Bregdeti shqiptar „çmendet“ nga zhurma e çmimet e larta – Albaniens Strände: verseuchte Strände, Beton, Lärm, Mafia kontrolliert

Taliban Terrorist Salih Berisha und der Tourismus Betrug: Turizmi që mashtron

Bregdeti shqiptar „çmendet“ nga zhurma e çmimet e larta
http://koha.net/repository/images/17deti_1707110852_1.jpg

Publikuar: 17.07.2011 – 08:53Tiranë, 17 korrik –  “Ndotja” akustike, dhe çmimet e larta po shënojnë kulmin këtë sezon veror në çdo plazh të Shqipërisë. Sipas specialistëve të ISHP-ës, niveli i zhurmave është shumë herë më i lartë se norma e BE-së. Por ashtu edhe çmimet duke marrë për bazë të ardhurat e një familjeje mesatare shqiptare janë shumë të larta.

Niveli i ndotjes akustike në Shqipëri është në shifra alarmante dhe disa herë më i lartë se normat e lejuara nga BE. Nga 55 decibel që është norma e lejuar gjatë orëve të ditës, në qytetet më kryesore ajo e kalon këtë nivel, duke shkuar deri në 70 decibel. Më problematike është situata në zonat e plazheve, pasi në një kohë që në orët e mbrëmjes niveli i zhurmave nuk duhet të shkojë më shumë se 35 decibel, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin se ato shpesh herë kalojnë masën, duke shkuar deri në 50decibel.

Ky nivel “ndotje” që sjellin zhurmat dëmton rëndë edhe shëndetin, duke nisur nga humbja e dëgjimit deri në çrregullime të shëndetit mendor, thotë specialisti i ISHP-së, Arben Luzati, për Gazeta Shqiptare.

Një tjetër problem me të cilin duhet të përballen pushuesit janë çmimet shumë të larta. Abuzimi me çmimet nis që nga produktet bazë si çmimi i bukës, ku në zonat bregdetare nuk gjendet asnjëherë më pak se 120 lekë, me tej fillon me mungesën e plazheve publike, dhe çmimet e larta që një pushues duhet të paguajë për të marrë një çadër apo për të parkuar makinën. Kryesisht plazhet e rrethit të Vlorës, janë të zëna nga ata që kanë ndërtuar lokalet dhe hotelet. Qytetarët duke mos pasur mundësi të shkojnë me çadrat e tyre, detyrohen të paguajnë, ku vetëm një çadër me dy shezllona është minimalisht 500 lekë, ndërkohë që parkimi i automjeteve vijon nga 200-500 lekë. Pa llogaritur një kafe apo uji që mund të pinë pushuesit, i cili buzë detit nuk gjendet më poshtë se 100 lekë. Të vetmet zona ku nuk ka plazh privat janë zonat më të ndotura të qytetit të Vlorës, si Plazhi i Vjetër dhe zona përballë shkollës së Marinës ku derdhen kanalizimet e ujërave të zeza.
http://www.kohaditore.com/?page=1,3,62824

Bregdeti

Bregdeti „çmendet“ nga zhurma e çmimet e larta
Sipas specialistëve të ISHP-ës, niveli i zhurmave është shumë herë më i lartë se norma e BE-së. Po ashtu edhe çmimet duke marrë për bazë të ardhurat e një familjeje mesatare shqiptare janë shumë të larta.

Minister Alarm, wegen der Verschmutzung der Albanischen Strände und Tourismus Gegend
Wie 2011, wird es ein böses Erwachen gegen im Mafiös kontrollierten sogenannten Tourismus in Albanien, der im Dreck und Gestank untergegangen ist. Alle Konferenzen waren sinnlos, alle Vorlagen wurden wie die Gesetze ignoriert. Man baut weiter illegale Hotels, Appartment Anlagen, wovor der Albanischen Geheimdienst SHIS, im Juni im Albanischen Parlament warnte. Man hat Investoren nun “Immunität” gegeben, was zum total Chaos, schon durch die illegalen US Immunitäts Verträge ab 2003 führte. Der Titel könnte auch heissen:

Albaniens Urlaubs Strände sehen wie Industrie Abfall Zonen aus ( 1 2)

Armand Shkullaku: Turizmi që mashtron – der Albanische Tourismus Betrug

Turizmi që mashtron

Nëse nuk bëhet një plan kombëtar për ta shpëtuar ende sa ka kohë pjesën më të bukur të natyrës shqiptare, shkrimet e New York Times dhe këshillat e Lonely Planet do të mbeten një reklamë për një produkt kallp që do t’i zhgënjejë edhe turistët e huaj.

Nga Armand Shkullaku më 07 korrik 2011 në ora 13:38

Në barin e Dardan Islamit në Drimadhes janë të shumtë ata që diskutojnë nëse pushimet në jug të Shqipërisë janë zgjedhja e duhur. Ata nga Tirana, por edhe ata nga Prishtina, thonë se nga viti në vit jugu po ndryshon për keq. Të parët, nostalgjikë për vitet e dikurshme, ndihen të çorientuar nga kaosi i ndërtimeve dhe makinat e shumta që parkohen deri në breg të detit. Për të dytët, zbulimi i ujrave të tejdukshme të Dhërmiut, emocioni i turizmit “kuq e zi” dhe entusiazmi i rrugës së re që mbizotëronin deri dje ndaj pakënaqësive të rastit, sot ia ka lënë vendin mendimit se kjo pjesë e Shqipërisë nuk ofron një raport të drejtë cilësi- çmim. Jugu është i shtrenjtë, me shërbim të dobët, kushte mesatare pushimi, infrastrukturë kaotike dhe në rrezik degradimi të mëtejshëm nëse nuk vihet dorë. Debati rreth një shkrimi të fundit të New York Times për jugun dhe asaj që secili përjeton atje, çon tek pyetja se a ia vlen ende të kalohen pushimet në Shqipëri? A mjafton ekzotizmi dhe pastërtia e ujit për të pushuar pas një viti punë?

Kohët e fundit turizmi shqiptar është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore. New York Times, Financial Times, The Guardian, guida e famshme Lonely Planet dhe shumë portale të rëndësishme, po e paraqesin Shqipërinë si një nga vendet më tërheqëse për turizëm. Ushqimi, mikëpritja, ujërat e Jonit, çmimet e arsyeshme dhe pozita gjeografike janë disa prej elementëve që përbëjnë atraksionin shqiptar. Në udhëtimin e shkurtër nëpër Shqipëri, një gazetar i huaj vërtet që mund t’ia kalojë mirë veçanërisht nëse ka gjetur edhe shoqëruesin e duhur lokal. Ai mund të shijojë kënaqësitë e një turi bregdetar, të provojë peshkun e freskët, të kthejë ndonjë gotë tek Havana apo Lolly Pop apo të habitet duke parë një gomar të vërtetë që shërben ende si mjet transporti. Këto elementë i bëjnë rrëfimet për bregdetin shqiptar tërheqëse dhe ekzotike: një vend i vrigjër dhe kaq afër për t’u vizituar. Por ama gjithçka mbyllet këtu.

Në pamje të parë një paraqitje e tillë e turizmit shqiptar është pozitive. Eshtë një reklamë e mirë falas për një vend që krizat politike i janë shndërruar në menstruacione. Shqipëria ka nevojë të prodhojë diçka të mirë dhe këtë mundësi po ia jep natyra dhe pozita e saj gjeografike. Por ky reklamim thuajse sipërfaqësor i mediave të mëdha botërore për turizmin shqiptar ka dhe anën e tij negative. Së pari ai po u shërben autoriteteve për të mbuluar punën e dobët në turizëm. Reportazhet e gazetarëve të huaj po përdoren si dëshmi të Shqipërisë që ka ndryshuar, ndërkohë që gjendja e bregdetit (flasim për jugun se Durrësi nuk ka më shpresë) po shkon drejt rrënimit: betonizim dhe ndërtime pa rregull, ndotje e ujrave, tonelata mbeturina, godina të ish kampeve socialiste të mbetura si fantazma, shërbime sociale thuajse inekzistente. Qeveria mburret për rrugët, por ndërkohë nuk ka bërë thuajse asgjë për të rritur cilësinë e pushimit në jug të vendit. Së dyti, duke përballur ndikimin e këtyre mediave dhe guidave prestigjoze në orientimin e turistëve dhe mundësitë reale që ka Shqipëria, turizmi shqiptar mund të rezultojë një zhgënjim. Në reportazhet e shtypit të huaj flitet për plazhin e Gjipesë, por nuk thuhet se në Shqipëri nuk gjenden hotele apo resorte të kapaciteteve të nevojshme për të përballuar një fluks të madh turisitik. Se shërbimet e domosdoshme, duke filluar nga ai mjeksor e deri tek ato argëtuese, po ndikojnë dita- ditës që turizmi të shkojë drejt atij ditor dhe jo javor apo më gjatë.

Mbi të gjitha, gazetarët e huaj, të befasuar nga një vend që e zbulojnë për herë të parë dhe të kufizuar në kohë, nuk arrijnë në brendësi të problemit kryesor të turizmit shqiptar. Niveli i dobët dhe kultura mediokre e operatorëve turistikë të jugut së bashku me indiferencën e qeverisë po e kthen në zhgënjim rrëfimin për bregdetin magjik të Jonit. Kushtet e hoteleve në jug janë tepër larg nga standarti i çmimeve që ofrojnë. Ushqimi, me përjashtime të rralla, është i keq dhe i shtrenjtë në mënyrë të paarsyeshme. Shërbimi, të cilin e kënë vuajtur të gjithë ata që për të porositur një kafe kanë provuar limitet e durimit të tyre, është i aftë që në disa orë t’i shndërrojë pushimet në zborr. Të shtyrë vetëm nga fitimi dhe pa ndonjë strategji për ta zhvilluar e shtrirë në kohë biznesin e tyre, tregtarët dhe biznesmenët atje kërkojnë që në dy muaj të fitojnë sa për 1 vit. Ata kënaqen kur klienti nuk e kupton që peshku nuk është i freskët, që mjalti është i përzierë me sheqer apo pijet janë fallco, duke mos kuptuar që duke abuzuar me besimin e njerëzve po sharrojnë degën ku qëndrojnë vetë. Në 20 vitet e fundit, investimet serioze në jug të vendit mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Madje dhe ato më të thjeshtat, që na bëjnë përshtypje kur udhëtojmë jashtë, ku një shtëpi, një fermë apo një kantinë prodhojnë vajin e vet, verën, mjaltin, djathin, etj. Jo, në jug të Shqipërisë gjen vetëm tezga të dyshimta dhe spekulantë që mezi presin të ta hedhin. Ky është në fakt realiteti i rivierës shqiptare sot, produkt i impotencës së shtetit dhe injorancës së individit.

Nëse nuk bëhet një plan kombëtar për ta shpëtuar ende sa ka kohë pjesën më të bukur të natyrës shqiptare, shkrimet e New York Times dhe këshillat e Lonely Planet do të mbeten një reklamë për një produkt kallp që do t’i zhgënjejë edhe turistët e huaj. Sa për ata shqiptarë, jugu është kthyer më shumë në inerci se sa në kënaqësi të vërtetë. Tek bari i Dardanit diskutimet do të vazhdojnë edhe këtë verë…

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,877,57602

Letër e hapur për turizmin

ZAK TOPUZI

Vendosa dhe unë të bëj një letër te hapur, qameti të bëhet. E çfarë kanë të tjerët me tepër? Kam dhe unë nja dy ofiqe qe do t’i shtjelloj më poshtë e mund te quhem i rëndësishëm në turizëm. Ndoshta Zoti i madh më dëgjon e fjalët e mia, ua çon ne vesh atyre që duhet t’i…dëgjojnë. Jo se nuk kam folur me parë, por ndoshta në ketë moment pauze politike ata që duhet t’i dëgjojnë, janë më të lirë e ju hyn nga njëri vesh e nuk ju del nga ana tjetër. Zot, na ke falur pasuri natyrore pa fund e bregdet ekzotik  ne Jug. Por na le të varfër e më të varfër nga mendja. Na trajton si arabët, që ju ke dhënë naftën e ju le mjerimin e sherrin midis tyre. Shtjerja në vesh Presidentit të nderuar të mos dekretojë zgjedhje lokale në verë, se këta lokalët i turren karriges e lënë punët e stinës. Nuk pyesin për detyrën që  kanë e detyrimet ligjore ndaj banorëve te tyre, madje dhe të atyre që u kërkojnë votat. I lanë këtë vit plazhet me plehra e mbinë ndërtimet pa leje  ngado. Zot, na ndihmo të shpëtojmë nga kjo marrëzi kolektive! Zot, shtjerja në vesh Kryeministrit që Ministrinë e Turizmit ta bëjë edhe zv.kryeministër (le t’i bëjë të dyja), se vetëm kështu mund të kthehet në realitet slogani: “Turizmi, industri prioritare”. Dërgo një këshilltar te huaj për turizmin e me mjekër te bardhë, (do të ishin më mirë dy) që të mos ketë mundësi të vendosë veton kur votohen vendime për turizmin………………………

http://www.panorama.com.al/opinion/leter-e-hapur-per-turizmin

S.O.S vota – pseudo-demokratike – albania

10/07/2011 08:54

S.O.S vota

Nga Prof. As. Dr. Artan Xh. Duka

Me vendimin e 8 korrikut të Kolegjit Zgjedhor, gjasat për normalitet demokratik u zbehën më shumë. “Tullat” kryesore të murit demokratik – prona legale dhe vota e lirë, të vëna shtrembër sa më s’ka, e bëjnë ngrehinën pseudo-demokratike që “lartësohet” me nxitim, ndërtim pa “leje” amatoresk, kurdoherë në rrezik “shembjeje”. Pas 50 vjet monizëm dhe 20 vjet tranzicion, shoqëria shqiptare nuk e ka më luksin e anarkisë politike dhe ekonomike që privon normalitetin demokratik për një vend të NATO, aspirant në BE.

EU Brussels

BE, pako të re shpëtimi për Greqinë

09:16 am | BRUKSEL- Liderët e eurozonës që po marrin pjesë në një samit në Bruksel, janë pajtuar për një pako të re shpëtimi për Greqinë në vlerë prej 159 miliardë eurosh. Në një deklaratë të përbashkët, liderët thanë se ndihma e qeverive evropiane dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar kap…

Kor 22 2011 / Nuk ka Komente / Me Shume »

Aktualitet

Regjistrimi, përfitojnë 60 mijë prona në bregdet

Harta e regjistrimit te pronave ne bregdet1 10:02 am | Bashkimi Europian nis në Shqipëri procesin e regjistrimit fillestar të pronave në bregdet.Projekti, i cili kap shifrën e 1.5 milionë eurove shtrihet në Jug të vendit dhe përfshin regjistrimin e tokave për…

Die Albanischen Verfassung Richter, sind selbst in Grundstücks Geschäfte verwickelt, was seitdem Ex-Verfassungs Gerichts Präsidenten Timo Kondi bestens bekannt ist. Kondi fälschte seine eigenen Grundstücks Urkunden u.a. von 400 qm auf 4.000 qm, erhielt Appartments von der Mafia in Durres usw..

Anëtarët e Kushtetueses, apartamente të reja në plazh dhe qytet
2011-07-23

Fatjona Mejdini (KER

http://www.gazeta-shqip.com/politike/43ee9609397e46404a195a3c0a6a77e2.html

Kommentar: eine Gesellschaft, die von extrem kriminellen Geschäften lebt, vor allem vom Land Raub und gefälschten Grundstücks Urkunden. Auf Bau Genehmigungen verzichtet man vollkommen, oder auf die Funktion von Bau Gesetzen.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=216025&ref=fp

Plagët e turizmit bregdetar

Nga: Sazan Guri

Një përshkrim sprovë e specialistit të mjedisit jep një situatë turistike shqiptare me nota groteske por më shumë me një hidhërim të qartë, për shkallën e ulët të civilizimit që na rrethon kudo
Prej kohësh jemi ndruajtur të shkruajmë në pikun e turizmit, at`here kur edhe të dhemb më shumë, por jemi tutur se gjoja nuk qenkemi kështu atdhetar dhe ndikojmë në prishjen e imazhit turistik të vendit apo i bëjmë qejfin fqinjëve që nuk duan që ne të kemi bumin e shumëpritur turistik. Sigurisht, jo për të bërë rolin e shumë mediave, që godasin shumë herë, pa shkak çmimin e kripur të turizmit tonë dhe glorifikojnë si çmime shumë të lira ato jashtë. Në rolin e një qytetari me kërkesa, dhe jo të një qytetari të kënaqur me pak, nën syrin e një qytetari vëzhgues për të përmirësuar atë që sheh dhe jo të një snobi që shkon e shfryn jashtë, edhe si për t`u dukur, për të zezat e këtij vendi, pa le kur duan të ngrenë kredot e veta, duke sharë vendin e kombin nga vinë. Nejse. Le të kthehemi atje, ku duam të vëmë, por kësaj radhe, bisturinë mbi plagët e turizmit shqiptar. Më mirë, një apo dy vjet pa turizëm dhe pastaj shpërthim, se sa kështu me brek nëpër këmbë 20 vjet, rrudhe sot rrudhe mot, ku ujërat me lyrëra, me shkumë e me mutra, ende lundrojnë nëpër kanale deri në det, ku plastikat e letrat ende shkrumbohen në çdo cep të komunave shqiptare, por që gjatë beharit bien në sy ato të komunave bregdetare. Morëpo të vjen të plasësh. Fillo që nga Ballshi, Frataj, Memalia, Tepelena e Gjirokastra, ku djegia e plehrave të nxijnë rrugën dhe të përplas para syve qese e plastika të katranosura dhe mbasi shkon e pushon në Sarandë, janë prapë plehrat që të shoqërojnë, që ndonëse nuk digjen lëshojnë erën e vezëve të prishura përreth zones së kazanëve pa këmbë e pa mbulesë, pastaj kur Bashkia i lan se ankohen qytetarët, era e vezëve pushton qytetin turistik. Djegia e plehrave të nxijnë rrugën edhe në kthim, qysh në dalje të Sarandës, ku prej 20 vjetësh tymi i zi i tyre përzihet me atë të mielltë të guroreve aty pare. Tej në Borsh, i vëren që digjen aty pranë burimit lumë të pashtershëm. Drejt Himarës në të dalë, aty është nam fare. Qysh qindra metra më parë i sheh që përvëlohen si në një autokllavë natyrore, me mbulesë qiellin e hapur plehrat e qytetit me kulturë gjoja dhe greke një pjesë (se çfarë lidhje ka Himara me Greqinë, hajde gjeje, kur të gjithë mbiemrat i ka nga Mirëdita, si Gjini, Gjokaj, Zotaj, etj.) dhe kjo pamje nuk të shqitet edhe drejt Vunoit, edhe drejt Las Vegasit Dhermi, ku nuk gjen derman nga snobët dhe bosët që aty hanë e aty dhjesin, pa asnjë ndryshim për kësi punësh me Golemin e Durrësin. Profesioni na detyron që mos t`ju lemë injorant, ju të dashur pushues, por edhe ju z. Kryeministër, që edhe në Dhërmiun plazh të ndritur, ato ujërat me lyrëra, me ca si të zeza e me ca si m….., mbasi grumbullohen nëpër gropa gjoja shkëmbore, se ashtu lloj si në Dhërmi e në Golem vetëm septike nuk janë, (shumë pronarë dhe politikanë e përdorin akoma si term skeptike), thërrasin në fund të sezonit ndonjë makinë të (K)omunales që të heq ndonjë cope reçkë bebelino apo ndonjë pece grash që nuk tret dot shkëmbi gëlqeror, se pjesën tjetër të trashë e të hollë, atje ku lahesh zotrote e ke. Edhe ky qytet me kolonë grek e mban veten, megjithëse të gjithë mbiemrat i ka me origjinë nga Kruja, ku mbas rënies së saj në kohën e dushmanit osman, duke shkuar për në tokat e Alfonsit në Napoli, era i ktheu për në Himarë e Dhërmi. Edhe kjo, nejse, se është çështje tjetër. Sikur nuk mjaftojnë këto dy kuçedra, si flakja e ujërave të zeza dhe pjekja e plehrave për të trembur turistin e mençur, por për secilën nga këto komuna e bashki bregdetare, çdo njëri përballet me pamjet kaba të ndërtimeve pa kurrfarë sensi, ku vilës së bardhë, si pasha të ish turizmit të vjetër në Sarandë i rrinë si xhandar dy pallate 10-12 katësh nga prapa, ku më tej vëren në faqe të kodrës shkëmbore me qindra ndërtime si dobiça të mbjellë ferrave, pa kurrfarë lidhje, pa model gjeometrik, pa ndonjë simbol të caktuar, mur më mur me tjetrin, mur më gur me shkëmbin. Vitin e parë, pa ardhur tjetri, edhe sheh pak dritë e det, se pastaj puthu me Milon, vetëm kati i sipërm ka të nxjerrë pak kokën, si një zog i zënë nga bajga e lopës për të parë ndonjë anije që kalon aty pare. Po kur të del ai 20 katëshi, si div dragua i Dragobisë, që nuk ke me se e krahason? Si torre që mbron qytetin nuk të del se nuk është në kënd të qytetit, me qendër “down town” nuk të del se nuk është e sheshtë piaca, me kala të qytetit, nuk të del se nuk ka fortifikime natyrale rrethues. E di çke, gjeje vetë i dashur lexues. Po andej nga pllakat, që në vijë të parë, dikur ndesheshim me bunkerë, i shamë dhe i prishëm ata bashkë me regjimin, mirë bëmë, dhe tani i zëvendësuam me ngrehina 12 katëshe, që të zënë firomën nga sipër, dhe ti plazhisti nuk kupton pse nuk mbushesh dot me frymë, megjithëse pranë detit. Nuk ka libër urban, as të historisë botërore dhe as të eksperiencës së vendit, të rrok katrahurën urbane në Sarandë. Po pse vetëm në Sarandë? Po në Vlorë?! Ku rreshti i parë të ngrihet drejt e me pallate 9-12 kate me diell e det, dhe të tjerat si burg pas, me hënë e natë. Ethet e arit blu po i zënë sytë edhe arkitektit më të mirë, edhe urbanistit më të zotë, po pse jo dhe të ashtuquajturve mjedisorë, ku askush nuk po arrin të thërrasë memorien apo arsyen e kombit, që më parë intituivisht i ndërtonte këto qytete si brezare, më sakt si amfiteatre natyrorë, ku secila prej banesave kishte detin e dritën e vet, diellin dhe hënën përjetë. Dhe ashtu si paçavure urbane, edhe emrat që iu bashkangjiten, po ashtu tingëllojnë. Vini re me ç’emra thirren hotelet e bregdetit! Ku fjete e pyet tjetrin? Tek Capi, po ti, tek Cupi. Po për të ngrënë? Tek Pupi. Në vend se të memorizohet e kaluara fisnike historike, sidomos kur brezat e rinj dhe situatat sot janë në nevojë. Të duket sikur historia fillon sot me këta politikanë e biznesmena, zaptues të brigjeve të detit deri edhe pushtues të hapësirave detare, ku edhe piratët e kohës së Teutës së Ilirëve, as ata të mbretërve Bullgar e Serb, madje as sulltanët Mehmet e Mahmut, more po as diktatori, nuk mundën t’i uzurponin këto territore. Po ja, e more, or mos u ngopsh, po pse e vret bukurinë në Shën Pjetër, po pse e lë pa jetë rrugën Ujë i ftohtë – Skelë?. E dini çfarë ndodh në këtë rrugë të dashur lexues. Mbasi kërkon të hidhesh njëherë tej nga Vlora, kur pushon në Rradhimë e Orikum, mbasi torturohesh nga zvarritja pa mbarim të duket sikur shpëton sa futesh në ujë të ftohtë. Një makth tjetër të pushton. Të gjitha automjetet i drejtohen Vlorës, dhe kujt, një qendre tregtare me të drejt si Riviera, si e vetmja pikë sociopetale që mbledh njerëz, ndërkohë që “tanë” kjo rrugë duhet të ziente nga shërbimi turistik. Mirëpo, si kudo alla golemçe, bregdeti iu përket jo pushuesëve, jo turistëve, jo emigrantëve të shplodhen, por lakmiqarëve me shtëpi të dyta që kësisoj ndrydhin pasuritë e vendit, në vend se të fitonin, ata dhe ne bashkë, nga ato. Ndaj dhe kjo rrugë me shtëpi bosh, flinte në pikun e punës në vend se të gumëzhinte. Nejse, vinte një moment e mbrije tek Riviera. Do ecje e do kundruallje ndonjë dyqan të stolisur, në fakt me konfeksione “made in Italia”, por me shërbim “made in Labçe”, që mbasi i bën disa pyetje, ai, (Bosi i lokalit) të gjegjet, ti or vlla, e paske listën e kërkesave më të madhe se ajo e menysë. Pse me kaq do t’i mbyllësh plagët turistike në qytetin Vlorë? Do ruhesh nga ndonjë pickamë uji, e ngritur nga pllakat qysh nga koha e “qoftlargut”, që lëvizin trotuarëve mbas vaditjeve nga pronarët e lokaleve aty pranë. E më në fund, ashtu i rraskapitur kthehesh për të automjeti, që mezi i “keshje” gjetur një zgëq, kur të thonë se një polic po kërkon kacavidë për të të hequr targën. Po këtu nuk ka tabelë, i them. Nejse xhanëm, kuptoj gjobën, po kaçavidën pse e kërkon?!. Ke targë Tiranë vlla, po ik të q…..udhët, se po vjen ai me kaçavidë në dorë. Dhe ika, që të mos shtoja më plagët nga turizmi shqiptar.

http://www.revistamapo.com/lexo.php?id=3217

5 Responses to “Bregdeti shqiptar „çmendet“ nga zhurma e çmimet e larta – Albaniens Strände: verseuchte Strände, Beton, Lärm, Mafia kontrolliert”

  1. Insider sagt:

  2. Gjoka sagt:

    Shumë turistë, pak fitime
    2011-12-13
    Nëntori mbyllet keq, pritet rishikimi
    Shumë turistë, pak fitime
    Investimet e huaja ulen me 25 për qind
    Vera

    Gjatë sezonit turistik të këtij viti të ardhurat ranë me 12 për qind

    Numri i turistëve të huaj është rritur në mënyrë drastike gjatë këtij viti, por paratë që ata kanë lënë në Shqipëri janë reduktuar. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e llogarisë korrente të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Shërbimet e udhëtimit gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti shënuan një bilanc neto prej 19 milionë eurosh, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2010 qe shënuar vlera neto prej 177 milionë eurosh. Të ardhurat nga shërbimet e udhëtimit për nëntëmujorin qenë 884 milionë euro, me rënie 8 për qind në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë që shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit u rritën në 864 milionë euro ose 10 për qind më shumë se sa një vit më parë. Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para këtë vit jashtë vendit, veçanërisht për shkak të heqjes së regjimit të vizave me zonën “Shengen”, gjë që i dha mundësi popullatës të vizitonte familjarët e tyre jashtë vendit. Ndërkohë, kureshtja i shtyu shumë shqiptarë të bëjnë pushimet e verës në Greqi apo vende të tjera….
    http://www.gazeta-shqip.com/ekonomi/80997aff567114a4de898d9f1c4f438b.html

  3. Zogaj Leku sagt:

    Në kutinë e magjistarit! Udhëtim në jugun dhe mesin e Shqipërisë
    (Dërguar më: 30/03/12) Dritan Hila
    URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=113578

    Nuk dihet pse, kur duan të përshkruajnë një udhëtim apo tërësinë e vendit të tyre, shqiptarët thonë “nga Jugu në Veri”. Gjithë kombet e tjera përdorin renditjen e anasjelltë. Mbase në shqip kjo vjen nga lehtësia fonetike në shqiptimin e këtij togfjalëshi, apo kushedi nga cila arsye ngulitur thellë në historinë e gjuhës tonë, por është edhe mënyra për të filluar një udhëtim në tokën e atyre që sot quhen shqiptarë. Për të hyrë në ekstremin jugor të vendit, janë dy porta: Ajo e Qafë-Botës dhe e ajo Kakavijës. Nëse dëshiron të hysh nga Qafë-Bota, rruga greke që të çon aty, menjëherë mbas qytetit të fundit grek të Igumenicës, atrofizohet dhe të vjen çudi kur ndalon në një doganë të madhe. Me siguri funksionari grek që ka miratuar projektin, nuk e ka pasur idenë se gjithë ajo bina nuk shkonte me infrastrukturën që të çonte tek ajo. Ose ndoshta e kanë bërë për reciprocitet të doganës shqiptare, e cila është e standarteve europiane. Rruga që vazhdon pasi ke kaluar postbllokun shqiptar, është superstradë e standarteve të larta, dhe këtë me sa duket e ka ndihmuar mungesa e një rruge të vjetër, çka e ka bërë projektuesin të hedhë në letër një gjurmë tërësisht të re. Rruga shtrihet midis maleve të zhveshura. Ashtu si shumë shqiptarëve iu ka bërë përshtypje kur kanë kaluar kufijtë tokësorë të atdheut, se si matanë kufirit ka gjelbërim, i cili mbaron si i prerë me thikë aty ku fillon Shqipëria zyrtare, edhe në rastin e Qafë-Botës nuk bën përjashtim. Ndonjë filiz i gjelbër që lind ndrojtur pas dimrit në shpatet e zhveshura të maleve, nuk do ta ketë të gjatë, pasi vjen vera dhe barinjtë i vënë flakën faqeve të malit, për të stimuluar kullotën e re. Për disa kile djathë e qumësht, bëjnë një masakër ekologjike. Por nuk është vetëm faktori human shkaku i shkretisë së florës. Me siguri, fqinjët tanë, kur kanë kërkuar vendosjen e kufijve të Shqipërisë, kanë marrë tokat më pjellore dhe të përshtatshme për bujqësi dhe pyje, dhe lënë shqiptarëve ato jo prodhuese, të shkreta dhe kënetore. Ngjarja e fundit e marrëveshjes detare, dëshmoi rishtas se kur iu duhet një pasuri që shfaqet papritur në truallin shqiptar, do gjejnë edhe një shqiptar që është gati ta shesë. Por duke iu kthyer rrugës, çudia vazhdon disa minuta dhe segmenti europian mbaron. Pak kilometra, dhe nëse has në ndonjë këmbësor, duhet të drejtosh pyetjen e çuditshme se “cila është rruga që nuk të çon në Livadhja”? Nëse të vjen turp, apo të duket alogjike ky formulim, përfundon në shtratin e rrugës së re, i cili është akoma i paasfaltuar dhe rrezikon çarjen e gomave. Një grup italianësh që kishin kuturisur në këtë aventurë, kishin parkuar anës rrugës me dy goma të kamperit të tyre të çara, dhe në fytyrë iu lexohej dëshpërimi, ndërsa nga gjestet dhe hapja e gojës, përtej xhamit dukej qartas se ajri ishte mbushur me sharje të pasura. Në kryqëzimin afër Sarandës, ndodhesh përballë dilemës se cili është degëzimi i asaj që në gjuhën e përditshme quhet “Rruga e Bregut”. Tabelat e sinjalistikës janë inekzistente dhe mund të përfundosh në Sarandë. Qyteti i dikurshëm i quajtur nga Musolini me emrin e të bijës “Porto Eda”, apo nga fqinjët grekë “Dyzet shenjtorët”, Saranda, është kthyer në një monstër urbanistike. Nëse mendon të hidhesh për vizitë deri në Butrint, në rrugën që të çon nuk ekziston më vija bregdetare shkëmbore me ujë të kristaltë dhe pishat detare që vishnin faqet e kodrave. Buzërrugët janë kafshuar dhe inertet janë hedhur pikërisht mbi vijën bregdetare që natyrës i janë dashur shekuj ta lëmojë. Ndërtues të pangopur, të zgjedhur vendorë të limaksur për pasuri, e kanë shkatërruar. Njeriu normal pyet veten pse duhet blerë një banesë mijëra eurosh, për të parë një shëmti të tillë? Është e mira të mos gabosh rrugën dhe tëkthehesh në Sarandë, për të ruajtur kujtimin e dikurshëm. Ndaj tek kryqëzimi që është pa hyrë në qytet, rishtas duhet të bësh zakonin e muhaxhirit dhe të pyesësh ndonjë kalimtar rasti, që mos degdisesh në Delvinë dhe të trishtohesh nga pamja e saj prej qyteti-fantazmë. Sapo ke marrë drejtimin e duhur drejt fshatrave të bregut, për disa kilometra, anës rrugës, syri të shëtit mbi plehra ose inerte të hedhura nga ndërtuesit apo Bashkia e Sarandës. Pamje më atraktive se kjo për turistin e huaj nuk mund të ketë! Në gjithë gjatësinë e tij segmenti kalon në gjurmën e vjetër, dhe rindërtimi i reklamuar me aq bujë nga kryeministri i vendit, konsiston në asfaltimin, disa zgjerime dhe mbrojtëse anësore të rrugës, të cilën nuk dihet se kush e ndërtoi për herë të parë. Asfalti gjarpëron mes fshatrave, dhe vende–vende, ngushtohet nga muret e shtëpive, duke rrezikuar aksidentin. Dukshëm, është rrugë utilitare e ndërtuar për nevojat e shtatë fshatrave, që nuk ka lidhje me turizmin dhe shfrytëzimin e resurseve të bregdetit, pasi shumicën e saj, kalon larg vijës detare dhe nuk ka perspektivë zgjerimi. Në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, ishte në plan ndërtimi i një rruge krejtësisht të re, e cila do kalonte afër vijës detare, duke e bërë të mundur shfrytëzimin e potencialeve të saj, por si çdo projekt europian, u silurua nga Berisha sipas motos së tij “prish gjyma e bëj kanaçe”, dhe përfundoi në këtë shteg të asfaltuar që është sot. Ndërkohë që në periudhën e verës janë të përmbytura nga shqiptarë të ultësirës perëndimore, dhe më pak të Kosovës, në dimër, fshatrat kthehen në vetminë e tyre. Lukova të fut frikën me apartamentet e kohës së socializmit, tashmë të braktisura në shumicën e tyre. Brezaret e dikurshme me agrume, sot mezi duken të mbuluara nga bimësia e egër. Viti 2012-të, duket se ka prurë edhe qetësinë politike në këto anë. Don Kishoti i Vorio-Epirit, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Bollanoja, ka nisur turet nëpër botë që të ndezë zemrat e pleqve të Megali Idhesë. Fosil i shëmtisë shqiptare, kur raca jonë bëhet mercenar i të huajve kundër vendit të tij, mbase mbledh forcat për sulm të ri, por Himarën e ka lënë të qetë, duke i lënë trashëgim disa ndërtime monstruoze pallatesh. A thua ai ndërtues që i ka bërë, ia ka njomur dorën lejelëshuesit? Vështirë të jetë e kundërta. Por, Himara nuk njihet më, krahasuar me dhjetë vjet më parë. Kuptohet, është shëmtuar. Megjithëse me infrastrukturë rudimentare, mundësia e lëvizjes së shqiptarëve ka rrëzuar mitin e një bregdeti të pashoq dhe të virgjër. Kemi një breg deti me bukuri normale për standardet e Greqisë apo Kroacisë; të vogël për shtatë milionë shqiptarë; të trajtuar në mënyrë barbare. Ngastra të vogla ende të paprekura, do shërbejnë si burim fitimi për një grusht njerëzish dhe në këtë rast nuk duhet shumë hamendësi për ta kuptuar se kush do jenë. Por si pol atraksioni e pushimi për njerëzit e zakonshëm, ky bregdet nuk ekziston më. Mungesa e planeve të zhvillimit, mungesa e arkitekturës harmonike me traditën dhe ambientin, janë të gjitha premisa, në mos faktorë tashmë, që vija bregdetare shqiptare, të jetë pa perspektivë. Kuzhina lë për të dëshiruar. Në shumicën e asaj çka të ofrohet, produktet bujqësore janë të importit. Megjithëse kalon afër detit dhe është në traditën e bregasve konsumimi i frutave të detit, këshillohet të hash mish në hell, pasi në të kundërtën mund të përtypësh peshk, karkaleca, kallamarë apo oktapodë grekë të shkrirë ditë përpara. Gjuetia me dinamit e ka shndërruar botën nënujore të rivierës joniane në një shkretëtirë të pabanuar nga fauna detare. Pa folur për gatimin që është një miks shqiptaro-greko-italian, duke të dhënë surogato. Edhe restorantet e prodhimeve të detit që ngrihen në segmentin Orikum – Vlorë, pavarësisht pretendimeve se ofrojnë meny të kuzhinës famëmadhe të Pulias, rajonit italian shtatëdhjetë kilometra përballë, në realitet janë llafollogji. Dhe sytë tek fatura. Mund të jetë aq e kripur, sa uji i detit shëmbëllen me sherbet. I vetmi produkt ku mund të ecësh me këmbë të sigurta, është mishi i hellit. Aq më mirë nëse e ha në fshatrat e thellë si Dukati. Këtë me sa duket e kanë kuptuar turistët vendas, që konsumojnë në Qafën e Llogarasë qengja e keca, në sasi që Gargantuasë do t’i dukej vetja midis të barabartëve. Pasi ke përshkruar njëqind e ca kilometrat që ndajnë Sarandën me Vlorën për tre orë, dhe shpreson të çlodhesh në kryeqendrën shpirtërore të shqiptarëve, duhet ta harrosh. Nuk të pushon syri, pasi ndërtimet e egra kanë filluar edhe matanë tunelit. Pallate shumëkatëshe kanë mbirë në Vlorë, me stil dhe arkitekturë që nuk ka lidhje me qytetin bregdetar. Është e njëjta arkitekturë që lulëzon në çdo qendër urbane shqiptare, ku ndërtohen godina mastodontike për të pasur sa më shumë përfitime, duke goditur në mënyrë të parikuperueshme imazhin e qytetit. Nuk të pushon trupi, pasi të shkundin gropat dhe të mbyt pluhuri. Kur del nga qyteti, duhet të marrësh rrugën që të çon në Tiranë. Është një autostradë ende në mes të saj si gjatësi dhe në gjysmë si gjerësi. Ashtu si segmenti që lidh Tepelenën me Fierin, edhe kjo ishte planifikuar nga ish-qeveria socialiste të ndërtohej brenda vitit 2007-të. Spartak Poçi, atëherë ministër i Transporteve, kishte firmosur marrëveshjet për financimin nga pala italiane të këtyre rrugëve. Asnjë kacidhe nuk do nxirrte nga xhepi taksapaguesi shqiptar. Por në 2005-ën, si për inat të vlonjatëve që e rrëzuan nga pushteti, apo të jugut të vendit që nuk e ka votuar kurrë, Berisha filloi akrobacitë me pretekstin se do ndryshonte trajektoren duke e kaluar nga Berati, dhe pastaj duke u kthyer në projektin fillestar. Natyrisht që italianët nuk mund të financonin një projekt pa fizibilitet, krahasuar me një tjetër që kishte marrë udhë. Rezultati është që, ende sot e kësaj dite Vlora është tre orë larg nga Tirana, po aq sa Prishtina, ndërsa Gjirokastra nga kryeqyteti, pesë orë. Në krahun tjetër, punimet e filluara në segmentin Levan – Tepelenë përparojnë me tempin e breshkës. Gjendja e rrugës ka vite që është skandaloze. Kur ra dëbora e këtij viti dhe bllokoi komunikacionet në jug, në Gjirokastër doli thënia: “Rrugën e Kakavijës të kemi në rregull, pa ajo për Tiranë nuk na prish punë”. Këtë arriti ky farë patrioti që sot është kryeministër: t’iu zvjerdhë vendin e tyre shqiptarëve. Nëse në të shkuarën do financoheshin nga të huajt, sot financohen nga buxheti i shtetit shqiptar, që është i tretur e i rrjepur. Gjithë bubullimat e Berishës opozitar, nuk kishin hallin e financave shqiptare. Mefshtësia e socialistëve, bëri që Berisha të realizojë qëllimet: Rrugët të ndërtohen nga miqtë e tij, të cilët i nxjerrin kostot sipas qejfit dhe borxhet me interesa do t’i paguajnë shqiptarët. Hakmarrje më të plotë ndaj atyre që e zbythën nga pushteti as ai vetë nuk e kishte ëndërruar. Kush mendon të shkojë nga Tirana duke hyrë nga Kakavija dhe të kombinojë udhëtimin me atraksionin turistik, bën mirë të ndjekë rrugën e bregut, pavarësish vështirësive të saj. Pasi kalon nëpër fshatrat e Dropullit të Poshtëm, të cilët ende respektojnë vijën e verdhë dhe rregullat e ndërtimit, por fushat për shkak të largimit të rinisë janë djerrë, syri të has Gjirokastrën, e cila është në agoninë e saj. Ndërtimet shumëkatëshe në zonën fushore dhe rrënime apo modifikimet në atë muzeale, po e shndërrojnë një ndër qytetet më të bukura të botës dhe djepin e inteligjencës së jugut, në një vendbanim të zakonshëm që është drejt fundit. Më tej, Tepelena, Memaliaj, Ballshi dhe fshatrat buzë rruge, janë në vyshkjen e tyre. Këtyre i fundit dhe fshatrat përreth nuk iu kalon rruga e re afër. Vite përpara, kur shoqëroja disa miq italianë, ata u mahnitën nga kodrat e bukura të Mallakastrës dhe i krahasuan me ato të Toskanës, të përshtatshme për vreshtari. Shumë shpejt, banorëve të tyre do iu duhet të mendojnë zhvendosjen. Pas takimit që bën në Fier rruga e nisur nga Kakavija apo Qafë-Bota, futesh në segmentin që shumë shqiptarë e njohin. Sa fillon t’i japësh gaz makinës, do të dalë përpara ndonjë polic rrugor me makinën e tij private që ka dalë mos peshkojë ndonjë lek, ose një nga rrethrrotullimet e shumta të kësaj rruge,- shpikje idiote e projektuesit të saj,- dhe t’i do ulësh shpejtësinë. Në horizont duket monstra socialiste-demokratikase e plazhit të Golemit dhe Durrësit: Dëshmi se kriminaliteti shqiptar ndaj natyrës, dhe mungesa e shijeve estetike dhe arkitekturore, nuk ka ngjyrë. Nëse kryeministri shqiptar mburret me turizmin dhe kapacitetet shqiptare të përthithjes së tij, ka parasysh këtë copë të territorit shqiptar, ku dikur një brez rëre i artë me qindra metra gjerësi dhe gjatësi kilometrike, kombinohej me pishat, që e kufizonin dhe njëkohësisht e ndërthurnin me kodrat e buta. Sot, kjo tokë mbulohet nga një xhungël pallatesh shumëkatëshe ku njerëzit mund t’i japin dorën njëri-tjetrit nga ballkonet respektive. Ndërtesat e stërmëdha nuk kanë lidhje dhe harmoni me territorin; kanalizimet e ujërave të zeza nuk ekzistojnë, ndërsa uji me orar vjen nga depozita që nuk pastrohen kurrë, duke e kthyer zonën në qendër urbane të ngjashme me “favellas”-et e Brazilit, se sa me një qytet europian. Nëse hyn brenda, utilitarizmi minimalist i ndërtuesve shqiptarë ka lënë gjurmët e tij: Shkallë të pandriçuara, dhoma me pamje në çdo drejtim të horizontit, por jo nga deti; pllaka dhe hidrosanitare të cilësisë më të ulët, të montuara keq nga ish-bujq apo barinj të kthyer në muratorë dhe hidraulikë. Në hotel do kesh rastin të flesh në çarçafë poliestre që të gërryejnë si letër smeril, dhe të hash menynë të gatuar me mishra frigoriferi pa shije. Çmimi, natyrisht që është më i shtrenjtë se në hotelet greke apo italiane. Gjelbërimi, pra ajo që bota quan pemë dhe lule, është diçka sporadike. “Lulja është mobilja më e bukur”, thoshin grekët e lashtë. Arkitektët dhe administratorët e rinj shqiptarë, nuk kanë lidhje me parimet mbi të cilat është ngritur bota civile tej kufijve tanë. Durrësi, dikur një qytet i këndshëm me ndërtimet e tij paqendjellëse dhe banorët e butë dhe të qetë, sot është kthyer në të njëjtën monstër urbanistike që të has syri ngado. Dhe të mendosh që nëse ke hyrë nga Kakavija, të janë dashur katër orë, apo nga Qaf-Bota, të janë dashur shtatë, që të mbërrish në këtë qytet, mendon se sa i vështirë është ky vend! Pronari i Shqipërisë, mundohet ta shesë për atë që nuk është vendin e tij; pronari i pallatit ndërtesën; pronari i lokalit ushqimin! Që të gjitha të deformuara ose pa shije, por shpresojnë në aftësitë e tyre prej magjistarësh.
    Të flasësh për Tiranën, tashmë nuk ka kuptim, pasi nuk ka shqiptar që nuk e njeh. Por një udhëtim nga kryeqyteti drejt Prishtinës ia vlen, pasi me këtë rast shikon atë që dikujt i pëlqen ta quajë “Rruga e Kombit”, duke parë me sytë e tu, nëse janë të vërteta të gjitha sa thonë për të, por edhe për të njohur racën që jeton matanë kufijve zyrtarë të Shqipërisë së sotme, dhe ndryshimin që kanë sjellë njëqind vjet ndarje midis vëllezërve binjakë. Për këtë duhet udhëtim tjetër dhe ditë tjetër, pasi të kesh fjetur më përpara në Tiranë. Një udhëtim që vazhdon nesër.

  4. BuckZiesMutter sagt:

    270 illegale Gebäude an der Küste von Durres und Vlore, sind auf Lehm und Sand gebaut, durch eine Idioten Mafia, was ebenso extrem Regen und Erdbeben gefährdet ist.

    Obwohl diese Artikel Stiftungen in einigen quadratischen Tiefe haben, Sand technisch „produziert“ rhythmische Risiko gegen sie, denn wie wir wissen, ist es die Fähigkeit, sich zu verflüssigen hat, fließt auch einen Film der Erde, die mehr von Erdbeben mit mittleren bis hohen Niveau, obwohl diese Erdbeben, kann Hunderte von Meilen vom Epizentrum und den Bereich der Operation. Daher nach Spezialisten, schafft die Grundlage für die Erde die allmähliche Sinken zusammen mit sinkenden Gebäude, das geht bis zu 7 Metern Tiefe, wie es mit Nachbarschaft auf ehemaligen Sumpfgebiet in Durres gebaut passiert.

    20 Nëntor, 2012 Opinione | nga AMA-News
    Bregdeti shqiptar, tsunamet, shkak i nxitjes prej “rrumpallës ndërtimore”
    NGA: PERPARIM HALILI
    Pak ditë më parë, në thellësi të tokës në zonën e Fierit, u ndje një lëkundje e fortë tërmeti. Sipas specialistëve, nëse kjo lëkundje do të ishte në zonën detare, do të krijonte një tsunam. Faktikisht, në Shqipëri ne ende nuk kemi dokumentime për raste tsunamesh, apo tërmetesh të shkaktuar në vijën apo brenda detit Adriatik. Por raste të tilla, janë përsëritur në shumë qytete bregdetare të shteteve të botës si SHBA, Turqi, Japoni, Indi, Egjipt, Itali etj. Rasti i tsunamit në Japoni, i cili krijoji një masakër masive njerëzore e urbane, mendoj se vlen të shërbej “apel” për institucionet shqiptare, për reagim dhe ndërhyrje në lidhje me politikat ndërtimit në vijën dhe zonat bregdetare, ku mund të ndodhin tsuname. Nga biseda me spcialistin gjeolog Gëzim Shima, mësova se në zonat bregdetare shqiptare mund të ketë shumë pak tsuname, por aty nuk do të mungojnë kurrë gjeo-rreziqet e tjera, të cilat nuk janë të pakta dhe kanë kohën e tyre të veprimit. Në raste tsunamesh, rreziqet shkatërrimtare në zonën dhe vijën bregdetare shqiptare kanë shkak konkrete mosrespektimin e kritereve tekniko-urbane të ndërtimeve. Fakti është ky: në zonën dhe vijën tonë bregdetare janë ndërtuar komplekse objektesh masive, me lartësi prej 8-10-15 kate fare pranë dhe madje brenda vijes ujore detare, me themele në duna natyrore, në zona kënetore e moçalore, në zona me thyerje tektonike, në zona me dru pyjorë, në grykëderdhje përrenjsh e lumenjsh, pa respektuar as kushtin më minimal të (vetë)mbrojtjes natyrore: largësinë prej 200 metrash distance minimale objekt-objekt, kjo e detyrueshme ligjërisht për zbatim në vendin tonë.
    ……… http://www.ama-news.al/2012/11/bregdeti-shqiptar-tsunamet-shkak-i-nxitjes-prej-rrumpalles-ndertimore/

  5. Balkansurfer sagt:

    Malok Idiot Salih Beriha Tropojane!

    Berisha: Turizmi, sektor me rëndësi, por i kemi bërë promovim modest
    0
    Redaksia Online
    Postuar më: 18 Dhjetor, 2012 tek Aktualitet

    Kryeministri Berisha tha sot gjatë konferencës vjetore të turizmit se turizmi në vend ka shënuar rritje të dukshme, duke ndikuar pozitivisht në ekonomi. Sipas Berishës, në këtë sektor, qeveria ka aplikuar politika liberale, duke mbledhur më pak taksa në krahasim me vendet e tjera, për të luftuar në këtë mënyrë varfërinë në disa prej këtyre zonave.

    “Hoteleria në Shqipëri bazohet kryesisht në banesa, më shumë se në hotele. Ne e kemi parë këtë si një faktor për të luftuar varfërinë. Ne përdorim një standard liberal përsa i përket licencimit të agjencive. Nuk duhet të ndryshojmë standardin liberal, por duhet të përpunojmë kriteret, në mënyrë që të krijohen kushtet ligjore për një veprimtari sa më serioze. Hotelet në Shqipëri nuk janë të kuotuara qëllimisht, sepse nuk kemi dashur të shiteshin yjet dhe pastaj të kemi mospërputhje midis shërbimit dhe yjeve. Yjet duhet të vendosen gradualisht dhe klientela, mendoj unë, është autoriteti më i sigurt për të vendosur yjet ne çdo hotel dhe restorant, më shumë se sa burokracia”,tha kreu i qeverisë.

    Gjithashtu, sipas Berishës, sektori i turizmit ka nevojë për më shumë promovim për t’u zhvilluar edhe më tej.

    “Shqipëria ka ndër panoramat bregdetare, malore më mahnitëse në Mesdhe dhe më gjerë. Nuk ka brigje që të kenë ujërat e Jonit dhe rërën e Adriatikut, siç kanë brigjet e bregdetit tonë. Natyrisht turizmi i gjersotëm në tërësi është bregdetar. Ai malor do të jetë turizmi i së ardhmes. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për sipërfaqen e saj të turizmit malor. Me disa masa të reja që do të marrim, do bëjmë gjithçka që Shqipëria të ketë resorte turistike dimërore, më të mëdhatë në rajon. U detyrohemi shumë disa agjencive turistike në botë, të cilat listuan Shqipërinë si një ndër destinacionet kryesore të turizmit. Por promovimi ynë ka qenë shumë modest. Të angazhohemi për një promovim më të madh të potencialit të jashtëzakonshëm turistik të vendit”, u shpreh kryeministri.
    http://gazetadita.al/berisha-turizmi-sektor-me-rendesi-por-i-kemi-bere-promovim-modest/