Eduard Samaha, bestiehlt mit System die Zement Fabrik „Seacement“

 Es gibt ja oft Morde, wenn die Haupt Besitzer einen System Diebstahl entdecken, wie hier bei Secement, aber auch „Carrefour“ usw. Ein kleiner Miteigentuemer von SeaCement, Edward Samaha, auf dem Weg zur Staatsanwaltschaft, weil seine Leute rund um eine Teil Geschaeftsfuehrung die Firma bestehlen. Normal in Albanien.

Drejtuesit vjedhin “Seament”-in,  denoncon kryefinancieri
Published on Wednesday, 11 July 2012 11:51
]

Flamur Vezaj
Edward Samaha
Drejtori i financave pranë kompanisë “Seament group”, shtetasi Edward Samaha, i njohur edhe si njëri nga ortakët e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, dëshmon në prokurori për “vjedhjet” me anë të “shpërdorimit të detyrës” që bëhen në kompaninë ku ai njëkohësisht është ortak. Ka qenë ora 11:45 minuta, ku në hyrje të prokurorisë së Tiranës, është ndaluar një fuoristradë ngjyrë gri, nga ku ka zbritur financieri i “Seament” Edward Samaha, i njohur edhe si bashkëpronar i fabrikës së çimentos në Elbasan, së bashku me përkthyesen dhe shoqëruesin personal. Me të hyrë brenda ambienteve të prokurorisë, Samaha është drejtuar për në zyrën e prokurorit Xhiliano Seferi që ndodhet në katin e tretë, ku është marrë në pyetje nga oficerja e çështjes. Mësohet se pyetja e tij, ka qenë me cilësinë e të dëmtuarit, pasi kompania “Seament group” ka kallëzuar disa persona për “vjedhje” dhe “shpërdorim të detyrës”. “Kallëzimi është bërë nga kompania “Seament Group” që është pronare e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, për akuzën e “vjedhjes” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Ky kallëzim është bërë për emra konkretë personash, por, për shkaqe hetimore nuk mund të thuhen. Për këtë kallëzim, është pyetur drejtori i financave, njëherazi i dëmtuari Edward Samaha”, – thanë burimet pranë institucionit të akuzës. Sipas këtyre të dhënave, Samaha i ka qëndruar besnik kallëzimit të kompanisë, duke kërkuar vënien para drejtësisë të personave që kanë vjedhur kompaninë ku edhe ai është ortak. Vetë Samaha i shoqëruar nga përkthyesja dhe shoqëruesi personal, kanë dalë nga institucioni i akuzës 30 minuta pasi kanë hyrë, duke u larguar me të njëjtën makinë që i solli në prokurori.

Hetimet

Kallëzimi penal, mësohet se është bërë vetëm një muaj pas vrasjes me tritol të palestinezit Anuar Rizik, që kishte detyrën e menaxherit dhe ekonomistit të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Kjo vrasje, tashmë po hetohet nga prokuroria e kryeqytetit, por, ende nuk është identifikuar autori i mundshëm i kësaj vrasje me bombë të telekomanduar. Pas kësaj vrasje, në media është përfolur për konfliktet që kanë ortakët mes tyre, në lidhje me administrimin dhe ndarjen e fitimeve të kompanisë, pa përjashtuar këtu edhe akuzat ndaj njëri-tjetrit për vjedhje. Por, ajo që provon këto dyshime të ngritura në media, janë edhe mesazhet e dërguara nga Bashkim Zalla, në adresë të telefonave të ortakëve të kësaj fabrike (për të cilat është dënuar), ku tregon se mes tyre ka mosmarrëveshje. Çka hedh dyshime, se Edward Samaha, mund të ketë bërë kallëzim penal ndaj ortakëve të tij, duke i akuzuar për “vjedhje” dhe “shpërdorim të detyrës”. Por, këto dyshime ende nuk janë provuar, pasi përfaqësuesit e prokurorisë, kanë preferuar të mos flasin për kallëzimin e drejtorit të financave në kompaninë “Seament group”, kallëzim ky që tashmë është regjistruar si procedim penal.

Prokuroria: hetimet janë në fazën fillestare

Sipas burimeve konfidenciale pranë prokurorisë së Tiranës, hetimet për çështjen ndodhen në fazën fillestare të regjistrimit të procedimit penal, bazuar në kallëzimin e kompanisë “Seament Group” dhe të dëmtuarit Edward Samaha. Në ditët në vazhdim, pritet që të thirren për të dëshmuar edhe ortakët e tjerë të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, shtetasit Charles Michael Bouri, George Jeha si dhe ortakët e tjerë. Përveç këtyre, mësohet se do të thërriten edhe personat e akuzuar direkt për këtë vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Edward Samaha, është njëri nga ortakët e disa kompanive që merret me prodhimin e çimentos në Shqipëri, si i asaj në Elbasan e Fushë-Krujë.

[B]Në gjyq 4 “trafikantët” e hashashit [/B]

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale ndaj katër të pandehurve në mungesë, duke i akuzuar si drejtues dhe transportues të hashashit nga Lazarati drejt Maqedonisë dhe Greqisë. Ka qenë prokurori Gent Trenova, i cili ka mbyll hetimet ndaj të pandehurve: Erjon Tola, Astrit Baçka, Shkëlqim Krishti dhe Adem Selimi. Të katër të dyshuarit akuzohen se kanë kryer akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas dosjes, i pandehur i Tola ishte personi që me ndihmën e Shkëlqim Krishtit dhe Astrit Baçkës siguronte hashashin në Lazara, gjente blerësit jashtë Shqipërisë, siguronte korrierët për transport dhe më pas i niste ata drejt destinacionit. Për gjetjen e hashashit, ka ndihmuar edhe shtetasi Selimi nga Lazarati. Asnjë nga të pandehurit nuk janë arrestuar, pasi mendohet se kanë gjetur strehë në fshatin e rrethuar prej ditësh në Lazarat, duke i shpëtuar prangave. Për llogari të këtij rrjeti, policia ka arrestuar më 21 shkurt 2011 në rrugën Kavajë – Durrës të pandehurit Ylli Cako dhe Neuland Miçi që kishin rolin e “transportuesve” të sasisë prej 214 kg hashash, e cila u gjet dhe sekuestrua në makinën me targa “BT 710 LZ” të llojit “Hynday”.

Der uralt Investor Anuar Rizvik, wurde in Tirana – Albanien in die Luft gesprengt

Solche Morde sind normal in Albanien, auch um an das Familien Vermoegen zu kommen, oder wenn Betrug und Diebstahl vertuscht werden soll.

Im Idioten Reich des Salih Berisha, wird die Arbeitsplatz Politik scharf kritisiert. Sowas hat es noch gegeben, denn Alles ist Propaganda und alle Industrie Zonen, Touristik Zones, werden mit System in der Klientel Politik gestohlen, seit 1996 und fuer private Geschaefte zerstoert.

Politika e qeverisë për punësimin, katastrofë“
Published on Wednesday, 11 July 2012 16:24

Comments are closed.