Der Mafia Familie des in die Luft gesprengten Richter Skerdilajd Kononi, wurden nun Grundstuecke in Sukth beschlagnahmt

Das wohl groesste Betrugs- und Landraub Geschaeft, der Salih Berisha Land Mafia, wobei ja allein Ilir Meta und Edi Rama, ebenso solche Geschaefte zu verantworten haben, wie u.a. immer noch nicht legalisierte 450 Hochhaeuser in Tirana.Man hat halt seine Strohleute, in alter Tradition. Europa – Salih Berisha

Inzwischen hat ein Gericht in Tirana, 58,6 Hektar Land beschlagnahmt, was sich die kriminellen Banden rund um die Salih Berisha Partei PD und dem sogenannten Richter Skerdilajd Konomi angeeignet hatten, bei der Ortschaft Sukth im Bezirk Durres. Die Ortschaft ist bekannt fuer Wild-West und als Ansiedlung Krimineller Banden, wo es immer zu Morden kommt. Man arbeitet gerne mit gefaelschten Testamenten und Faelschungen aller Art, was ueber 10 Jahre bekannt ist, fuer die korrupte Richter Bande in Durres. Jetzt hat die Mafia Familie Angst (die Strohleute, der Albaner PD Mafia des Salih Berisha, welche sich die Grundstuecke aneigneten, mit den sei ueber 10 Jahren bekannten Betrugs Methoden, von falschen Zeugen und mit Hilfe der bestechlichen Durres Richter und Behoerden: Ana Mitro, Fotaq Konomi (Vater von Skerdilajd Kononi), Vasillaq Goxhomani und Eleni Mima), vor weiteren Anschlaegen, denn man raeumt ja gerne in Albanien auch die echten Alt-Eigentuemer aus dem Wege, wie es Edi Rama vormachte, wo 450 Hochhaeuser immer noch auf Legalisierung warten, und vor allem ebenso die Skrapari Bande des Ilir Meta und wo die Salih Berisha Partei, so richtig, ebenso mitmischt in diesem Mega Terror Betrugs Manoever der Albanischen Mafia, welche identisch ist mit der Prominenz der Politiker (nur sehr wenige Ausnahmen)! Edison Konomi, sitzt in der Durres Stadt – Bezirks Verwaltung, um weiter sein Unwesen, wie viele andere prominente Verbrecher Clans dort treiben zu koennen. Natuerlich muss die Familie Konomni, nun Brief schreiben u.a. an den Partner im Betrugs Geschaeft Eduard Halimi, der sich Justiz Minister nennt, wie an den Teilhaber im Betrugs Geschaeft rund um die Grundstuecke im Golf von Laze, Industrie Zonen usw.. Muster Beispiel, ueber die vollkommen gescheiterte EU Justiz Mission EURALIUS und US Justiz Mission Opdat, ist die vollkommen korrupte Vorsitzende des hoechsten Gerichtes: Shpresa Becaj, wobei der Vorgaenger: Thimjo Kondi, schon schlimm war. Und immer geht es oft um Grundstuecke, wo jede gefaelschte Urkunde und wie hier im Kononi Fall, mehr wie offensichtlich getuerkte Gerichts Bestaetigungen nochmal bestaetigt werden.

Skerdilajd Konomi, ein typischer Mafia Richter in Albanien, den man in die Luft gesprengt hat 

After President, Konomi sends letter to Berisha

With two different letters, the relatives of Judge Konomi addressed the highest state leaders, the President and the Prime Minister, appealing them to solve the case of the murder of Judge Skerdilajd Konomi, and guaranteeing the safety of a just process for the case in which they are involved.

With the first public letter addressed to the President, the Minister of Justice and the Vice Chairman of the High Council of Justice, the Konomi family asks not only the protection of the family members, but also that of the judges that will treat the case of October 3rd.

“We are addressing you this letter in these difficult moments, as the highest warrantors of the justice system in Albania, based on your engagement that the authors of this macabre crime will be brought to justice as soon as possible. We hope that finally, the life and property of our family members will be protected by the force of the law that has vested in you this authority. For as long that the crime and the property case remains unsolved, we dread that our lives are in danger”, says the first letter.

This Monday, the Court of Tirana will review a suit filed by the families that pretend the same land that the Konomi family has inherited. They have demanded that the Supreme Court decision should not be executed; hence the family of the murdered judge is appealing for a just trial.

Without wanting to insinuate anything, we ask you to use your influence for having a calm and regular process, in full accordance with the law. Our family wants not only the protection of our relatives, but also that of the judge panel, against possible pressures. Finding the authors of the crime and finalizing the property ownership procedures is a way for easing the pain for the great loss, and for the state to give a good example of functionality. Despite the terrible crime and the threat that stands over the property ownership case, the Konomi family is determined to follow every legal means for their rights, regardless any criminal act that aims to obstruct justice”, declared the Konomi family in this letter.

Top Channel has secured another letter of the Konomi relatives, which they have sent to the Prime Minister Sali Berisha.

In this letter, the relatives of Skerdilajd Konomi not only express the fear for their lives and for losing their property through threats and manipulations from other structures, but they also express their suspicions that the murder is connected with the property in Durres. They appeal the Prime Minister to guarantee a just judicial process.

For five years, Skerdilajd tried to achieve justice with his family properties in Durres. Unfortunately, he was unable to finish it, although the Supreme Court had entitled him to it. We suspect that his murder is connected with this process. Following the verdict of the court, the family has applied for registering the lands in the Property Registration Office. Concerned that the result of this law could be compromised by direct or indirect manipulations, we expect from authorities to exert all the power vested to them by the law for guaranteeing justice. Fully trusting for your sincere support, we ask for the law to prevail over the terrible crime against Skerdilajd and for the future of our life, our property and children”, says the letter of the Prime Minister.

Diplomatic sources say for Top Channel that the relatives of Judge Konomi have sent a third letter to the main embassies in the country. 30 Shtator, 2011

30 Shtator, 2011

Aktualitet / Flash | nga AMA-News


Familja Konomi: Jemi të rrezikuar, të hënën kemi gjyqin për pronat
Familja e gjyqtarit të ekzekutuar pad ditë më parë ndihet e kërcënuar për jetën. Në një letër të dërguar sot publikisht Presidentit të Republikës dhe ministrit të Drejtësisë ata i bëjnë apel shtetit që ti marrë në mbrojtje, pasi ditën e hënë kanë një gjyq për çështjen e pronësisë. Mes të tjerave kanë bërë apel dhe për gjetjen autorëve të gjyqtarit Konomi i cili u vra në një atentat mafioz në mes të qytetit të Vlorës.


Më poshtë letra e plotë e familjes Konomi

Letër e Hapur

Drejtuar: Presidentit të Republikës Z. Bamir Topi, Ministrit të Drejtësisë, Z. Eduard Halimi  dhe Nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu

Të nderuar përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë,

Duke ju falënderuar për solidaritetin e shprehur ndaj familjes se gjykatësit Skerdilajd Konomi dhe për angazhimin publik kundër aktit të rëndë që i mori jetën djalit tonë, po ju drejtohemi në këto momente të vështira si përfaqësues dhe garantuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Duke u nisur nga zotimi juaj se fajtorët për këtë krim makabër do të vendosen përpara drejtësisë sa më parë, ne shpresojmë që më në fund, jeta dhe prona e familjarëve tanë të mbrohen me forcën e ligjit që ju ka veshur me autoritet.

Për sa kohë që krimi mbetet pa fajtorë dhe çështja e pronave e pazgjidhur, ne ndihemi të rrezikuar seriozisht për jetën. Nga çfarë dihet deri më sot, pronat e trashëguara nga familja, të cilat janë njohur dhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë, përbëjnë pistën kryesore te hetimeve.

Nisur nga kjo, frika jonë është edhe më e madhe tashmë që ndodhemi në pragun e një gjyqi i cili pritet të zhvillohet të hënën, më datë 3 tetor. Pa dashur të hamendësojmë asgjë, kërkojmë që ju të ushtroni të gjithë influencën tuaj që ky proces të zhvillohet sa më i qetë, i rregullt dhe në përputhje të plotë me ligjin. Familja jonë kërkon jo vetën mbrojtjen e pjesëtarëve tanë, por edhe të trupit gjykues ndaj presioneve të mundshme.

Gjetja e fajtorëve të vrasjes së Skerdilajdit dhe finalizimi i proceseve te pronësisë konform ligjit, do të lehtësojnë dhimbjen e familjarëve dhe do të japin një shembull të shkëlqyer të mirëfunksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Pavarësisht krimit të tmerrshëm që ndodhi, dhe kërcënimit që qëndron pezull mbi çështjen e pronave, familja Konomi është e vendosur të ndjekë çdo rrugë ligjore për të kërkuar të drejtën e saj, pavarësisht çdo akti kriminal që synon të pengojë drejtësinë.

Me besim në punën dhe angazhimin tuaj në zbatim të ligjit, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë për ne dhe për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate.

Punë të mbarë,

Familja Konomi

Flash / Intervista | nga AMA-News

Enkelejda Konomi: Vrasësi i Skerdit në mesin e pronarëve
Pak pasi i ka bërë publike letrat adresuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryeministrit të vendit, Sali Berisha, institucioneve të drejtësisë dhe selive kryesore diplomatike në vend,  Enkelejda Konomi, bashkëshortja e gjykatësit Skerdilajd Konomi, vrarë në mënyrë makabër në Vlorë, tregon tmerrin e familjes së saj, frikën që i shoqëron pjestarët e saj që nga dita e krimit dhe frikën për manipulimin e gjyqit për marrjen e pronave, tani, pasi Skerdilajdi nuk është më, por edhe çastet e fundit me bashkëshortin, i cili nuk e puthi dot të birin kur doli, se mos e zgjonte.

Ajo shpreh bindjen se krimi barbar që i mori jetën bashkëshortit të saj ka ndodhur pikërisht për pronat që familja e tij ka në bregdetin e Durrësit. Dhe për këtë arsye, ajo thotë se ndjehen të frikësuar e të tmerruar, pasi ai krim, u krye në atë formë pikërisht, që të na bënte të tërhiqeshim nga lufta jonë për marrjen e pronave. Në letrën e saj Enkelejda u bën thirrje zyrtarëve më të lartë që vrasësin ta kërkojnë pikërisht tek konflikti i pronave.

Përse e dërguat këtë letër të hapur? Keni frikë, përse kërkoni mbrojtje?

Kemi frikë, ne kemi frikë. Mesazhi ishte shumë i qartë, ishte shumë i hapur. Mesazhi për ne dhe familjen time ishte: “Mos u merrni më me pronat”. Të zhdukësh një njeri, si Skerdi, aq hapur dhe ashtu si u bë, mendojmë që ishte pikërisht ajo. Ne e dërguam letrën edhe sepse duam zbardhjen e këtij akti kriminal, duam drejtesi deri në fund.

Përse ia dërguat vetem presidentit, KLD dhe Ministrit të Drejtesisë?

Ne ia pasyqruam shtypit kështu, por në fakt letra iu është dërguar të gjithëve. Ambasadave, që nga ajo amerikane, gjermane, britanike e Osbe-së, etj, me të njëjtin tekst qe ju shpërnda edhe shtypit. Ia kemi dërguar edhe kryeministrit.

Pak më lart thatë se doni drejtësi deri në fund, çfarë nënkuptoni, drejtësi vetëm për krimin apo edhe çështje të tjera?

Së pari, kur thashë kemi frikë, e kam për të gjitha. Domethënë kemi frikë edhe për devijimin e gjyqit që është i hapur për pronat, nga influenca që mund të ketë për të ndryshuar rrjedhën e gjyqit. Kur kërkojmë influencë në letër nga autoritetet, e kemi fjalën pas veprimeve që ka ndërmarrë pala tjetër, për të thyer vendimin e Gjykatës së Lartë. E theksoj, këto veprime janë ndërmarrë nga pala kundërshtare dhe ne e kemi marrë vesh nga mediat këtë gjë. Dhe këto veprime, pala tjetër i ka ndërmarrë menjëherë pas vrasjes së tmerrshme të Skerdit. Ashtu si u bë vrasja e Skerdit, në mënyrën që u krye dhe ku, ishte mesazh për familjen për këtë çështyje.

Ju kishte thënë Skerdilajdi se ndihej i kërcënuar ?

Absolutisht jo, asnjëherë. Ishte i qetë, shumë i pastër, sepse ishte njeri i ligjit. Ai kishte pesë vjet qe e ndiqte këtë çështje. Po i kthehem prapë, Skerdi ishte njeri i ligjit, e dinte çfarë bënte, çfarë dokumentesh kishte ne duar. Ai ishte në të drejtën e tij dhe e kjo e çoi atje ku e çoi. Skerdi nuk e gëzoi te drejtën e tij, nuk e lanë ta gëzonte. Për këtë çështje, Skerdi nuk arriti të kishte në dorë, ta shihte te zbardhur vendimin e Gjykatës së Lartë

Si reagoi skerdi kur u dha vendimi I gjykates se larte për pronat ?

 Ishte i gëzuar. Normale, por nuk arriti të bënte ndonje plan se çdo bënte më tej. Jë thashë, nuk arriti të shikojë as vendimin e zbardhur.

Po nga puna si gjyqtar a ka patur ndonjeherë probleme apo kërcënime?

Kurrë, Skerdi ishte njeri i nderuar, të gjithë e dinë se kush ishte si në Gjykatën e Vlorës ku punoi ashtu edhe në Fier, edhe në Gjirokastër ku bëri stazhin si gjyqtar për një vit. Skerdi njihej si njeri ë matur dhe ë drejtë.

Shpresoni që do zbardhet vrasja e Skerdit?

Ne shpresojmë shumë. Unë shpresoj jashtëzakonisht. Shpresoj sidomos nga kolegët e tij, ata që e njihnin mirë. Nga ata që e panë si u zhduk, si u vra në mes të Vlorës.

Ju jeni thirrur për të dëshmuar?

Kam thënë këto që po ju them. Nuk është e vertëtë që ai ishte i shqetësuar së fundmi. Ai nuk ishte i shqetësuar, ishte tepër i qetë. madje edhe kur kishin çarë gomat e makinës dy ditë para ngjarjes, ai as që dyshoi, por mori makinën tjetër.

Mund të na tregosh për ditën e fundit me Skerdin?

Skerdi nuk po më çonte mua në punë, siç thonë gazetat. Unë jam me leje lindje të djalit, nuk dal nga shtëpia. Ai po dilte rreth orës nëntë pa dhjetë. Shkoi të puthte djalin ne krevat. I thashë të mos e puthte djalin se kisha frikë mos e zgjonte. Nuk e puthi. I tha mamit hajde mbyll deren, as kafen e mëngjesit nuk e piu. Pastaj ndodhi ajo që e dimë të gjithë tashmë.

Ti a je e trembur?

Po. Sigurisht që jam. Me atë zhdukje që iu bë, në mes te Vlorës, e panë të gjithë, jam e tmerruar.

Kush do ta ndjekë çështjen e pronave nga familja juaj?

Me çështjen e pronave me te cilat u mor Skerdi janë pesë trashegimtarë. Nga familja ime ka avokatë që do merren. Unë personalisht në datën 3 tetor nuk besoj të vij në atë gjyq. Më tej nuk e di./IDEA

Kërcënohet familja e gjyqtarit Konomi, kërkon mbrojtje
Kërcënohet familja e gjyqtarit Konomi, kërkon mbrojtje
20 30/09/2011 20:00 Familja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra nga një atentat me bombë në 9 shtator i këtij viti […]

Nach Monaten des Durres Chaos, wo wild herumgebaut wurde und erneut auf vielen privaten Grundstuecken, wie im Touristik Park und Touristik Zone gebaut wurde, hat man ein vorlauefiges Budget verabschiedet in Durres. Alle angeblichen Baugenehmigungen seit 1,5 Jahren, sind Luft und Betrugs Nummern, weil der Stadtrat sich selbst blockiert, vor allem durch kriminelle Banden rund um Agim Hoxha (Mafia Drogen Boss aus Shiak – Ex-Staatsanwalt von der Super Mafia des Ilir Meta, der Skrapari Bande), Agim Cela!

Immer die selben Leute, aber im Gegensatz zu 2002, wird das kriminelle Mafia Kartell geduldet vom Präfekten Genc Alizoti.
12/9/2007

4 Responses to “Der Mafia Familie des in die Luft gesprengten Richter Skerdilajd Kononi, wurden nun Grundstuecke in Sukth beschlagnahmt”

  1. agroni sagt:

    Jetzt vesucht die Staatsanwaltschaft in diesem groessten Betrugs Geschaeft, der kriminellen Richter in Durres, in Tirana und der Salih Berisha Regierung die echten Eigentuemer ausfindig zu machen.

    Identifikohet “kundërshtari” i pronave të Konomit
    2011-10-02

    Identifikohet “kundërshtari” i pronave të Konomit
    Masë arresti në Itali, gjykata shqiptare e liron
    Hetimet në Vlorë dhe mbajtja nën vëzhgim e të dyshuarve

    Ein Mafia Richter und Chef der Grundstücks Agentur in Durres, er nur Grundstücke erneut selber stahl und fälschte für Hintermänner und für sich selber.

    Die Hintermänner, welche über 1.000 Hektar Land stahlen, wobei jeder das in Albanien weiss, wer im Golf von Lezhe plötzlich Grundstücke hat und baute, ebenso in Hamallja.

  2. agroni sagt:

    update: 23.6.2013

    In Vlore wurde ein Sprengstoff Anschlag gegen das Auto des Staatsanwaltes Dorian Tafili verübt.

    Vlore Dorian Tafili

    http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/i-vihet-eksploziv-makines-se-prokurorit-te-vlores-dorian-tafili-163726.html

    Viele dieser kriminellen Grundstücks Urkunden, werden nun in Frage gestellt!

    “Konomi”, sot seanca gjyqësore për 175 ha tokë në Durrës (5)

    http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/10/03/%e2%80%9ckonomi%e2%80%9d-sot-seanca-gjyqesore-per-175-ha-toke-ne-durres/
    Prona 275 hektarë, sot vendimmarrja në gjykatë

    2011-10-03

    Prona 275 hektarë, sot vendimmarrja në gjykatë

    Kërkesat e trashëgimtarëve, përpara procesit gjyqësor
    “Vrasja e Skerdit për pronat”

    Procesi
    Familjarët e gjyqtarit të vrarë, i druhen ndërhyrjeve në procesin gjyqësor

    http://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/341f47e828e4efb66d883b2c1cf0c32f.html

  3. agroni sagt:

    Alles total Betrugs Geschäfte, der Albaner Mafia, gerade in Durres, aber es gibt auch viele Probleme mit dem Grundstück der Zement Fabrik in Fushe-Kruje! Nachträglich wurden viele Ackerland Grundstücke, plötzlich touristische Gegende, was Selbige immer schon vorher waren. Und immer diese Pervertierung des Gesetzes 7501, einer angeblichen Kompensierung, aber eben nur mit Ackerland und es ist sowieso Alles zusammen gefälscht, weil jeder mit Bestechung sich entschädigen lassen wollte.

    URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=105044
    Konfliktet për pronat, ja zonat e „nxehta“ në Durrës
    (Dërguar më: 03/10/11) Artur Korriku

    DURRES Pas 20 vjetësh qëkurse prona private u ligjërua si e tillë, në Durrës ka ende probleme të pazgjidhura të cilat rrezikojnë shpërthimin e konflikteve herë pas here. Problemet nuk janë vetëm në Gjirin e Lalëzit (ku përshihet edhe Hamallaj), por ato shtrihen edhe në zona të tjera duke përfshirë madje edhe vetë qytetin e Durrësit. Në disa zona ka përplasje mes vetë pronarëve, në disa të tjera Hipoteka nuk jua a njeh pronarëve tokat e marra sipas ligjit 7501 e në disa të tjera tokat në zonë turistike konsiderohen si toka bujqësore, pra si toka arë. Një pjesë e pronarëve, zakonisht ata të vegjlit, ka vite që nuk rreshtin së kërkuari ligjërimin e tokave të tyre, por deri tani nuk ja kanë dalë. Nuk duhen përjashtuar këtu edhe mijëra dosje në Agjencinë e Kthimit e Kompensimit të Pronave në Tiranë, të cilat presin përgjigje.
    ZONAT
    Në Qarkun e Durrësit janë 4 zona që kanë gjeneruar probleme të cilat kanë arritur deri në konflikte të rënda me pasojë edhe jetën e njerëzve të pafajshëm. Dy prej tyre gjenden në rrethin e Krujës dhe dy në rrethin e Durrësit. Në Krujë këto zona janë: Ish-kampi i pushimit në Qafë-Shtamë si dhe fabrika e çimentos në Fushë-Krujë. Ndërsa në Durrës ato ndodhen në Gjirin e Lalëzit dhe në zonën e Currilave. Problemet e shfaqura në këto territore ende nuk kanë marrë zgjidhje.
    KONFLIKTET
    Në Gjirin e Lalëzit janë të njohura problemet që kanë mes tyre pronarët e mëdhenj të tokave. Por janë edhe një kategori tjetër pronarësh të vegjël, të cilët kanë 17 apo 18 vjet që nuk po legalizojnë tokat e tyre. Janë 74 familje në Komunën e Ishmit që kanë përfituar toka sipas ligjit 7501, por që Hipoteka nuk jua legalizon. Këto toka arë gjenden në zonën turistike dhe sipas burime pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bëjnë pjesë në një zonë të pa azhurnuar (të pa hedhur në hartë). Dhe në një situatë të tillë Hipoteka nuk vepron. Banorët druhen se mos ndonjë ditë tokat e tyre mund të gdhijnë të rrethuara me tela. Pjesë e qytetit të Durrësit është edhe kodra e Currilave. Kjo kodër buzë detit i ka shpëtuar betonizimit falë disa rrethanave që kanë të bëjnë me pronësinë mbi të. Kjo kodër dikur ka qenë pjesë e fermës së Spitallës dhe një sipërfaqe e madhe e saj ju është dhënë ish-punëtorëve të kësaj ferme. Por ata nuk kanë mundur që të shtinë në dorë hipotekat për pronat e tyre, pasi më parë këto toka nga arë duhet të transformohen në toka në zonë turistike. Banorët ngrenë pyetjen përse nuk bëhet ky kalim? Edhe kjo kategori pronarësh ndjehet e frikësuar nga hienat që sillen vërdallë për t’i gllabëruar këto prona. Ndërsa në Fushë-Krujë, pranë fabrikës së çimentos, banorët janë në një konflikt 10-vjeçar me pronarët e fabrikës. Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti janë shënuar disa raste shpërthimi me tritol. Në Qafë-Shtamë konflikti është ndërmjet atyre që e kanë marrë ish-kampin e pushimit me ata që pretendojnë pronësinë mbi truallin ku ai është ngritur.

  4. Gjoka sagt:

    Abenteuerlich, was sich da eine Familie Shallvarit – Kononi zusammen gefälscht hatte, obwohl 1940, sogar Testamente gemacht wurden, wo man auf alle Ansprüche verzichtete und einem anderen Familien Mitglied die Grundstücke gehörten, welche an eine Italienische Agrar Firma verkauft wurden.

    17/10/2011 08:07
    7 ditë para vrasjes, padi e re për t’i marrë pronat Konomit
    Flamur Vezaj

    TIRANË- Prona e familjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, e cila dyshohet se është edhe motivi i vrasjes, ka shkuar në gjyq për herë të dytë vetëm një javë përpara ekzekutimit mafioz. Përfaqësuesit ligjor të familjes Toptani, njëherazi “pretendues” të të njëjtave prona Konomi fitoi në Gjykatën e Lartë, kanë paditur për të dytën herë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke i kërkuar t’i njihen si prona të tyre 58.6 hektar tokë që ndodhen në zonën e Hamallajve dhe Sukthit të qarkut Durrës. Sipas kësaj padie, e cila mban nr.12935 të regjistruar më datë 2 Shtator 2011 pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, nëntë trashëgimtarët e familjes Toptani kërkojnë që AKKP-ja të njohë të drejtën e pronës dhe t’i kompensohet pjesa e zënë që ndodhet në dy zonat kadastrale me nr.1925 dhe 3241 me një sipërfaqe prej 585.915 metër katror.

    “Me padinë e dorëzuar në Gjykatë, nëntë trashëgimtarët e familjes Toptani kërkojnë nga togat e zeza që të detyrojnë AKKP-në e Tiranës që të nxjerr vendimin për njohjen e të drejtës së pronësisë për zonat e lira si dhe kthimin dhe kompensimin e pronës së zënë që ndodhet në Hamallaj, Bashkia Sukth me një sipërfaqe totale prej 585.915 metër katror”,- thuhet në objektin e padisë së përpiluar nga përfaqësuesit ligjor të familjes Toptani.

    Sipas kësaj padie, kërkohet të njihet e drejta e pronës në nëntë parcela të ndryshme që ndodhen në zonën bregdetare të Durrësit. Kjo padi, pas hedhjes në short elektronik, ka përzgjedhur gjyqtaren Fatmira Hajdari si relatore të çështjes. Me marrjen në dorëzim të kësaj padie, gjyqtarja Hajdari kishte caktuar datën 7 Tetor 2011 ora 11:00 për shqyrtimin e seancës së parë, por, për shkak të ngarkesës së saj me masat e sigurisë, seanca e radhës është shtyrë për me datën 24 Tetor 2011 ora 11:00. Në këtë ditë pritet të paraqiten para gjyqtares Hajdari përfaqësuesit ligjore të nëntë paditësve të familjes Toptani dhe juristëve të zyrës së AKKP-së në Tiranë.

    Sipërfaqja e pronës që pretendohet nga nëntë trashëgimtarët e familjes Toptani, sipas të dhënave të dosjes hetimore të organit të akuzës që tashmë po heton vrasjen e gjyqtarit Konomi, ndodhen në zonat ku Gjykata e Lartë është shprehur se i takojnë trashëgimtarëve të familjes së çifligarit Miltjadh Shallvarit, ku pjesë e trashëgimtarëve është edhe familja e gjyqtarit të ndjerë Konomi. Ndërkohë, po pranë kësaj Gjykate por me gjyqtar tjetër, trashëgimtarët e familjes Toptani kanë paditur në Korrik të 2011 AKKP-në e Tiranës, duke i kërkuar togave të zeza të detyroj këtë institucion që të shprehet me vendim ku i njeh si trashëgimtar paditësit për një sipërfaqe prej 275 hektarëve tokë.

    Edhe kjo pronë, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë ndodhet në zonën ku ndodhet prona e çifligarit Shallvari ku bënë pjesë edhe familja e gjyqtarit të ndjerë Konomi. Në seancën e fundit të shqyrtimit të kësaj çështje gjyqtari Arjan Aliaj dëgjoi pretendimet e paditësve dhe i dha kohë deri më 5 dhjetor 2011 juristëve të AKKP-së të përgatisin prapësimit e tyre, kundrejt paditësve.

    Pronat e familjes Shallvari

    1. Parcela me nr:22/2, zona kadastrale nr.1925, fshati Hamallaj, Bashkia Sukth, Durrës,volumi 4, faqe nr.18, me sipërfaqe 85.000 m2,shtet.

    2. Parcela me nr:20/2, volumi nr.6, fq.104, lloji pyll, me sipërfaqe prej 202.200 m2, e ndodhur në zona kadastrale nr.1925, fshati Hamallaj, Bashkia Sukth, Durrës, shtet.

    3. Parcela me nr.22/4 volumi4, faqja nr.20, lloji pyll, me sipërfaqe 6900 m2, zona kadastrale nr.1925, fshati Hamallaj, Bashkia Sukth, Durrës, shtet.

    4. Parcela nr.2/1, e llojit tokë pa frutë, kënetë, zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth, e lirë, me sipërfaqe prej 167.585 m2.

    5. Parcela nr.2/2, e llojit pyll, zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth, e lirë, me sipërfaqe prej 20.846 m2.

    6. Parcela nr.232, e llojit kanal, e lirë, zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 21120 m2.

    7. Parcela nr.2/3, e llojit pyll, e lirë, zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 30675 m2.

    8. Parcela nr.3/1, e llojit pyll, e lirë, zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 5320 m2.

    9. Parcela me nr.1, e llojit pyll, e lirë, Zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 46375 m2.

    Historia e pronës nga viti 1919 e deri më sot

    Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, historia e pronës së shumë lakmuar në bregdetin e Durrësit, njihej me emrin “Çifligu Rrushkull” ose “Çifligu i Ri” sipas hartës së vitit 1919, kur prona e çifligarit Miltjadh Shallvari ndodhet e vijëzuar. Mitjadh Shallvari rezulton se ka vdekur më 17 maj 1933, por, katër vjet para ndarjes nga jeta, konkretisht më 8 maj 1929, të gjithë këtë pasuri i lë me testament bashkëshortes Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo. Ky testament u ekzekutua në vitin 1940, ku në zyrën e Hipotekës së Durrësit u depozitua një dokumente ku shtetasit Edita Shallvari, e bija e trashëgimlënësit Miltjadh Shallvari dhe Nikolo Shallvari, vëllai i trashëgimlënësit Miltjadh Shallvari, ku heqin dorë nga çdo e drejtë që mund t’u takojë për efekt trashëgimie mbi pronat që njiheshin si “Çfiligu i Rrushkullit” dhe “Çifligu i Ri”, duke i lënë ato në favor të shtetases Sllava Lubica Maria Amalia Lampo. Kjo ka qenë edhe koha kur bashkëshortja e Shallvarit u bë pronare e vetme e gjithë kësaj pasurie. Më datë 27 prill 1940, prona në fjalë iu dha kompanisë italiane (I.I.E.A) asokohe për një afat 99 vjet, por më 29 maj 1946, toka në fjalë u sekuestrua nga shteti shqiptar. Pikërisht tek ky vendim i sekuestrimit, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, më datë 5 tetor 2009 u bazua edhe kërkesa për të trashëguar pronën familja e gjyqtarit të Vlorës dhe trashëgimtarët e tjerë. Pra, duke pretenduar se toka i ishte marrë në 1946 nga shteti, tani duhej të kthehej. Konkretisht, me nr. transkriptimi 126, volumi 15, datë 29 maj 1946, prona ka kaluar në emër të shtetit, me kufizimet: Veri, Ali Bej Qoralliu, Faut bej Toptani, Zija bej Toptani, perëndim, deti, jug, lumi Erzen dhe lindje, Qanie Hanemi, Fuat bej Toptani. Prona në fjalë u konsiderua e konfiskuar në zbatim të ligjit 36, datë 14 janar 1945. Gjykata e Lartë, në përfundim të shqyrtimit vlerësoi se Gjykata e Durrësit kishte të drejtë, në vlerësimin e dhënies në përdorim të pronës tek kompania italiane, pasi nuk ka ndryshuar pronësia e tokës, ajo ka mbetur e trashëgimtares me testament.

    VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

    Pronat e Konomit

    I njihet e drejta pronësisë trashëgimtarëve ligjorë mbi një sipërfaqe toke prej 158 hektar në fshatin Hamallaj Durrës

    I njihet e drejta e pronësisë trashëgimtarëve ligjorë mbi një sipërfaqe toke prej rreth 165 hektar në fshatin Hamallaj Durrës

    I njihet e drejta e pronësisë trashëgimtarëve ligjorë mbi një sipërfaqe toke prej 2229 hektar pronë në fshatin Rrushkull, Durrës.

    Tokat që iu kthyen

    U kthehet në natyrë një sipërfaqja e lirë prej 150 hektar e ndodhur në Hamallaj, Durrës

    U kthehet në natyrë sipërfaqja e lirë prej rreth 151 hektar tokë të ndodhur në fshatin Hamallaj

    U kthehet në natyrë sipërfaqja e lirë prej 826 hektar tokë e ndodhur brenda fshatit Rrushkull, Durrës

    Tokat që u kompensohen

    U kompensohet sipërfaqja e zënë prej 141 hektar tokë

    U kompensohet sipërfaqja e zënë prej rreth 15 hektar tokë

    U kompensohet sipërfaqja e zënë prej rreth 85 hektar

    KUSH JANË PRETENDUESIT E KËSAJ PRONE NGA DY KRAHËT

    Trashëgimtarët e Toptanëve

    Abas Hamzaraj

    Alma Struga (Toptani)

    Azmi Toptani

    Bihter Toptani

    Jasemin Kosha (Mullaj)

    Jusuf Hamzaraj

    Merjeme Toptani

    Mimoza Jero (Toptani)

    Rezar Mullaj

    Trashëgimtarët e Shallvarit

    Ana Mitro (Veveçka)

    Fotaq Konomi (babai i gjyqtarit)

    Vasillaq Goxhomani

    Eleni Mima

    Polikseni Mima

    Marjeta Mima

    http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/10/17/7-dite-para-vrasjes-padi-e-re-per-ti-marre-pronat-konomit/