Verschiedene hohe Polizei Beamte wie Dorian Muça, Hysni Burgai, und der Innenminister Bujar Nishani fahren mit gestohlenen Autos herum

In 1999, wurde Spartak Poci erwischt, als er mit gestohlenen Mercedes, zu einer Sicherheits Konferenz nach Athen fahren wollte. Es ist durchaus uebliche Praxis, das Innenminister und hohe Polizei Chefs in etlichen Laendern, mit aufgegriffenen gestohlenen Autos herumfahren. Voraussetzung ist, das die beschlagnahmten Autos, als gefunden gemeldet werden.  Die Versicherungen scheuen in der Regel den Aufwand, die Autos zurueck zu fuehren. Es gibt fast immer Zoll Problem usw.

Erstaunlich ist, das die angebliche Kaeufer des gestohlenen Autos, einen Notar Verkaufs Vetrag vorlegte, obwohl das seit Jahren den Notaren untersagt ist. Man muss kurz gesagt Original Papiere vorlegen und Nichts Anderes zaehlt. Aber Albanische Notare und Anwaelte, haben oft nur gekaufte Lizenzen.

SKANDALI/ Krerët e policisë lëvizin me makina të vjedhura

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore | 

Nga Dashamir Biçaku, Shekulli

TIRANË- Krerët e Ministrisë së Brendshme dhe të policisë së shtetit, pikërisht ata njerëz që duhet të jenë në pararojë të luftës kundër krimit, udhëtojnë me makina të vjedhura. Bëhet fjalë për makina që janë vjedhur në vende të ndryshme të Europës dhe këtu janë në përdorim të krerëve të lartë shtetërorë. Ministri i Brendshëm, Zëvendësministri i Brendshëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë lëvizin me autovetura të trafikuara apo të bllokuara nga autoritetet e policisë për probleme me ligjin.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, prej një kohe të gjatë lëviz me një autoveturë të markës “Mercedez- Benz” të klasit S 500, me një motor prej pesë mijë kubikësh dhe që shpenzon si lëndë djegëse benzinën. Këtë automjet Nishani ka nisur ta përdorë dy vjet më parë kur ishte ministër i Brendshëm. Ai u largua nga detyra dhe kur u rikthye në pranverën e këtij viti mori sërish në përdorim të njëjtën makinë.

Vetura në fjalë është një mjet luksi i një niveli tepër të lartë për administratën tonë, e cila rrudhet çdo ditë e më tepër nga fondet. Mjaft të mendosh që ky mjet shpenzon aq karburant në një distancë të caktuar sa ç’do t’iu duheshin 3- 4 veturave të policisë, me një madhësi motori, modeste vetëm 1.4, benzinë, për të për shkuar të njëjtën distancë rrugore.

Për herë të fundit Nishani, është parë në publik me këtë veturë, një ditë pas shpërthimit të ndodhur në banesën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça. Nishani, mori një takim të nesërmen e ngjarjes, me drejtues të Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga kreu i Policisë Hysni Burgaj, dhe zëvendësministri Avenir Peka. Vetura që tashmë mban targën “TR 0155 Z”, mësohet se i është sekuestruar me 28 janar Pajtim Serjanit nga komisariati i Policisë nr.2. Në momentin që ai po lëvizte, vetura e shtrentjë me numër shasie “WDD221861A112090”, rezultonte i vjedhur në kryeqytetin serb Beograd. Mjeti rezultonte i vjedhur me 29 nëntor të vitit 2007, në Serbi dhe mësohet se kishte hyrë në Shqipëri, pak ditë pasi mjeti ishte vjedhur në Beograd.

Gjatë hetimit dhe marrjes së deklarimeve nga hetuesit e komisariatit nr.2, Serjani iu deklaroi atyre se mjeti ishte i kushërit të tij, djalit të tezës, Gëzim Mejdanit. Duke qenë se mjeti ishte pa targa dhe pa dokumentacion, policia e bllokoi atë, ndërsa thirri për të sqaruar çështjen, pronarin e deklaruar të mjetit, Gëzim Mejdanin. Ky i fundit iu deklaroi hetuesve se mjetin e kishte blerë në qytetin e Vlorës në tregun e zi të veturave për një shumë të konsiderueshme parash. Për të provuar këtë fakt ai paraqiti edhe një kontratë noteriale, sikur mjetin e kishte blerë në Itali.

Vetë Mejdani, gjatë hetimit gjyqësor pranoi se e kishte falsifikuar kontratën noteriale. Për këtë veprim ai shprehu edhe pendesë përpara trupit gjykues gjatë procesit gjyqësor. Në të kundërt ai pretendoi se mjetin e kishte blerë tek një person në tregun e zi, por se nuk e mbante mend atë. Madje Mejdani, pretendonte se këtë mjet e kishte blerë kundrejt një vlere të konsiderueshme parash në mirëbesim. Pavarësisht këtij pretendimi, të Mejdanit, gjyqtari, Bujar Krasniqi, vendosi të dënojë Mejdanin me dy muaj burg dhe 300 mijë lekë të reja gjobë, me kusht që brenda 18 muajve të mos kryente asnjë vepër tjetër penale. Ndërkaq për mjetin e bllokuar, gjyqtari Krasniqi, vendosi që ai të kalonte në favor të shtetit. Vendimi i mësipërm me nr. 355, është shpallur, me 22 prill të vitit 2009, nga Gjykata e Tiranës. Të njëjtin qëndrim për çështjen, ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit që refuzoi t’i kthejë veturën Mejdanit, ndërsa konfirmoi kalimin e saj në favor të shtetit.

 

Ky shkrim u realizua me ndihmën e Agjencisë Daneze për Gazetarinë Investigative SCOOP

Makina e Nishanit

Comments are closed.