Ein Hunde Leben in Albanien

Es gibt eine Hunde Steuer in Tirana, aber wie so viele Gesetze und Verordnungen, hat man das auch in Tirana vergessen! Dann kommen Wichtigtuer, mit einer Unfugs Konferenz, und schlagen die Einführung einer Hunde Steuer in Tirana vor, oder irgendein anderes Gesetz, was es längst gibt. Natürlich werden Kriminelle ebenso gefördert, welche Anschläge in Nord Griechenland machen, wie es mit der UCK als Terroristen Organisation schon begann.

Wie in anderen Ländern, so der Türkei vor 30 Jahren, ist ein Hund inzwischen durchaus Status Symbol in Albanien, wo man gut mit den Hunden umgeht. Nur die Leute ohne jede Kultur, praktizieren, unverändert eine Kultur: “man wirft Steine auf jeden Hund”, fängt auch welche ein, um Selbige zu essen, wo es sogar an der Küste Lokale gibt, die Hunde in Käfigen halten, damit man sie verspeist.

Durres hat trotz Proteste, Hunde Nachts erschiessen lassen, obwohl es gar nicht so viele Hunde in Durres gab und Selbige von den Einwohnern, wie in Tirana oft mit verköstigt wurden.

Roma’s aus Rumänien, haben wieder die grausamen Qälereien mit Bären eingeführt und praktzieren in der Sommer Hitze, übelsten Foto Shows mit Bären. Was vor 10 Jahren schon beendet wurde, ist durch die Null Hirn und Kultur Polizei wieder in Funktion.

Taksa për qentë, ligji ekziston, por bashkia nuk e di

“Fiks Fare”

Askush nuk paguan taksa për qentë e luksit në Tiranë, ndërkohë që numri i “qenve rrugaçë” shtohet nga dita në ditë. Koncepti për shprehjen popullore “jetë qeni”, ka disa vjet që ka ndryshuar në mentalitetin dhe në filozofinë e shqiptarëve. Dikur të përbuzur nga opinioni, qentë sot gëzojnë një status të veçantë dhe shumë simpatik në mjediset e shtëpive të shumë banorëve të kryeqytetit. Mjafton të bësh një shëtitje nëpër ato pak lulishte që i kanë mbetur Tiranës (nuk do të merremi me qentë e rretheve) dhe do të shikosh qen të racave të ndryshme që shëtisin pranë të zotërve të tyre gjithë qejf dhe krenari. Natyrisht që është një shenjë e mirë që njerëzit kujdesen për qentë, sipas psikologëve, por jo sipas pastruesve që duhet të pastrojnë rrugët nga jashtëqitjet e tyre.

Kënaqësia që ndiejnë pronarët e tyre, nuk përshkruhet me fjalë. Sipas statistikave të organizatave që merren me kujdesin e tyre shprehen se janë rreth 500 “qen luksi” në qytetin e Tiranës. Nuk ka shifra për qentë rrugaçë. Pronarët e qenve të luksit në bazë të ligjit të taksave Nr.9632, datë 30.10.2006 janë të detyruar të paguajnë në njësitë vendore një taksë vjetore, por askush deri më sot nuk paguan gjë.

Madje, askush në zyrat e qeverisjes vendore të kryeqytetit nuk është në dijeni të ekzistencës së këtij detyrimi ligjor. Kur i pyet ish-drejtuesit e Bashkisë së Tiranës nëse e kanë mbledhur ndonjëherë këtë taksë gjatë kohës që kanë menaxhuar bashkinë e kryeqytetit, të shikojnë të çuditur.

Ish-nënkryetari i kësaj bashkie, zoti Eduard Shalsi pohon se nuk është mbledhur ndonjëherë kjo taksë. Ndërsa drejtuesit aktualë të Bashkisë së Tiranës na adresuan në faqen zyrtare të kësaj bashkie në internet.

Kërkuam në site-n zyrtar të Bashkisë së Tiranës, në faqen e taksave vendore që mbledh kjo bashki dhe taksa për qentë e luksit nuk figuron gjëkundi.

Në hyrje të parkut të Liqenit Artificial janë vendosur tabela që lajmërojnë se këta lloj qensh duhet të jenë të pajisur me gojëza mbrojtëse për të mos kafshuar kalimtarët. Nga statistikat në pavijonin e infektivit në QSUT rastet nga kafshimet shkojnë rreth 5-6 raste në ditë.

Në zyrat e bashkisë na thonë me krenari se po merren seriozisht me qentë “rrugaçë”, për t’i sterilizuar qentë që ata të mos shumohen. Këta qen nuk grumbullohen diku, por ata sterilizohen dhe më pas rikthehen në rrugë. E ndërkohë, të gjithë jemi dëshmitarë që “qentë rrugaçë” shtohen nga dita në ditë dhe janë kthyer në një rrezik për kalimtarët në rrugë, pasi vazhdimisht sulmohen prej tyre. Masat shtrënguese që ka marrë bashkia nuk e ka ulur rrezikshmërinë e këtyre qenve në rrugë dhe as numrin e tyre.

Një gjë është e qartë: si qentë “rrugaçë” dhe ata të “luksit” nuk paguajnë taksa, bëjnë çfarë të duan dhe ku të duan.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/06/29/taksa-per-qente-ligji-ekziston-por-bashkia-nuk-e-di/

Illegale Einfuhr von Hunden nach Italien vor allem mit Fähren ist ebenso ein neues Geschäft. In Italien wurden schon illegale Hunde Transporte auch aus Tschechien und Polen beschlagnahmt, was ein unendliche Tier Quälerei ist.

Trafik ilegal qensh nga Shqipëria në Itali
29 Qershor 2012

Tre vetë denoncohen për shkelje të ligjeve të importit. Një qen qe fshehur në banjon e një autobusi.

Bari – Gjashtë qen të rracës Staffordshire Bull Terrier dhe një tjetër i rracës Carlino u konfiskuan në Bari së fundmi për shkak se qenë sjellë në mënyrë klandestine nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Në rast se do të shiteshin në treg, këto qen mund të kushtonin deri në 5 mijë euro.

Njëri prej qenve qe fshehur nga një nënshtetas malazez në banjon e një autobusi që drejtohen nga një shqiptar dhe kishte për destinacion Breshian. Të gjitha kafshët e konfiskuara nuk kishin dokumentacion shoqërues dhe as sistemi identifikimi individual, i cili kërkohet aktualisht në Itali për kafshët shtëpiake.

Tre të huaj janë denoncuar për tregti të paligjshme ndërsa qentë janë dërguar në një qendër të posaçme.

29 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Fushë – Mamurras, dy persona aksidentohen për vdekje me një Ferrari
29 Qershor, 2012

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë-Mamurras, ku një automjet tip “Ferrari” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar vdekja e menjëhershme e drejtuesit të mjetit Robert Dangu, 35 vjeç dhe 40-vjeçari Agim Bali, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë edhe 18-vjeçari Armand Dangu.

Policia ka thënë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin viktimat.

One Response to “Ein Hunde Leben in Albanien”

  1. Sarah_HrNje sagt:

    Im Ort Aliku, bei Sarande will der Bürgermeister einen Kindergarten und Spiel Platz bauen, natürlich auf seinem Privat Grundstück: Dummerweise gibt es keine Kinder im Ort und der jüngste Orts Bewohner ist 40 Jahre

Leave a Reply