Die Schande Albaniens Neritan Ceka, Ferdinand Xhaferrie, Aldo Bumci – das Kathastrophen Ministerium: MTKRS

Das sogenannte MTKRS Ministerium, gilt in Albanien, bei den eigenen Direktoren, als Kathastrophen Ministerium, besonders seitdem jeder Idiot dort Minister (Aldo Bumci) und Vize Minister wird. Absolut ausser Funktion, wobei bereits 2007, die letzten gute Leute das Ministerium verliessen und auswanderten: Arian Skenderi, oder zuletzt vor Jahren, in 2007  Robert Dumi als General Direktor. Die ausgebildeten Direktoren, verliessen wegen den Non-Stop kriminellen Machenschaften das Ministerium, was sich als Mafia Vertretung ansah, und wo Ilir Meta, seine dümmsten und kriminellsten Verwandten schon 1999 unterbrachte. Bei Neritan Ceka, hätte man mehr erwartet, aber die Zerstörung der Antiken Stätten wird nicht gestoppt. Aldo Bumci, oder zuvor Ferdinand Yhaferrie, einem üblen PR Chef der Kosovo Todes Schwadronen, rund um die Rugova Morde, haben viele Vize Minister, aber die wenigen echten Ministeriums Mitarbeiter, haben kein Büro mehr. Was will man auch von einer reinen Banditen Regierung halten, wo bestens dokumentiert, ein Salih Berisha, direkt in den an Organ Handel verwickelt ist, ebenso Motor beim UN- Embargo Bruch mit Treibstoff und Waffen ab 1994, und die Prominenz der Drogen Bosse und Verbrecher seine Freunde sind, bis zur Ermordung von Azem Hajdari, durch seine Leibwächter und einem hoch kriminellen Putsch mit Genc Pollo und Co.. Von den Plünderungsn der Militärs Depot und Todes Dekrete, wenn ein Beamter etwas darüber erzählt, will man hier nicht anfangen.

f

Neritan Ceka über die Mafia Geschäfte des Fatos Nano, der bekanntlich ein guter Geschäfts Partner der Deutschen Politik Banden ist

Die Zerstörung der UNESCO geschützten Städte, damit hat Neritan Ceka auch kein Problem, wie ebenso diese Pseudo Iditoen Mafia Klasse, von Ministern. In Durres wird unverändert in der „Zone A“ betoniet und gebaut, trotz klarem Urbanistik Plan und Gesetze.

UNESCO: Berat – Gjrokastre, wird vorsätzlich ebenso zerstört, mit Hunderten von illegalen Bauten in der geschützten Innen Stadts Zone.

Neritan Ceka, mit vielen Deutschen Freunden ebenso, hatte vor kurzem hohes Ansehen, aber als Berater von dem Gangster Salih Berisha, für Antike Stätten, hat er total versagt. Selbst UNESCO geschützte Stätten werden zubetoniert. Neritan Ceka schweigt. Neritan Ceka, bezeichnete die OSCE in Tirana, als Touristen Office in 2006, wo er Recht hatte. Neritan Ceka, gehört zu den wenigen Übrig Gebliebene, welche echte Hoch Schul Professoren sind und eine Ausbildung hatten, im Meer der gefälschten Zeugnisse und Diplome, von total Idioten, welche sich heute Minister und Direktoren in Albanien nennen.

Die Zeit der Mafia Politiker geht ganz langsam in Albanien zu Ende!

Das Mafia Banditen Ministerium MTKRS, schützt unverändert keine Kultur Güter, Antike Stätten – „Zone Touristik“

Bregdeti shqiptar „çmendet“ nga zhurma e çmimet e larta – Albaniens Strände: verseuchte Strände, Beton, Lärm, Mafia kontrolliert 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/newsadmin/preview.php?id=113556
Fotot e skandalit, si janë masakruar ndërtesat elitare perandorake
(Dërguar më: 29/03/12) Gjergj Frashëri

Këto radhë, që bëjnë fjalë për dëmtimet sistematike të trashëgimisë arkeologjike në qytetin e Durrësit, vendosa t’i shkruaj për dy arsye, e para sepse shkatërrimet e nëntokës arkeologjike të këtij qyteti të famshëm antik e mesjetar shqiptar kanë marrë në muajt e fundit përmasa të padurueshme. Tjetra, sepse nuk po shohim asnjë reagim nga Ministria e Turizmit dhe e Kulturës për sinjalizimet që i kemi dërguar zyrtarisht tash e gjashtë muaj më parë, me lutjen për shpëtimin e nëntokës arkeologjike të disa rasteve. Me shkresën Nr. Prot.11/18 datë 14.09.2011, Qendra jonë e angazhuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, pat informuar Ministrinë e Kulturës mbi dëmtimet masive të substancës arkeologjike që po ndodhnin në atë kohë në qytetin me vlera historike botërore të Durrësit. Madje, pati paralajmëruar dhe për të tjera dëmtime që po përgatiteshin të kryheshin në muajt e ardhshëm. Njoftuam, se në Durrës po bëheshin jashtë kontrollit ministror, gërmime për hapje gropash ndërtimi duke eliminuar substancën arkeologjike, në vend që paraprakisht, të respektoheshin detyrimet ligjore për shpëtimin e saj, pra të kryheshin kërkimet arkeologjike, të bëhej dokumentimi i zbulimeve dhe vlerësimi historik muzeal i tyre. Patëm informuar për 11 raste, për 11 gropa ndërtimi të adresuara, në të cilat nuk duhet të kryheshin ndërtime pa kryer më parë detyrimin ligjor për kërkime të rregullta arkeologjike. Katër prej këtyre gropave janë brenda Zonës A të mbrojtjes së trashëgimisë të Durrësit antik, ku nuk lejohet kurrsesi asnjë lloj ndërtimi. Shtatë të tjera gjenden në zonën B, ku mund të lejohet ndërtimi pasi të kryhet më parë kërkimi arkeologjik i certifikuar nga strukturat e MTKRS-së. Kam shpresuar dhe shpresoj se ky informacion e ndihmon shtetin për verifikimin e veprimtarisë dëmtuese dhe parandalimin e humbjes së kësaj pasurie kombëtare historike të pazëvendësueshme. Mjerisht, deri sot nuk kemi marrë përgjigje, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Kryesorja është, se deri sot nuk kemi ndjerë asnjë reagim nga ana e strukturave të ministrisë për sinjalizimet tona, përkundrazi. Konstatojmë, se ndërkohë dëmtimet e trashëgimisë kanë avancuar në mënyrë të padurueshme, si në Zonën e Mbrojtjes A, ashtu edhe në Zonën B. Nuk po dëmtohen vetëm vlerat e kulturës kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare të Durrësit antik. Në këtë situatë, e ndjej për detyrë si qytetar të njoftohem edhe një herë me konstatimet tona dhe natyrisht për të vënë në dijeni publikun e interesuar. Le të marrim vetëm një prej këtyre rasteve, sheshin e ndërtimit në zonën B (Lagjja 3, rruga „Filonit Durrsaku“ (ish-rruga Migjeni). Në verën e vitit të kaluar kjo hapësirë u gjend e rrethuar si shesh ndërtimi dhe e pajisur me leje të rregullt ndërtimi nga Bashkia e Durrësit. Mbetej të organizoheshin gërmimet arkeologjike nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) pranë MTKRS-së (Foto 1). Në shtator 2011 asaj i është bërë e ditur mendimi ynë, se „sipërfaqja e sheshit në fjalë i takonte nëntokës me vepra nga më të rëndësishmet e arkeologjisë së Durrësit. Sheshi ndodhej jo më larg se 60 m nga Rotonda bizantine dhe bënte pjesë në qendrën religjioze të Durrësit ilir, helenistik, romak, bizantin dhe mesjetar. Prandaj luteshim, që ASHA të programonte në këtë rast pa hezitim gërmime të plota arkeologjike shpëtimi. Një vendim tjetër do të shkaktonte dëme historike. Personalisht, si qytetar dhe specialist i fushës, i pata sugjeruar punonjësve të ASHA-s, që të mos bënin „gropa“ apo „sondazhe“ , por të koordinonin dhe të kontrollonin një gërmim të mirëfilltë arkeologjik me dokumentacion të rregullt. Në qendrën e qytetit antik të Durrësit nuk është nevoja të spekulohet apo të vihet në dyshim në se nëntoka përmban substancë arkeologjike apo jo. Edhe në se ajo do të rezultojë se është dëmtuar kohë më parë, gërmimi dhe dokumentacioni i situatës reale duhet të kryhet i plotë. Ky është detyrim i parashikuar jo vetëm në kriteret e arkeologjisë shqiptare, por edhe në ato të Konventës Evropiane të arkeologjisë së shpëtimit, ku vendi ynë është tashmë pjesëmarrës prej fillimit të vitit 2008″. Sipërfaqja në fjalë ka qenë hapësira e Tempujve dhe e Forumeve të shquar të Durrësit antik. Në këtë sipërfaqe sot po ndërtohet (Foto 2). Ndërtesa prej betoni ka kaluar katin e parë. Kjo nënkupton, se përveç marrjes së lejes së ndërtimit nga Bashkia, investitori (ndërtuesi) është çliruar edhe nga detyrimet e kërkimeve arkeologjike nga MTKRS-ja. Por si është e mundur kjo e dyta, pasi në këtë shesh nuk janë kryer as kërkime dhe as dokumentime të rregullta arkeologjike. Po të ishin bërë do të kishin dalë në dritë monumente të klasit ndërkombëtar.
Nuk besojmë gjithashtu se investitori (ndërtuesi) po e kryen ndërtimin e tij pa lejen e MTKRS-së, pra pa miratimin e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë (KKA-së). Kjo nënkupton se KKA-ja e ka gjykuar të ezauruar kërkimin dhe dokumentimin arkeologjik të kësaj hapësire. Në përbërjen e KKA-së nuk është vetëm ministri i Kulturës si kryetar i saj dhe drejtuesit e ASHA-s si përgjegjësit e procedurës administrative. Anëtarë të saj janë edhe profesorë, midis të cilëve edhe tre profesorë të nderuar të arkeologjisë me në krye drejtuesin e Institutit Arkeologjik të Shqipërisë. Më bën përshtypje, se me sa lehtësi çlirohen këto areale me vlera të pakthyeshme arkeologjike në prezencën e tyre, me aprovimin e tyre. Nuk janë në dijeni profesorët, se çfarë kulture historike dhe dokumentesh përmban nëntoka e Durrësit dhe se ku ka qenë qendra e tij antike? Interesin e investitorit për të ndërtuar e kuptojmë dhe e përkrahim të gjithë, por kjo nuk na „detyron“ të miratojmë eliminimin e substancës arkeologjike pa kryer gërmimet arkeologjike dhe pa kryer një dokumentacion të hollësishëm shpëtimi të saj. Një përvojë tjetër paralele po tregon se në Durrës ka investitorë të kulturuar dhe patriotë, që i janë përgjigjur kërkesës për shpëtimin e trashëgimisë në pronën e tyre. Mbrapa ndërtesës në fjalë që po ndërtohet, në Fotot 1 dhe 2 shihen ndërtesa shumëkatëshe të ndërtuara gjatë dhjetë vjetëve të fundit (mbas vitit 2000). Të gjitha ato janë ngritur në vendin e këtyre veprave të mëdha antike, pasi janë zbrazur në kohë rekord gropat e ndërtimit të tyre, pa kryer asnjë lloj kërkimi apo dokumentimi arkeologjik. Themelet e këtyre ndërtimeve arrijnë nën 6-7 m thellësi duke gëlltitur kështu të gjithë substancën arkeologjike. Asgjë arkeologjike për t’u parë dhe vizituar nuk ka mbetur nga zbrazja e gropave të ndërtimeve të reja në Durrës në këto 20 vjetët e fundit. Durrësin arkeologjik vazhdojnë ta përfaqësojnë zbulimet e kohës së mëparshme, Amfiteatri, Rotonda, Banjat Romake, e ndonjë mozaik, etj., të gjitha të zbuluara para vitit 1990-të. Gjithçka tjetër e gërmuar pas këtij viti është zhdukur, megjithëse në tokën arkeologjike të Durrësit është ndërtuar në këto 20 vjetët e fundit sa në të gjithë historinë e tij. Një masakër e pashembullt! Lind pyetja, ku ka shkuar e gjithë kjo qindra-mijëra m3 substancë arkeologjike?
Në dekadën e fundit përreth Durrësit kanë lindur shumë ishuj dhe gadishuj, të pagëzuar me emrin „Plehra Arkeologjike“ . Ata janë ngritur me substancën arkeologjike, që sillet përditë nga nëntoka e Durrësit dhe shkarkohet ku të mundet në fushat rreth e rrotull Durrësit, në Shkozet e gjetkë (Foto 3 dhe 4). Janë shumë të tilla, nga ishujt më të mëdhenj me shtrirje rreth 40 mijë metër katror e trashësi 1,7 m, deri tek ata fare të vegjël, për shembull dhjetë kamionë (rreth 50 metër kub secila). Volumi i përgjithshëm i tyre mund të nxirret nga përllogaritja e zgavrave (gropave) të themeleve që janë hapur në qytetin e Durrësit të paktën prej vitit 2000. Sa është numri i këtyre ishujve dhe gadishujve dhe ku gjenden të shpërndara gjeografikisht është një punë e madhe për t’u gjurmuar dhe dokumentuar. Por kjo punë duhet bërë e duhet lënë në arkiva, sepse ndryshe pasardhësit tanë do të kujtojnë se Durrësi i famshëm antik nuk ka qenë aty ku është sot siç e njeh historia, por në fushat e Shkozetit dhe vende të tjera të panjohura. Çfarë gjendet në këta ishuj të mëdhenj e pirgje me Plehra Arkeologjike të Durrësit? Gjendet mjerisht e gjithë trashëgimia arkeologjike e masakruar e qytetit. Pikërisht nga Plehrat Arkeologjike të Durrësit kemi vërtetuar ekzistencën e tempujve dhe ndërtimeve të tjera të përmasave ndërkombëtare për botën antike. Si shembull, në foton 5 shihet pjesa e sipërme e një kolone, e arkitekturës elitare romake. Ajo vjen nga zemra e lagjes religjioze të Durrësit në kohën e lulëzimit antik. Mbetja e kolonës së thyer prej mermeri të Carrara-s (me lartësi fillestare rreth 4 m dhe trashësi të poshtme prej më se 0,85 m) tregon për ekzistencën e një tempulli ose e një ndërtese elitare perandorake e kësaj kategorie të qytetit. Kjo kolonë së bashku me blloqe gurësh të mëdhenj bazamentesh gjenden sipas gjurmimeve tona, në pirgjet e shkarkimit të hedhurinave që vijnë nga mjedisi i ndërtesës të marrë si shembull më sipër. Nuk është e mundur që sektorët përgjegjës shtetërore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të mos jenë në dijeni për këtë dhunim historik të vlerave kombëtare dhe ndërkombëtare të Durrësit. Tashmë më shumë besoj në faktin, se edhe kur dikush informon zyrtarisht me kurajën e hapur të qytetarit, MTKRS-ja nuk bën asnjë lëvizje, asnjë gjest për të treguar të paktën se është e interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë, për kryerjen e detyrës që është përgjegjëse. Rezultatet tregojnë se Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dhe profesorë të Institutit Arkeologjik në Tiranë, anëtarë të KKA-së pranë MTKRS-së janë në dijeni dhe pjesëmarrës direkt ose indirekt në këto dëmtime. Është një solidaritet i heshtur – heshtje mortore e institucioneve shtetërore kundra ruajtjes së pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe pro nënvleftësimit e zhdukjes së saj. (Ka zgjim dhe entuziazëm vetëm kur dalin tema koncesionesh). Bëhet e gjitha kjo, thjesht për përfitime vetjake? Për nga përmasat e shtrirjes dhe kohëzgjatja, duket sikur e gjitha i takon një strategjie shtetërore kundra Durrësit si dokument historik. Kush është i interesuar për këtë strategji? Ka ndonjë plan perspektiv, se kur do të mbarojë ky shkatërrim sistematik i trashëgimisë kulturore në Durrës?
*Arkeolog

Alles wird zubetoniert, unverändert auch in der Zone A, in Durres! Antike Stätten werden nicht geschützt. Sarande eine einzige Kathastrophe, wie Orikum, Vlore, Durres!

Prominente Albaner, haben genügend zu diesem Verbrecher System gesagt, wie Shinasi Rama.

Në kutinë e magjistarit! Udhëtim në jugun dhe mesin e Shqipërisë
(Dërguar më: 30/03/12) Dritan Hila
URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=113578

Nuk dihet pse, kur duan të përshkruajnë një udhëtim apo tërësinë e vendit të tyre, shqiptarët thonë “nga Jugu në Veri”. Gjithë kombet e tjera përdorin renditjen e anasjelltë. Mbase në shqip kjo vjen nga lehtësia fonetike në shqiptimin e këtij togfjalëshi, apo kushedi nga cila arsye ngulitur thellë në historinë e gjuhës tonë, por është edhe mënyra për të filluar një udhëtim në tokën e atyre që sot quhen shqiptarë. Për të hyrë në ekstremin jugor të vendit, janë dy porta: Ajo e Qafë-Botës dhe e ajo Kakavijës. Nëse dëshiron të hysh nga Qafë-Bota, rruga greke që të çon aty, menjëherë mbas qytetit të fundit grek të Igumenicës, atrofizohet dhe të vjen çudi kur ndalon në një doganë të madhe. Me siguri funksionari grek që ka miratuar projektin, nuk e ka pasur idenë se gjithë ajo bina nuk shkonte me infrastrukturën që të çonte tek ajo. Ose ndoshta e kanë bërë për reciprocitet të doganës shqiptare, e cila është e standarteve europiane. Rruga që vazhdon pasi ke kaluar postbllokun shqiptar, është superstradë e standarteve të larta, dhe këtë me sa duket e ka ndihmuar mungesa e një rruge të vjetër, çka e ka bërë projektuesin të hedhë në letër një gjurmë tërësisht të re. Rruga shtrihet midis maleve të zhveshura. Ashtu si shumë shqiptarëve iu ka bërë përshtypje kur kanë kaluar kufijtë tokësorë të atdheut, se si matanë kufirit ka gjelbërim, i cili mbaron si i prerë me thikë aty ku fillon Shqipëria zyrtare, edhe në rastin e Qafë-Botës nuk bën përjashtim. Ndonjë filiz i gjelbër që lind ndrojtur pas dimrit në shpatet e zhveshura të maleve, nuk do ta ketë të gjatë, pasi vjen vera dhe barinjtë i vënë flakën faqeve të malit, për të stimuluar kullotën e re. Për disa kile djathë e qumësht, bëjnë një masakër ekologjike. Por nuk është vetëm faktori human shkaku i shkretisë së florës. Me siguri, fqinjët tanë, kur kanë kërkuar vendosjen e kufijve të Shqipërisë, kanë marrë tokat më pjellore dhe të përshtatshme për bujqësi dhe pyje, dhe lënë shqiptarëve ato jo prodhuese, të shkreta dhe kënetore. Ngjarja e fundit e marrëveshjes detare, dëshmoi rishtas se kur iu duhet një pasuri që shfaqet papritur në truallin shqiptar, do gjejnë edhe një shqiptar që është gati ta shesë. Por duke iu kthyer rrugës, çudia vazhdon disa minuta dhe segmenti europian mbaron. Pak kilometra, dhe nëse has në ndonjë këmbësor, duhet të drejtosh pyetjen e çuditshme se “cila është rruga që nuk të çon në Livadhja”? Nëse të vjen turp, apo të duket alogjike ky formulim, përfundon në shtratin e rrugës së re, i cili është akoma i paasfaltuar dhe rrezikon çarjen e gomave. Një grup italianësh që kishin kuturisur në këtë aventurë, kishin parkuar anës rrugës me dy goma të kamperit të tyre të çara, dhe në fytyrë iu lexohej dëshpërimi, ndërsa nga gjestet dhe hapja e gojës, përtej xhamit dukej qartas se ajri ishte mbushur me sharje të pasura. Në kryqëzimin afër Sarandës, ndodhesh përballë dilemës se cili është degëzimi i asaj që në gjuhën e përditshme quhet “Rruga e Bregut”. Tabelat e sinjalistikës janë inekzistente dhe mund të përfundosh në Sarandë. Qyteti i dikurshëm i quajtur nga Musolini me emrin e të bijës “Porto Eda”, apo nga fqinjët grekë “Dyzet shenjtorët”, Saranda, është kthyer në një monstër urbanistike. Nëse mendon të hidhesh për vizitë deri në Butrint, në rrugën që të çon nuk ekziston më vija bregdetare shkëmbore me ujë të kristaltë dhe pishat detare që vishnin faqet e kodrave. Buzërrugët janë kafshuar dhe inertet janë hedhur pikërisht mbi vijën bregdetare që natyrës i janë dashur shekuj ta lëmojë. Ndërtues të pangopur, të zgjedhur vendorë të limaksur për pasuri, e kanë shkatërruar. Njeriu normal pyet veten pse duhet blerë një banesë mijëra eurosh, për të parë një shëmti të tillë? Është e mira të mos gabosh rrugën dhe tëkthehesh në Sarandë, për të ruajtur kujtimin e dikurshëm. Ndaj tek kryqëzimi që është pa hyrë në qytet, rishtas duhet të bësh zakonin e muhaxhirit dhe të pyesësh ndonjë kalimtar rasti, që mos degdisesh në Delvinë dhe të trishtohesh nga pamja e saj prej qyteti-fantazmë. Sapo ke marrë drejtimin e duhur drejt fshatrave të bregut, për disa kilometra, anës rrugës, syri të shëtit mbi plehra ose inerte të hedhura nga ndërtuesit apo Bashkia e Sarandës. Pamje më atraktive se kjo për turistin e huaj nuk mund të ketë! Në gjithë gjatësinë e tij segmenti kalon në gjurmën e vjetër, dhe rindërtimi i reklamuar me aq bujë nga kryeministri i vendit, konsiston në asfaltimin, disa zgjerime dhe mbrojtëse anësore të rrugës, të cilën nuk dihet se kush e ndërtoi për herë të parë. Asfalti gjarpëron mes fshatrave, dhe vende–vende, ngushtohet nga muret e shtëpive, duke rrezikuar aksidentin. Dukshëm, është rrugë utilitare e ndërtuar për nevojat e shtatë fshatrave, që nuk ka lidhje me turizmin dhe shfrytëzimin e resurseve të bregdetit, pasi shumicën e saj, kalon larg vijës detare dhe nuk ka perspektivë zgjerimi. Në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, ishte në plan ndërtimi i një rruge krejtësisht të re, e cila do kalonte afër vijës detare, duke e bërë të mundur shfrytëzimin e potencialeve të saj, por si çdo projekt europian, u silurua nga Berisha sipas motos së tij “prish gjyma e bëj kanaçe”, dhe përfundoi në këtë shteg të asfaltuar që është sot. Ndërkohë që në periudhën e verës janë të përmbytura nga shqiptarë të ultësirës perëndimore, dhe më pak të Kosovës, në dimër, fshatrat kthehen në vetminë e tyre. Lukova të fut frikën me apartamentet e kohës së socializmit, tashmë të braktisura në shumicën e tyre. Brezaret e dikurshme me agrume, sot mezi duken të mbuluara nga bimësia e egër. Viti 2012-të, duket se ka prurë edhe qetësinë politike në këto anë. Don Kishoti i Vorio-Epirit, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Bollanoja, ka nisur turet nëpër botë që të ndezë zemrat e pleqve të Megali Idhesë. Fosil i shëmtisë shqiptare, kur raca jonë bëhet mercenar i të huajve kundër vendit të tij, mbase mbledh forcat për sulm të ri, por Himarën e ka lënë të qetë, duke i lënë trashëgim disa ndërtime monstruoze pallatesh. A thua ai ndërtues që i ka bërë, ia ka njomur dorën lejelëshuesit? Vështirë të jetë e kundërta. Por, Himara nuk njihet më, krahasuar me dhjetë vjet më parë. Kuptohet, është shëmtuar. Megjithëse me infrastrukturë rudimentare, mundësia e lëvizjes së shqiptarëve ka rrëzuar mitin e një bregdeti të pashoq dhe të virgjër. Kemi një breg deti me bukuri normale për standardet e Greqisë apo Kroacisë; të vogël për shtatë milionë shqiptarë; të trajtuar në mënyrë barbare. Ngastra të vogla ende të paprekura, do shërbejnë si burim fitimi për një grusht njerëzish dhe në këtë rast nuk duhet shumë hamendësi për ta kuptuar se kush do jenë. Por si pol atraksioni e pushimi për njerëzit e zakonshëm, ky bregdet nuk ekziston më. Mungesa e planeve të zhvillimit, mungesa e arkitekturës harmonike me traditën dhe ambientin, janë të gjitha premisa, në mos faktorë tashmë, që vija bregdetare shqiptare, të jetë pa perspektivë. Kuzhina lë për të dëshiruar. Në shumicën e asaj çka të ofrohet, produktet bujqësore janë të importit. Megjithëse kalon afër detit dhe është në traditën e bregasve konsumimi i frutave të detit, këshillohet të hash mish në hell, pasi në të kundërtën mund të përtypësh peshk, karkaleca, kallamarë apo oktapodë grekë të shkrirë ditë përpara. Gjuetia me dinamit e ka shndërruar botën nënujore të rivierës joniane në një shkretëtirë të pabanuar nga fauna detare. Pa folur për gatimin që është një miks shqiptaro-greko-italian, duke të dhënë surogato. Edhe restorantet e prodhimeve të detit që ngrihen në segmentin Orikum – Vlorë, pavarësisht pretendimeve se ofrojnë meny të kuzhinës famëmadhe të Pulias, rajonit italian shtatëdhjetë kilometra përballë, në realitet janë llafollogji. Dhe sytë tek fatura. Mund të jetë aq e kripur, sa uji i detit shëmbëllen me sherbet. I vetmi produkt ku mund të ecësh me këmbë të sigurta, është mishi i hellit. Aq më mirë nëse e ha në fshatrat e thellë si Dukati. Këtë me sa duket e kanë kuptuar turistët vendas, që konsumojnë në Qafën e Llogarasë qengja e keca, në sasi që Gargantuasë do t’i dukej vetja midis të barabartëve. Pasi ke përshkruar njëqind e ca kilometrat që ndajnë Sarandën me Vlorën për tre orë, dhe shpreson të çlodhesh në kryeqendrën shpirtërore të shqiptarëve, duhet ta harrosh. Nuk të pushon syri, pasi ndërtimet e egra kanë filluar edhe matanë tunelit. Pallate shumëkatëshe kanë mbirë në Vlorë, me stil dhe arkitekturë që nuk ka lidhje me qytetin bregdetar. Është e njëjta arkitekturë që lulëzon në çdo qendër urbane shqiptare, ku ndërtohen godina mastodontike për të pasur sa më shumë përfitime, duke goditur në mënyrë të parikuperueshme imazhin e qytetit. Nuk të pushon trupi, pasi të shkundin gropat dhe të mbyt pluhuri. Kur del nga qyteti, duhet të marrësh rrugën që të çon në Tiranë. Është një autostradë ende në mes të saj si gjatësi dhe në gjysmë si gjerësi. Ashtu si segmenti që lidh Tepelenën me Fierin, edhe kjo ishte planifikuar nga ish-qeveria socialiste të ndërtohej brenda vitit 2007-të. Spartak Poçi, atëherë ministër i Transporteve, kishte firmosur marrëveshjet për financimin nga pala italiane të këtyre rrugëve. Asnjë kacidhe nuk do nxirrte nga xhepi taksapaguesi shqiptar. Por në 2005-ën, si për inat të vlonjatëve që e rrëzuan nga pushteti, apo të jugut të vendit që nuk e ka votuar kurrë, Berisha filloi akrobacitë me pretekstin se do ndryshonte trajektoren duke e kaluar nga Berati, dhe pastaj duke u kthyer në projektin fillestar. Natyrisht që italianët nuk mund të financonin një projekt pa fizibilitet, krahasuar me një tjetër që kishte marrë udhë. Rezultati është që, ende sot e kësaj dite Vlora është tre orë larg nga Tirana, po aq sa Prishtina, ndërsa Gjirokastra nga kryeqyteti, pesë orë. Në krahun tjetër, punimet e filluara në segmentin Levan – Tepelenë përparojnë me tempin e breshkës. Gjendja e rrugës ka vite që është skandaloze. Kur ra dëbora e këtij viti dhe bllokoi komunikacionet në jug, në Gjirokastër doli thënia: “Rrugën e Kakavijës të kemi në rregull, pa ajo për Tiranë nuk na prish punë”. Këtë arriti ky farë patrioti që sot është kryeministër: t’iu zvjerdhë vendin e tyre shqiptarëve. Nëse në të shkuarën do financoheshin nga të huajt, sot financohen nga buxheti i shtetit shqiptar, që është i tretur e i rrjepur. Gjithë bubullimat e Berishës opozitar, nuk kishin hallin e financave shqiptare. Mefshtësia e socialistëve, bëri që Berisha të realizojë qëllimet: Rrugët të ndërtohen nga miqtë e tij, të cilët i nxjerrin kostot sipas qejfit dhe borxhet me interesa do t’i paguajnë shqiptarët. Hakmarrje më të plotë ndaj atyre që e zbythën nga pushteti as ai vetë nuk e kishte ëndërruar. Kush mendon të shkojë nga Tirana duke hyrë nga Kakavija dhe të kombinojë udhëtimin me atraksionin turistik, bën mirë të ndjekë rrugën e bregut, pavarësish vështirësive të saj. Pasi kalon nëpër fshatrat e Dropullit të Poshtëm, të cilët ende respektojnë vijën e verdhë dhe rregullat e ndërtimit, por fushat për shkak të largimit të rinisë janë djerrë, syri të has Gjirokastrën, e cila është në agoninë e saj. Ndërtimet shumëkatëshe në zonën fushore dhe rrënime apo modifikimet në atë muzeale, po e shndërrojnë një ndër qytetet më të bukura të botës dhe djepin e inteligjencës së jugut, në një vendbanim të zakonshëm që është drejt fundit. Më tej, Tepelena, Memaliaj, Ballshi dhe fshatrat buzë rruge, janë në vyshkjen e tyre. Këtyre i fundit dhe fshatrat përreth nuk iu kalon rruga e re afër. Vite përpara, kur shoqëroja disa miq italianë, ata u mahnitën nga kodrat e bukura të Mallakastrës dhe i krahasuan me ato të Toskanës, të përshtatshme për vreshtari. Shumë shpejt, banorëve të tyre do iu duhet të mendojnë zhvendosjen. Pas takimit që bën në Fier rruga e nisur nga Kakavija apo Qafë-Bota, futesh në segmentin që shumë shqiptarë e njohin. Sa fillon t’i japësh gaz makinës, do të dalë përpara ndonjë polic rrugor me makinën e tij private që ka dalë mos peshkojë ndonjë lek, ose një nga rrethrrotullimet e shumta të kësaj rruge,- shpikje idiote e projektuesit të saj,- dhe t’i do ulësh shpejtësinë. Në horizont duket monstra socialiste-demokratikase e plazhit të Golemit dhe Durrësit: Dëshmi se kriminaliteti shqiptar ndaj natyrës, dhe mungesa e shijeve estetike dhe arkitekturore, nuk ka ngjyrë. Nëse kryeministri shqiptar mburret me turizmin dhe kapacitetet shqiptare të përthithjes së tij, ka parasysh këtë copë të territorit shqiptar, ku dikur një brez rëre i artë me qindra metra gjerësi dhe gjatësi kilometrike, kombinohej me pishat, që e kufizonin dhe njëkohësisht e ndërthurnin me kodrat e buta. Sot, kjo tokë mbulohet nga një xhungël pallatesh shumëkatëshe ku njerëzit mund t’i japin dorën njëri-tjetrit nga ballkonet respektive. Ndërtesat e stërmëdha nuk kanë lidhje dhe harmoni me territorin; kanalizimet e ujërave të zeza nuk ekzistojnë, ndërsa uji me orar vjen nga depozita që nuk pastrohen kurrë, duke e kthyer zonën në qendër urbane të ngjashme me “favellas”-et e Brazilit, se sa me një qytet europian. Nëse hyn brenda, utilitarizmi minimalist i ndërtuesve shqiptarë ka lënë gjurmët e tij: Shkallë të pandriçuara, dhoma me pamje në çdo drejtim të horizontit, por jo nga deti; pllaka dhe hidrosanitare të cilësisë më të ulët, të montuara keq nga ish-bujq apo barinj të kthyer në muratorë dhe hidraulikë. Në hotel do kesh rastin të flesh në çarçafë poliestre që të gërryejnë si letër smeril, dhe të hash menynë të gatuar me mishra frigoriferi pa shije. Çmimi, natyrisht që është më i shtrenjtë se në hotelet greke apo italiane. Gjelbërimi, pra ajo që bota quan pemë dhe lule, është diçka sporadike. “Lulja është mobilja më e bukur”, thoshin grekët e lashtë. Arkitektët dhe administratorët e rinj shqiptarë, nuk kanë lidhje me parimet mbi të cilat është ngritur bota civile tej kufijve tanë. Durrësi, dikur një qytet i këndshëm me ndërtimet e tij paqendjellëse dhe banorët e butë dhe të qetë, sot është kthyer në të njëjtën monstër urbanistike që të has syri ngado. Dhe të mendosh që nëse ke hyrë nga Kakavija, të janë dashur katër orë, apo nga Qaf-Bota, të janë dashur shtatë, që të mbërrish në këtë qytet, mendon se sa i vështirë është ky vend! Pronari i Shqipërisë, mundohet ta shesë për atë që nuk është vendin e tij; pronari i pallatit ndërtesën; pronari i lokalit ushqimin! Që të gjitha të deformuara ose pa shije, por shpresojnë në aftësitë e tyre prej magjistarësh.
Të flasësh për Tiranën, tashmë nuk ka kuptim, pasi nuk ka shqiptar që nuk e njeh. Por një udhëtim nga kryeqyteti drejt Prishtinës ia vlen, pasi me këtë rast shikon atë që dikujt i pëlqen ta quajë “Rruga e Kombit”, duke parë me sytë e tu, nëse janë të vërteta të gjitha sa thonë për të, por edhe për të njohur racën që jeton matanë kufijve zyrtarë të Shqipërisë së sotme, dhe ndryshimin që kanë sjellë njëqind vjet ndarje midis vëllezërve binjakë. Për këtë duhet udhëtim tjetër dhe ditë tjetër, pasi të kesh fjetur më përpara në Tiranë. Një udhëtim që vazhdon nesër.

So dumm kriminell, sind nun mal die Albaner Regierungs Adminstration, etliche sind Mörder (Albin Rrapo, war nur Einer von der Mord- und Mafia Bande), oder von der Drogen Mafia installiert. Mafia Ideen: Cannabis Freigabe, für ein neues Touristen Klientel: Europas Jugend!Vom extrem primitiven Mafia Ex-Präfekten von Durres, ist Nichts Anderes zu erwarten.

pajuni.jpg

Jetzt will Klodian Pajuni, ( drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit ) auch letzter Fatos Nano: Mafia Präfekt von Durres in 2005, Direktor  einen Gesetz Entwurf einbringen, den Cannabis Konsum in Albanien Straffrei zustellen, um ein Eldorade, für Europas Jugend zu schaffen und neue Tourismus Gäste zu finden. Mit dabei im Null Funktions Ministerium, Frank Paloka, wo eine Verweigerung festgehalten werden muss, irgendetwas für Tourismus, nur durch die minimal Einhaltung den “Zone Toustik” Gesetzen und von Bau- und Grudstücks Gesetzen zu unternehmen. So läuft die Geldwäsche, Alles vor weit über 10 Jahren bekannt, denn die Küste, ist unter totaler Kontrolle, krimineller Familien, vor allem alle Appartment Bauten, Lokale, Hotels: Alles illegal gebaut, ohne den gesetzlichen Mindest Abstand zum Meer, usw..

Das sogenannte Ministerium, mit der alleinigen Zuständigkeit auch für die „Touristik Zone“, bis 2005, gingen wegen den Betrügereien, der Korruption, vor allem von Artan Lame, Arben Golemi unter, in Zusammenarbeit mit kriminellen, lokalen Clans. Ferdinand Xhaferrie, Aldo Bumci, Salih Berisha, stoppten wie Fatos Nano, Ilir Meta, nicht diese Tourismus Zerstörung, durch Geldwäsche Bauten.


Der Mafia Präfekt von Durres: Genc Alizoti und die Zerstörung von Durres
Die Deutsche Welle, bringt einen Bericht, über die Mafiösen Gestalten der Regierung, mit ihren illegalen Grundstücks Besetzungen und Geschäfte, wo inzwischen 530 Albaner, Klage vor dem EU-Menschenrechtshof führen. Man könnte praktisch über alle Präfekten der letzten 10 Jahre an der Küste, solche Fakten schreiben. Im Moment wird der abgesetzte Grundstücks Direktor angeklagt, weil er einen Journalisten bedroht hat, natürlich ein Salih Berisha Gangster: 2009, Kandidat für das Parlament:

Bedri Luku, Profi Gangster Mafia Boss – Durres!

Gesetzes Kenntnisse Null, Schutz der echten Alt-Eigentümer Null, nur am abkassieren interessiert, von Bestechungs Geld in einer 15 jährigen Non-Stop Tradition, mit kurzen Pausen.

Sehr leicht bei zig echten Alt Durres Einwohnern zu erfragen sind die Namen, die Fakten, über diese Banden quer durch alle Parteien!

Nach vielen Verhaftungen rund um die Grundstücks Direktoren, seit 10 Jahren, was total Mafiöse Posten sind, welche erkauft werden, fordert die Staats Kontrolle, alle Mitarbeiter auszutauschen, bei 14 werden Verfahren eingeleitet, 2 Kriminelle rund um illegales Bauen, wurden direkt mit Unterlage der Staatsanwaltschaft überlassen.

Albanische Praefekte, wie in Sarande und Durres, kennen ihre Gesetze nicht, sondern sind Ignoranten jedes Rechtes und Mitglied in der Mafia. wie u.a. Im Falle des Durres Präfekten Genc Alizoti ist aber bewiesen, das er bestens die Gesetze, vor allem rund um die Strände und “Zone Touristik” kennt! 2002, machte er Vieles publik, von kriminellen Banden in der Durres Verwaltung, Touristik Ministerium, aber nach 2005, als er Präfekt wurde, unternahm er Nichts, diese Strände und geschützten Grundstücke vor weiterer Zerstörung durch kriminelle Banden zuschützen, vor allem auch im lokalen Interesse der Bevölkerung. Ein Partner der PD Verbrecher Banden aus SHIAK, DURRES, Xhaftzoaj usw.. Leeres Gerede ist nun das er etwas dagegen machen will in 2012, gegen diese Orts fremden Banden, welche Strände besetzen, oder Küsten Grundstücke bebauen und alle Bäume und Biotope zerstören. Identisch ist das überall in Albanien, vor allem auch in Sarande, Velipoje, Orikum usw. Man ist ebenso Partner mit den Orts bekannten Verbrecher Kartellen um Lefter / Nard Koka – “Lul” Berisha, dem Gjoka Clan, Hasanbeliu und Vangjush Dako und Freunde. Der Weltbank Report ist vernichtend über diese Grundstücks Mafia, wo die alle Parlaments Partien, als reine Mafia Vertreter, die führende und entscheidende Rolle spielen, wo der in die Luft gesprengte Richter S. Kononi, nur die Spitze eines Eisberges ist. Ermittelnde Beamte, wie Iso Copa, werden ermordet, was normal ist in Durres. Alles lebt von dem Grundstücks Diebstahl und der Produktion, billigster gefälschte Dokumente, wo die Kosovo Mafia wie die PESPA Gruppe, ebenso Salih Berisha Rücken Deckung hat, mit der Mafia Baufirma Syla, was schon Alles sagt über Morde in Durres.

http://www.gazetatelegraf.com/thumbnail.php?file=Genci_Alizoti__prefekti_i_Durresit_690589157.jpg&size=article_small

Praefekt von Durres Genci Alizoti, ein Urgestein der Verbrecher Gangs von Durres und 20 Jahre aktiv dabei ist. Da gelten keine Gesetze, wie bei Nastasho Paco, Ingrid Shuli zuvor.Die bauen selbst illegal wie sogar Gerichtlich bewiesen ist.

Reine Show Vorgänge sind die Verhaftung der Durres Stadt Polizei, welche gegen Bestechungsgeld die illegalen Bauten duldeten, weil kriminelle Familien sich diese Jobs erkaufen, in einem Erpressungs Mafia System pure, wo das Geld immer ganz nach oben fliesst und bei dem Kauf, von Kandidaten Posten, für Parlaments Wahlen und Polizei Direktoren Posten anfängt.


Die Verhaftung der Durres Polizei, zur reinen Show, denn es ging unverdrossen weiter und wurde noch schlimmer.

8.000 Tode, viel schlimmer als Enver Hoxha mit 4.000 Toden in 50 Jahren, ist heute Albanien, einem Staat, ohne Gesetze und Kriminelle als Politiker.

Turizmi që mashtron, Tourismus Desaster Albanien, Tourismus Albanien, Shqiperise Turizmi qe mashtron


Peinlichkeit des Salih Berisha, der Motor der Bestechung, Korruption und sogar rund um den Dick Marty Bericht im Organ Handel war, wie der renomierte economist veröffentlichte.

Salih Berisha, ist in jedes Verbrechen verstrickt, angefangen mit dem UN Embargo Bruch und Öl Lieferungen mit dem Serbischen Geheimdienst nach Montenegro.

Kosovo’s organ-trafficking scandal
Is the mud sticking?

Feb 24th 2011, 16:17 by T.J. | TIRANA
….
http://www.economist.com/node/21016145

Unnütze Umwelt Ministerium und MTSK, tragen für den Vandalismus der Umwelt und in Tourismus Gebieten die Verantwortung 

Staatskontrolle: Das Kultur-Tourismus MTKRS Ministerium unterschlägt die Funds für Werbung

Die “Frangaj” Mafia des Salih Berisha und der Werbungs Betrug im MTKRS Ministerium in Albanien

Kosovo Mafia verpulvert 1 Million $, für unsinnige Reklame bei CNN, mit einem 15 sec Spot

Februar 15, 2012
16.5.2012: Museums Wächter auf Albanisch: ohne das es bemerkt wurde, verschwinden wertvollste Antike Vasen

Sinnlose Studien Meetings, rund um den Tourismus: Das Mafia MTKRS und United Nations Development Programme (UNDP)

8.000 tode rund um Grundstücke und die Land Mafia: “Camorra-ähnliche Oligarchen-Kaste” der Albanischen Politiker

Comments are closed.