Deri më sot në Gjykatën e Strasburgut të gjitha çështjet kundër vendimit të komisionit të Kthimit të Pronave janë fituar në 100 % të rasteve nga ana e pronarëve. Ata kanë pasur përballë Avokaturën së Shtetit, e cila është palë kundërshtare në proceset gjyqësore. Ajo përfaqëson shtetin shqiptar në këtë organizëm ndërkombëtar si për të përforcuar zyrtarisht keqbërjen e shtetit karshi pronarëve të ligjshëm.

“Lufta e Ftohtë” midis qeverisjes dhe pronarëve vazhdon thuajse e padukshme për opinionin publik. Kohët e fundit Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetues tre nene në ligjin shqiptar për kthimin e pronave. “Hilja” qeveritare ishte që në se një qytetar ankohej në Gjykatën e Strasburgut, të lejohej që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, të anullonte vendimin e mëparshëm të marrë në vite prej saj. Pas këtij “veprimi ligjor” Gjykata e Strasburgut nuk kishte cfarë të gjykonte pasi nuk ekzistonte vendimi mbi të cilin duhej të shprehej…

Manovrat qeveritare në marrëdhënien me pronën bënë që pronarët të ishin të parët që e vlerësuan dhënien me qira të tokave bujqësore të pandara si një strategji të qeverisë për të shmangur kompesimin fizik të pronës. Konflikti vjen për arsyen e thjeshtë se “kompensimi tokë me tokë” është strategjia e vetme realiste që i ka mbetur shtetit shqiptar në marrëdhënien detyruese me shtresën e pronarëve.

Në 5 gusht të këtij viti ka hyrë në fuqi strategjia e re qeveritare për pronën. Kjo strategji ka në themel edhe kompensimin fizik dhe synohet që deri në vitin 2020 të kenë marr zgjidhje çështjet e pronave. A thua të jetë e vërtetë kjo!?

Kompensimi financiar, është një ëndër e bukur për tu besuar. Deri më sot shteti shqiptar ka përdorur për kompensimin financiar një fond minimal vjetor. Qeveria quan sukses që fondi për kompensim finaciar nga 2005 deri në 2011 është rreth 37 milion dollarë. Kjo është një shifër qesharake krahasuar me detyrimin prej shumë miliardë eurosh të kompensimit të pronarëve. (shifrat lëvizin deri në 20 miliardë euro!)

Në vitin 2014, qeveria pasardhëse sipas “strategjisë” së mësipërme do të duhet krijojë “fondin e tokës” dhe të fillojë kompensimin fizik të pronarëve. Sot në Shqipëri realiteti plackitës flet për ish-repartet ushtarake të cilat do të privatizohen dhe një praktikë ku çdo tokë fitimprurëse po ndahet ose po jepet me qira.

A do të fillojë kompensimi fizik i pronave në vitin 2014? Përgjigja pohuese është tallje me veten! Përgjigja negative është para syve të të gjithë publikut. Eshtë e qartë se qeveria aktuale me vetdijë po e dështon këtë proces.

Zgjidhja e problemit të pronësisë përbën një nga 12 rekomandimet që Bashkimi Europian i ka vënë Shqipërisë për ecurinë e integrimit të saj. Rezerva e Brukselit zyrtar në cështjen e pronës po merr tendencë ndëshkimi për Tiranën zyrtare.

Përpara presionit ndërkombëtar nga qeverisja ka disa deklarime publike për cështjen e pronës. Nga ministria e drejtësisë pretendohet se ka kaluar në fondin e kompesimit fizik rreth 71 hektarë pyje, 17 mijë hektarë tokë bujqësore dhe mbi 100 objekte. Pyetja është se “Ku janë këto prona!?” Gërxhet e mbetura paprivatizuara, duket se do tu jepen pronarëve me “solidaritet kushtetues”. Tallja po vjen si në një ballo me maska!

Në këtë “ballo” postkomuniste, Shqipëria ka aktualisht mbi 8 institucione që veprojnë mbi të drejtat e pronësisë në varësi të ministrive të ndryshme. Sipas analizës që ka bërë vetë Ministria e Drejtësisë, këto institucione trajtojnë në mënyrë të fragmentarizuar çështjen e fitimit të pronësisë dhe të regjistrimit të titujve të pronësisë. Në këtë “xhungël” agjencish shtetërore ka funksionuar një mafie e mirëfilltë tokash.

Aktualisht agjensia e kthimit të pronave administron 6556 kërkesa fillestare për njohjen kthimin dhe kompensimin e pronave. Sot gjendja e marrëdhënieve pronësore në Shqipëri ka krijuar qartazi një shtresë pronarësh të vjedhur publikisht me makinacione ligjore dhe vendime të korruptuara gjykatash.

Në mes të kësaj drame shqiptare qëndrojnë pronarët të cilët janë njerëz me një profil qytetar dhe fisnik. Ata flasin rrallë në publik dhe organizimet e tyre nuk janë aspak të një karakteri agresiv. Të mbushur me premtime ata qëndrojnë si një nga shtresat më tolerante të shoqërisë shqiptare të gatshëm për të negociuar me shtetin e tyre.

Ku ka të “vjedhur” ka edhe “hajdutë”. Në se ligji shqiptar i njeh të vjedhurit, ai do të refuzojë ti njohë “hajdutët”. Kjo, pasi vjedhja sic deklarohet rëndom është bërë për interesat e shumicës(!). Këtu nuk flitet për ligjin 7501. Kam folur me pronarë tokash, dhe pavarësisht pakënaqësisë, ja u ndjen mirëkuptimin. Përballë këtij mrëkuptimi, sjellja shtetërorë karshi tyre ka qenë denigruese.

Dhjetë vite më parë shikoja me bisht të syrit sallën e kuvendit për të vëzhguar sa kishte rënë në sy “gabimi” në programin e qeverisë. Atëherë, nuk e dija se keqtrajtimi i shtetit fillon nga prona. Në Shqipëri, ai është një “krim kolektiv” i politikanëve për vota, dhe pushtet…Shumica e tyre ishin mirëkuptues dhe me një inerci kulturore që vinte nga komunizmi. Makutët dihen! Koha që jetojmë është efekt anësor i fuqisë së tyre… Padyshim! http://www.gazetatema.net/web/2012/08/31/prona-krimi-kolektiv-i-politikes/

und: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/01/prona-krimi-kolektiv-i-politikes/ 

Gedeckt von einer kriminellen Justiz und korrupten Polizei Chefs, besetzen Ortsfremde Banditen auch die Strände in Durres.

Durres: Plazhet ilegalë

Der damalige Vize- Bau und Tourismus Minister: Artan Lame, zeigt Beispiele von illegalem Bauen auf, durch die Ilir Meta – Miri Hoti Mafia, welche u.a. den Historischen Regierungs Sitz, der Ersten Albanischen Regierung des Prinzen von Wied, nieder walzte, identisch eine uralte Antike Hafen Anlage, neben der Bank von Albania in Durres und ein Hochhaus dort baute. Anordungen der Regierung wurden damals schon missachtet, indem man falsche Adressen benutzte um die illegalen Bauten zuvoll enden.

Diku nga viti 2000, Bashkia e Durrësit dha një leje ndërtimi për një pallat nja 10 a 15 kate, në krah të Bankës së Durrësit, në vendin ku gjendej godina që kishte shërbyer si seli e Qeverisë Shqiptare në kohë të Princ Vidit, më 1914-n. Godina e qeverisë së Princit shkoi e vate, por gjatë hapjes së themeleve të mostrës prej betoni, dolën në skenë edhe muret antike të Dyrrahut dhe ndër to edhe Porta Aurea, porta prej nga niste rruga Egnatia nëpër Ballkan, deri në Selanik e Kostandinopojë.

Për ta ndaluar lejen e dhënë, puna shkoi deri në KRRTRSH, i cila mori vendim për ndalimin e punimeve. Tani i mbetej Policisë Ndërtimore të zbatonte urdhrin nga lart, të bllokonte punimet dhe kështu, fap, shpëtohej Porta Aurea. Muajt kalonin, por asgjë nuk ndodhte. Sa më shumë jepeshin urdhra nga Tirana, aq më shumë shtoheshin katet në Durrës. Në fund u mor vesh se KRRTRSH-ja i shkruante Ministrisë për ndalimin, Ministria i shkruante Drejtorisë së Policisë Ndërtimore, kjo i shkruante Degës së saj në Durrës, pastaj këta përgjigjeshin se në adresën e dhënë nuk po ndërtohej objekt me karakteristikat e dhëna

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=241420

 Der erste Innenminister und Ex-Vize President von Albanien unter Salih Berisha: Bashim Kopliku, beschreibt vor 3 Jahren, die selbe Mafiöse Inzenierung der Politik.

http://www.thesari.com/images/articles/bashkim_kopliku.jpgBaskim Kopliku

 

Kush e komandon qëndrimin antipronar të ish politikanit Bashkim Kopliku

Nga Ahmet SULSTAROVA  
Unë, Ahmet Sulstarova, që jam i përndjekur i regjimit komunist, i shpronësuar dhe Zv/kryetar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, më çuditi dhe më bëri të mendoj gjatë prononcimi në shtyp i zotit, Bashkim Kopliku. Përse ky ish-deputet “karrige thyer” i Berishës, hiqet si mik, dashamirës apo kompetent dhe përpiqet të implikojë dhe të intrigojë shoqatën “Pronësi me Drejtësi” dhe shoqatën “Bregdeti”, me pronarët që po përpiqet t’i mbrojë prej themelimit të saj? Me shkrime të përsëritura është bërë publike pse shoqatat tona u shkëputën nga PR dhe vendosën të kandidojnë me siglën e LZHK, për faktin se kjo parti dhe “Poli i Lirisë”, pranuan që anarkia e pronës të zgjidhet duke respektuar platformën e shoqatës që përbën dhe zgjidhjen përfundimtare të pronës private të trashëguar.

Kush është ky shtetas, që përpiqet të justifikojë ligjet e nxjerra nga 1991 deri 1997, duke filluar nga ligji nr. 7501 “Për tokën”, kur dihet se ky ligj i shkel të drejtat e njeriut edhe më keq sesa bëri diktatori Enver Hoxha? Z. Bashkim Kolpiku intrigon kur na këshillon se “Poli i Lirisë “duhet të këmbëngulë për zbatimin e drejtë e të shpejtë të ligjit për tokën.
Pra, na këshillon të bëhemi akseleratorë të asaj politike, që shoqata jonë e ka denoncuar publikisht, si antidemokratike, si shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe si tradhti ndaj kombit. Mesa duket, z. Kopliku kujton se pronarët e kanë harruar përmbajtjen e ligjeve, që politikanët e periudhës së post-komunizmit votuan 18 vjet më parë. Në dispozitat kryesore Kushtetuese, që u votuan më 29 prill 1991, u shfuqizua Kushtetuta Komuniste e vitit 1976. Fryma dhe përmbajtja e detyrimeve kushtetuese, i përcaktoi shtetit detyrimin për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare, pra shteti u ngarkua me detyrën që pronën e marrë pa të drejtë nga diktatura, ta  kthente tek i shpronësuari. Ishte ligji Nr. 7491,  ku thuhet se “ekonomia e vendit bazohet në shumëllojshmërinë e pronave, iniciativën e lirë të të gjitha subjekteve ekonomike dhe në rolin rregullues të shtetit”, (neni 10) dhe se “të gjitha llojet e pronësisë gëzojnë mbrojtje të barabartë” (neni 11).
Në paragrafin e fundit të kësaj dispozite, të fundit thuhet shprehimisht se “pasuritë që përbëjnë objekte të pronës shtetërore përcaktohen me ligj”. Më 19 korrik 1991 u votua ligji Nr. 7501 në nenin 2 të të cilit thuhet se “shteti u jep tokë personave fizikë a juridikë. -Ndalohet shitja dhe blerja e tokës”, kurse në nenin 3 thuhet se kjo tokë jepet pa shpërblim. Në nenin 11, thuhet se ata që marrin tokë, detyrohen ta përdorin atë vetëm për qëllime bujqësore dhe në rast se nuk e përdor për këtë qëllim, gjatë një viti atij i hiqet e drejta e përdorimit të saj (neni 15). Po të krahasohet ligji 7501 në formën e tij fillestare, kur toka jepej në përdorim me ndryshimet e mëvonshme të tij del e qartë se çfarë orientimi kishin politikanët dhe specialistët, që e mbrojtën këtë ligj. Në nenin 23 thuhet se “ata që nuk e shfrytëzojnë vetë tokën, që u është dhënë në pronësi ose përdorim apo bëjnë ndërtime pa leje etj, kur këto shkelje nuk formojnë vepra penale, dënohen administrativisht me 2000-5000 lekë gjobë etj”. Më vonë edhe gjoba u hoq dhe me mënyra të ndryshme nga drejtuesit e politikës u nxit pushtimi i tokave dhe i pronave që shteti duhej dhe kishte detyrimin kushtetues t’ua kthente të zotëve të shpronësuar nga diktatura. Nuk e di se cili ka qenë qëndrimi i zotit Kopliku në këto procese kaq destruktive në kohën kur ai kishte porosi me rëndësi. Lëvizja e lirë, që pas vitit 1992 nxitej nga politikanët e papjekur dhe trumbetohej si fitore e demokracisë, praktikisht ishte nxitje e anarkisë dhe mohim i demokracisë.
Politikanët qysh me ligjin Nr. 7715, dt. 2.6.1993 filluan ndryshimet edhe të këtyre dispozitave (nenet 1, 2, 3, 7, 19, 21 e 23 (ligji ka 26 nene) dhe më vonë, me ligjin Nr. 9244, dt. 17.06.2004 u shfuqizuan 7 nene të tjera, pra nga 26 nene 14 janë ndryshuar dhe shfuqizuar. Ligji famëkeq 7501, u bë strumbullari i anarkisë së pronës. B. Kopliku dhe klani anti-pronar e dinë mirë se ligji 7501, në fakt është zbatuar vetëm në 23 % të tokës dhe është mbrojtur e mbrohet nga politikanët që duan ndryshimin e identitetit kombëtar shqiptar. Por, a ishte i ligjshëm ky ligj? Së pari, më 19 korrik 1991 kur u miratua ligji 7501, nuk kishte dalë ende një ligj, që të përcaktonte se cilat ishin objektet që ishin pronë shtetërore. Për rrjedhojë, çfarë toke shpërndanë me kaq “bujari” pushtetarët në emër të shtetit? Në mënyrë të qartë, kemi një vazhdimësi të dhunës komuniste mbi pronën private, ku pronat e grabitura u bënë pre e politikanëve dhe e klaneve të tyre. Shteti megjithëse u shpall demokratik veproi me dy standarde, në Veri prona u shpërnda 100% sipas kufijve të para kolektivizimit komunist dhe nuk ndodhi asgjë e keqe, ndërsa në zonat turistike dhe në pjesën Tiranë-Durrës, politikanët kanë organizuar masakrën mbi pronat e pronarëve herë duke përdorur ligjin 7501 që trajtonte vetëm tokën bujqësore dhe herë të tjera u futën në lojë privatizimet nëpërmjet AKP, akordimi i titullit person i stimuluar etj. etj.
Sipas B. Koplikut, ligji për tokën synoi të kthejë në pronarë privatë mbi gjysmën e shqiptarëve dhe të dëmshpërblejë pronarët, por në fakt ky ligj shërbeu vetëm për allishverishe, ndërsa pronarët i shpërfill plotësisht. Gjendja e sotme e bujqësisë shqiptare, dëshmon qartë se ligji Nr. 7501 shërbeu për të mashtruar popullin, por Bashkim Kopliku është orientuar të flas përçart ndonëse nuk kuptohet përse ai është riaktivizuar në këtë politikë, që i shkon për shtat tradhtisë kombëtare. B. Kopliku pa e pyetur askush nga pronarët, jep mendimin se nuk është në interes të “ish-pronarëve”, që akoma të kërkojnë shfuqizimin e ligjit, por ta pranojnë atë dhe të kërkojnë “zbatimin e drejtë të ligjit për tokën”. Ajo që të bie në sy menjëherë,
është termi djallëzor “ish-pronarët”, që Kopliku ashtu si Edi Rama apo të djathtë si
ata të kryesisë së Partisë Republikane, e përdorin rëndom. Ish-politikani, Kopliku duhet të rikujtojë se më 21.12.1995 doli ligji Nr. 8053 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”. Me daljen e këtij ligji, ligji Nr. 7501 e mbaroi çdo funksion të tij dhe në mënyrë të heshtur apo të nënkuptuar u shfuqizua. Përse nevojitej më ekzistenca e ligjit Nr. 7501? Prandaj, pronarët sot fillimisht kërkojnë të deklarohen të paligjshme të gjitha ato veprime që janë kryer duke shkelur të drejtën e pronësisë. Hyrja në fuqi e ligjit Nr. 8053, e bën të pavlefshëm ligjin 7501 dhe të gjitha aktet e tjera për atë pjesë që kanë
shkelur të drejtën e pronës. Përsa i përket shpërblimit të pronarëve, Kopliku e pranon shpërblimin e pronarëve, por nuk na thotë se nga do të dalin ato 30 miliard Euro. Po në rastin kur pronari nuk dëshiron ta shes, përse të mos kompensohet përfituesi abuziv që
përgjithësisht është djali, vajza apo miku i këtij apo atij politikani? Po në rrethet e Veriut Tropojë, Dibër, Kukës, Mat, Krujë etj, ku pronarët kanë marrë tokat e tyre sipas kadastrës së para kolektivizimit komunist? Duke qenë se Kopliku, që votoi për të sjellë këtë gjendje, nuk na jep rrugëzgjidhjen e problemit, do të bënte mirë që të lodhte mendjen të gjente një rrugë vërtetë të mundshme, për zgjidhjen e këtij problemi. Pyetja që më mundon është se kush është i interesuar të riaktivizojë një limon të shtrydhur të politikës në dhënien e këshillave djallëzore si; hiqni dorë nga lufta kundër ligjit Nr. 7501 që të keni shpresë të kompensoheni fizikisht apo financiarisht. Mos vallë ky ish-politikan kur ka votuar ligjet gjysmake anti-pronare të pronave në Parlament, ka kujtuar se po iu jep lëmoshë pronarëve!! Duket më tepër si një shantazh, sesa një këshillë shtyrë nga një sedër e sëmurë për të mos pranuar se ka gabuar dhe nuk ndoqi deputetët e matur e
largpamës, si Heba dhe Baleta. Kur themi që ligji 7501 është antikombëtar, këtë  e bëjmë për këto arsye, të cilat së paku z. Kopliku duhet ti dijë. -Ky ligj i jep tokën e pronarëve shqiptarë ardhacakëve me kombësi greke, që punonin me mëditje tokat e pronarëve shqiptare, që janë minoriteti real në Shqipëri që në regjistrimet e kohës së Zogut dihet sesa kanë qenë dhe dihet se nuk kishin toka. Z. Kopliku indirekt u thotë dhe çamëve, harrojini tokat në Çamëri, por kërkoni ndonjë lek dhe mbylleni gojën. -Ky ligj ka nxitur një armiqësi vëllavrasëse, që i shkon për shtat armiqve shekullor të Shqipërisë serb, etj. Janë 80% e të ngujuarve për probleme pronësie, nga statistikat numërohen me qindra të vrarë për këtë problem. Në këtë luftë, ka të vrarë dhe viktima, por vrasësit e vërtetë nuk janë ata që tërheqin këmbëzën, por politikanët që mbrojnë anarkinë e pronës. -Ky ligj ka dëmtuar rëndë ekonominë. Së fundi, le të na tregojë zotëria e tij një shembull të ngjashëm me tonin për zgjidhjen e problemit të pronësisë në ndonjë vend tjetër Euro-Atlantik, bile dhe në vendet lindore ish komuniste. Këto mendime ne i kemi shprehur që në vitin 1991, kur u formua shoqata, por ju e të tjerë pseudo-demokratë na thoshit: Çfarë pronash kërkoni, po na prishni demokracinë. Koha ka treguar dhe do tregojë se kush jeni. Për të përfunduar mendimet që shprehni ju z Kopliku, që janë produkt i mentalitetit komunist, të një personi që siç thotë populli “Se ka vrarë këpuca”, mirë madje i përkëdhelur me të gjithë regjimet dhe për më tepër i nivelit proletar, kini mirësinë dhe përgjigju një herë për këto dhe prit të tjerat, që pronarët tani, në prag të zgjedhjeve të kuptojnë dhe të arsyetojnë, se kush e komandon këtë strategji, që synon prishjen e identitetit kombëtar duke dëmtuar sa më shumë pronarët.

  Sot.com

 

http://balkanblog.org/2009/05/27

Doppelt soviele Straftaten, keine Justiz und keine Polizei, welche direkt vom neuen Präsidenten mit Vorsatz zerstört wurde und massive Kritik in 2007, durch die EU Polizei Mission einfach persönlich ignorierte. Peinlichkeit der Albanischen Polizei “Inkompetenz“, was die Verantwortlichen nun selber kritisieren

Kriminelle Richter und Staatsanwälte verstecken ihre Immobilien Vermögen, hinter ihrer Immunität, eine Erfindung der desaströsen US Justiz Mission Opdat und der EU Mission EURALIUS.

 

Die EU Taliban Mafia schlägt zu: die Zerstörung von Kruje und Antiker Stätten

Shqipëria, mungesa e demokracisë dhe krimi

Postuar në: Opinion | 

 

 

Nga Ulsi Manja

Po t’u referohesh ngjarjeve kriminale që raportohen përditë në media dhe në shtypin e lirë, përtej heshtjes së Qeverisë, krimi në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme a thua se jemi në Sirinë e luftës civile apo Meksikën e përgjakur nga kartelet e drogës.

Në vend po shfaqen dukuri dhe fenomene kriminale të  pa dëgjuara më parë që bien ndesh edhe me moralin dhe karakterin e shqiptarëve si popull.

Vendi po lëngon nga vrasjet, plagosjet, grabitjet, vjedhjet, aksidentet, vetëvrasjet, korrupsioni, zjarret, errësira, mungesa e ujit të pijshëm dhe thatësira .

Gjithçka në këtë vend ka marrë tatëpjetën, pesimizmi vihet re kudo dhe në çdo gjë dhe më keq se kaq nuk besoj se do të ishim edhe sikur të mos kishim fare as shtet dhe as qeveri.

Ka shumë mendime në lidhje me situatën e rënduar të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri, por shumica e opinionit publik bën me faj Qeverinë dhe korrupsionin e madh që ka përpirë të gjitha institucionet shtetërore dhe agjensitë e zbatimit të ligjit në vend.

Megjithatë për situatën ku ndodhemi përpos shumë të tjerave ka një shpjegim fare të thjeshtë: Nuk kemi shtet dhe pikë. Shqipëria kullon në gjak nga mungesa e demokracisë prandaj sot më shumë se kurrë ne jemi lakuriq  përballë krimit sepse shteti të cilit i kemi  dhënë të drejtën për të na mbrojtur jetën, shëndetin, familjen dhe pronën është marrë peng nga krimi dhe falangat e tij që në qershor të vitit 2009 kur u prekën zgjedhjet e lira dhe vota e lirë e shqiptarëve.

Shteti dhe Qeveria që kemi janë infektuar rëndë me virusin e krimit dhe situata e tanishme e anarkisë politike dhe shoqërore  është reflektim i drejtpërdrejtë i prishjes së rregullave të  lojës demokratike dhe akumulimit të  padrejtësive të thella sociale; dhe nëse vazhdohet kështu shoqëria shqiptare mund të shkojë drejt një pezmi të madh popullor të pa dëshiruar nga askush.

…………..

http://www.gazetatema.net/web/2012/08/30/shqiperia-mungesa-e-demokracise-dhe-krimi/

Ursache: die EU und US Politik, welche wohl wie in Afghanistan, keine Intelligenz zeigt und wo Milliarden in Schwarzen Löchern verschwinden.
Die EU Taliban Mafia schlägt zu: die Zerstörung von Kruje und Antiker Stätten

siehe die Hinrichtung des Mafia Richters Konomi in Vlore, das erneut echte Profis gemacht haben, als man zuerst seinen neuen Mercedes lahm legte, damit er seinen alten Mercedes benutzt, wo eine Bombe leichter anzubringen war.

2 Responses to “Kollektives Verbrechen der Politik um Wahlen zu gewinnen, ist der Grundstücks Raub in Albanien und illegales Bauen.”

  1. BuckZiesMutter sagt:

    Kriminelle Politiker versprechen die Legalisierung der besezten Grundstücke und illegalen Bauten.

    Edi Rama in 2009, versprach die totale Legalsierung aller illegalen Bauten für die Parlaments Wahlen.

    Salih Berisha, versprach seinen Anhänger in 2010,die Legalisierung ihrer kriminellen Bauten vor allem der Küste, für die Kommunal Wahlen in 2011 und setzte den obersten Bau Inspektor sogar im November 2010 ab.

  2. Balkansurfer sagt:

    kruje wird unveraendert sogar die Antike Burg zerstoert!

    siehe auch

    http://www.albania.de/alb/index.php?p=2875

    Die EU Taliban Mafia schlägt zu: die Zerstörung von Kruje und Antiker Stätten

    http://www.albania.de/alb/index.php?p=2984

    Kalaja e Krujës, monumenti simbol i krenarise kombëtare me të cilën lidhet vepra e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut, i rezistoi shume rrethimeve te ushtrive otomane. Por se fundmi ajo eshte dorezuar dhe pushtuesit jane ndertimet abuzive.

    Ne 18 gusht Top Channel denoncoi nisjen e ndertimit te nje godine ngjitur me kalane, dhe porten hyrese te ketij monumenti. Pas denoncimit asnje institucion dhe veçanerisht Bashkia e Krujes nuk mori asnje mase. Perkundrazi kjo Bashki mban pergjegjesine per shkaterrimin e ketij monumenti historik qe dita dites po mbulohet nga ndertimi i kesaj ndertese qe thuhet se do jete nje pallat.

    Ndertimi po prish fasaden dhe po ze pamjen e kalase, ndersa rrezikon rrugen hyrese te kalase dhe e kthen zonen e portes hyrese ne nje rrugice tunel. Kjo kala eshte prone e Minsitrise se Kultures, leja per ngritje ketyre ndertimeve eshte dhene nga ana e Bashkise se ketij qyteti. Ndertuesit kane vendosur nje tabele ne hyrje te punimeve, ku tregojne se eshte Bashkia e ketij qyteti qe ka dhene leje per ngritjen e nje ndertese, e cila do sherbejë per dyqane dhe apartamenteve te banimit.

    Puna per ndertimin e pallatit dhe shkaterrimin e kalase vazhdon me vrull cdo dite ndersa asnje mase nuk po merret nga institucionet shteterore, Ministria e Kultures, Inspektoriati Ndertimor, prokuroria apo policia ndersa me sy te lire shihet se ajo qe po ndodh ne qytetin e Krujes eshte nje krim dhe shkelje e ligjit.

    Shkatërrohet rruga turistike

    Mijëra tonela mbetjesh ndërtimore kanë zaptuar sërish anën e rrugës bregdetare hyrëse për në Sarandë një gjatësi prej 3 kilometra në vendin e quajtur Volloder.

    Gjatë dy aksioneve të pastrimit të ndërmarra më parë Bashkia e Sarandës e pastroi të gjithë këtë zonë ndërsa aktualisht ka vendosur ta pastroje serish dhe ta ruajë me punonjës sigurie.

    Rruga bregdetare hyrëse për në Sarandë ka marrrë sërisht pamjen traditcionale atë që ka mbajtur për vite me rradhë, ku male të tëra me mbetje ndërtimore dhe plehra kanë zënë vend në anën e majtë të saj. Ndërtuesit prej vitesh kanë vazhduar të depozitojnë në Volloder në një gjatësi prej 3 km mijera tonelata mbetje urbane.
    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=244103&ref=fp