März 2011
M D M D F S S
« Feb   Apr »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
Links

11 hohe Verhaftungen rund um die Idioten Mafia des Salih Berisha und dem 2. hoechsten Polizisten: Agron Kulici

http://news.albania.de/__oneclick_uploads/2011/03/nafte.thumbnail.gif

Eine wichtige Rolle, spielt in diesem Mafia System erneut eine US Firma:  “US Balkan Capital Fund Inc.”

Zentrale Rolle, spielen die Firmen: wo der Mafia Boss Artan Tartari, Lebensgefaehrte von Albano Vokhsi Gesellschafter (PD Vize Praesidentin bei Salih Berisah)  ist und die Firma Fisheku.

Die totale Schlagzeile, diese Super Mafia des Salih Berisha und zugleich in der Geldwaesche und dem Mafia Bau Geschaeft auch mit gefaeltschten Grundstuecks Urkunden, sehr aktiv.

Es geht um den traditionellen Treibstoff schmuggel, rund um die Albaner Mafia, was natuerlich von Ex-National Guardisten der Tropoje Bande, dem 2. hoechsten Polizisten von Albanien Agron Kulici, mit der ueblichen Mafia Gruppe organisiert wurde. Dokumenten Faelschungen, Schein Export Geschaefte usw.. Alles gut bekannt auch aus anderen Verbrecher Staaten. Dies rund um die Mafia Firma: Euroil » sh.a, wo auch der Mafia Boss Artan Tartari eine wichtige Rolle spielt.

alte Tradition: die Albanischen Polizei Direktoren, sind die Organisatoren der Mafia: Agron Kulici

Agron Kulici, 2 hoechster Polizist von Albanien im Dumm Mafia Staat, der angeblichen Politiker wurde ebenso verhaftet, als einer der Drahtzieher des Salih Berisha, Albana Vokshi (Mafia Braut des Mafia Bosses: Artan Tartari und PD Vize Partei Vorsitzende und eng auch mit der Kosovo Dumm Mafia wie Salih Berisha verbunden)

 

Nafta “Virgine”, Shalsi: Kusarët e vërtetë janë në parlament e qeveri

Nafta

TIRANE- “Nafta shqiptare ka rënë në duart e një bande që ka këmbët, duart dhe kokën në oborrin e regjimit të kusarisë” Ky ka…

Lista e plotë e personave të arrestuar, si më poshtë :
1. Hajri Hajredin Elezaj
2. Ilias Isa Fisheku
3. Martin Ilias Fisheku
4. Bajram Isa Fisheku
5. Dashamir Veiz Kasaj
6. Edmond Kaso Ferraj
7. Flamur Rexhep Merkaj
8. Vladimir Kilo Koteci
9. Gani Llazar Prence
10. Reshat Hamza Aleksi
11. Kadri Rakip Hajredini

 

Nafta ‘Virgine’, 11 persona në pranga, priten arrestime të tjera

Nafta 'Virgine', 11 persona në pranga, priten arrestime të tjera

11 persona, mes tyre biznesmenë, janë arrestuar pas denoncimit të ish- ministrit Dritan Prifti. Ky i fundit ngriti akuza për kontrabandë të naftës vergine….

11 Mars 2011 - 19:49 | Shqiperi
Skandali i naftës Virgin në pranga 11 biznesmenë tatimorë e doganierë
Skandali i naftës Virgin në pranga 11 biznesmenë tatimorë e doganierëTIRANË- Një operacion i gjerë i Task-Force së Prokurorisë ka arrestuar sot në mbrëmje një numër të madh personash, në kuadër të operacionit që po heton abuzimet me naftën e shtetit. Kanë përfunduar sot në pranga 11 persona, mes tyre biznesmenë, tatimorë e doganierë.Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar sot biznesmeni Iljaz Fisheku, i njohur si sipërmarrësi i kompanisë së naftës “Fisheku”, si dhe Marin Fisheku. Mes të arrestuarve është edhe bosi i kompanisë së ujit “Lajthiza”, Hajri Elezaj, që ka në pronësi edhe një kompani nafte. Personat e tjerë të arrestuar janë, Dashamir Kasajm, Edmond Ferraj, Flamur Merkaj, Vladimir Koteci, Gani Prence, Reshat Aleksi, Kadri Hajredini. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, sipas Prokurorisë.

 Lajmet Kryesore

 

Zbardhet afera e kontrabandës së naftës, 11 biznesmenë e zyrtarë të arrestuar
Sabato 12 Marzo 2011 00:00

Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe asgjësim provash, 3 akuzat që rëndojnë ndaj të kupolës së trafikut

Zbardhet afera korruptive e naftës “Virgine”, ku 11 punonjës dogane, tatimorë dhe bisnesmenë janë arrestuar ditën e djeshme gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Operacioni i gjerë i Task-Forcës, ka ardhur si rezultat i një hetimi katër mujor nga organi i prokurorisë. Prokuroria e Përgjithshme i ka dhënë urdhër-arrestet, Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të realizuar

Leggi tutto…

 http://www.lajme.gen.al/lefundit/photos/11/03/i-ekstraduari-artur-gjoka_100x100.jpg

Arthur Gjoka, aus der alten prominenten Verbrecher Familie der Gjoka, welche auch die Politik finanzieren und im Drogen Geschaeft rund um die Shiak Mafia aktiv ist, wurde von Interpol in Griechenland verhaftet.

Arrestohen 11 persona, midis tyre edhe biznesmenë pranë qeverisë

Nafta merrej nga “Euroil”, i shitej “Fishekut” e përzihej në Lushnjë dhe Golem

Hetimi i kontrabandës së naftës virgin ka nxjerrë llum, siç paralajmëroi edhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. “Hetimi i shekullit” është finalizuar dje me 11 arrestime të biznesmenëve, tatimorëve dhe doganierëve, megjithëse asnjë prej tyre nuk mban poste të larta të administratës shtetërore. Prokuroria deklaron se hetimet do të vazhdojnë ndaj personave me “imunitet”, ndërsa Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka zbardhur edhe të gjithë skemën e kësaj kontrabande nafte, që nga itinerari e deri te firmat dhe individët e “përlyer” në këtë aferë që ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Sipas njoftimit zyrtar të akuzës qendrore, rezulton se nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007-2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si virgin është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum. Ky aktivitet është realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj, si dhe në bashkëpunim me subjektin tjetër privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Dy administratorët e firmave të sipërpërmendura janë vënë në pranga nga policia, me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria

Parlaments Schlacht, rund um die Idioten Truppe des angeblichen Tourismus und der Betonierung der Kueste

Nafta “Virxhin” arreston biznesmenët

Kontrabanda e naftës “Virxhin” çon në pranga 11 persona, biznesmenë dhe zyrtarë të Tatimeve e Doganave gjatë një operacioni të Task Forcës, që u shtri në Fier, Vlorë dhe Tiranë.Prokuroria e Përgjithshme njoftoi mbrëmë për ekzekutimet e 11 prej 13 urdhër-arresteve, vendim që erdhi pas mbylljes së hetimeve që nisën me iniciativën e organit të akuzës, pas deklaratave të ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, në emisionin “Ora e Intervistës” të gazetarit Alfred Peza në 12 tetor 2010. Në pranga kanë përfunduar biznesmenët Hajri Elezaj dhe Ilias (Vladimir), Martin e Bajram Fisheku. Mësohet se është arrestuar bashkë me ta edhe Dashamir Kasaj, inspektor i Tatimeve në Fier, i cili rezulton të ketë ushtruar kontroll në kompanitë e Fishekut, (kryesisht për TVSH-në dhe deklarimet e tjera), si dhe Edmond Ferraj, doganier në Vlorë, që dyshohet se ka falsifikuar faturat doganore fiktive, që në dukje flisnin për naftë të eksportuar. Janë arrestuar gjithashtu edhe Flamur Merkaj, Vladimir Koteci, Gani Prençe, Reshat Aleksi dhe Kadri Hajredini, të punësuar në kompanitë e Fishekut dhe Elezajt. Fletët e arrestit janë prerë dhe për dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Mbi bazën e dokumentacionit dhe kërkesës së dërguar nga prokuroria, Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” dy ditë më parë, ndërsa dje u ekzekutuan vendimet e gjykatës. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat: “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
HETIMET
Sipas burimeve zyrtare nga prokuroria mësohet se nga hetimet e kryera deri tani, është provuar se gjatë periudhës 2007–2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si “Virxhin”, është tregtuar në Shqipëri në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve. Ky produkt është shitur si karburant i pastër për konsum, në një kohë që ishte i destinuar për eksport. “Aktiviteti është realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak dhe administrator Hajri Elezajn, si dhe në bashkëpunim me subjektin tjetër privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator Ilias (Vladimir) Fisheku. Sasia e nënproduktit të naftës të quajtur “Virxhin” është blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës “Armo” sh.a dhe në mënyrë fiktive është pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit. Por në fakt, ajo është shitur në tregun e brendshëm, në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe punonjës të caktuar të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë”, pohuan burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.
MASHTRIMI
Në një kohë kur produkti i naftës “Virxhin” blihej për t’u eksportuar nga grosistët e naftës drejt Italisë dhe Afrikës, në fakt “eksportohej” drejt depozitave të Fierit, ku përzihej dhe shitej si karburant i pastër. Mësohet se në treg kjo naftë nxirrej pasi përzihej një litër “Virxhin” me 2 litra naftë të pastër. Sipas skemës së rindërtuar nga grupi i hetimit, pika e nisjes është rafineria e vetme e naftës në vend, “ARMO”, e cila pasi siguron prej “Albpetrolit” naftën bruto nga nëntoka shqiptare, e përpunon atë, duke nxjerrë përveç naftës së pastër, edhe nënproduktet e saj si virxhin, solar apo bitum. Ajo që njihet rëndom si naftë “Virxhin” është një lëng i tejdukshëm, që shërben si lëndë bazë për prodhimin e benzinës. Por duke qenë se në Shqipëri nuk ekzistojnë rafineri për prodhimin e benzinës, atëherë legjislacioni shqiptar ka përcaktuar vetëm një destinacion për këtë produkt me nivel të lartë ndotjeje, që është eksporti në vendet ku ekzistojnë mundësitë e prodhimit të benzinës.

Nafta “Virxhin”

Pavarësisht emrit, kjo lëndë është e një cilësie të dobët. Ajo përftohet pas përpunimit të naftës bruto nga nëntoka. Nafta “Virxhin” shfrytëzohet për prodhimin e benzinës. Në vendin tonë nuk ka rafineri të tilla dhe për këtë arsye është e përcaktuar me ligj eksportimi i saj. Pas nxjerrjes së naftës nga “Albpetrol” kompania “Armo” është e vetmja që bën përpunimin dhe nxjerrjen e naftës “Virxhin” si dhe është e ndaluar që të bëhet tregtimi i saj në subjekte të tjera që nuk e përpunojnë. Sipas hetimit, rezulton që në vitet 2007-2009 nafta me përzierje “Verxhin” të jetë e konsumuar nga qytetarët shqiptarë.

Të arrestuar

Hajri Hajredin Elezaj, biznesmen
Ilias Isa Fisheku, biznesmen
Martin Ilias Fisheku, biznesmen
Bajram Isa Fisheku, biznesmen
Dashamir Veiz Kasaj, inspektor tatimesh, Fier
Edmond Kaso Ferraj, doganier, Vlorë
Flamur Rexhep Merkaj, punonjës
Vladimir Kilo Koteci, punonjës
Gani Llazar Prençe, punonjës
Reshat Hamza Aleksi, punonjës
Kadri Rakip Hajredini, punonjës

Hetimi nisi nga intervista në televizion

50.000 Tonnen geschmugglter Betrugs Treibstoff, sind inzwischen bewiesen!

Agron Kulicaj, wird auch “Direktor reale”, genannt!

AGron Kulici

Ob Verfolgungs Wahn oder nicht. Der berüchtigte und durch wikileaks bekannte Agron Kulici, der direkt in die Ermordung der 4 hohen Polizisten in 2009 verwickelt ist, hatte eine Auseinandersetzung, mit 2 hohen National Guard Polizisten, davon einen Leiter eines Zuges. Es sollen illegale Abhör Einrichtungen im Sitz des Premier Ministers installiert worden sein und Agron Kulici, stellte die Leute zur Rede. Salih Berisha hatte schon in 2005 Angst das er abgehört wird, denn er gab seiner engsten Umgebung die Anweisung, keine wichtigen Dinge am Handy zubesprechen und ebenso am besten keine Handys bei Gesprächen dabei zuhaben. Später wurde er etwas lockerer. Die Mafia weiss halt auch, auf was man achten muss.

14 Antworten auf “11 hohe Verhaftungen rund um die Idioten Mafia des Salih Berisha und dem 2. hoechsten Polizisten: Agron Kulici”

  1. agron sagt:

    Seit 15 Tagen, gibt es keine Faehrlinie Vlora-Brindisi, wo frueher Non-stop 2 Faehren in Betrieb waren

    Porti i Vlorës pa tragete, gjoba dhe penalizim edhe për agjencitë
    Anila Peçi | 11/03/2011 | Lajm i fundit | komentet 0 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

    Prefekti i Vlorës Eduart Velcani shprehet se mungesa e trageteve të linjës Vlorë-Brindisi është shumë shqetësuese. Sipas tij mosfunksionimi i linjës së trageteve me Italinë ka shkaktuar probleme si për udhëtarët familjarë ështu edhe për shumë subjekte tregtare që operojnë në Vlorë. Velcani shprehet se Prefektura është në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë e Trasportit si dhe me Portin Detar të Vlorës , pasi nga Prefektura është kërkuar që operatorëve të cilët mbulojnë linjën Vlorë- Brindisi e anasjelltas të penalizohen në bazë të kontratës dhe në bazë të detyrimeve të cilët tragetet e agjencitë kanë ndaj shtetit shqiptarë.

    Sipas prefektit duhet të merren masa sanksionuese deri në pezullimin e të drejtës së trasportit këtyre operatorëve për tu dhënë mundësinë ndoshta e rrugë të lirë operatorëve të tjerë për të operuar në qytetin e Vlorës

    Ndërkohë drejtori i Portit Detar Vlorë Kasëm Mahmuti është shprehur se prej 15 ditësh njëri prej trageteve i kësaj linje nuk ka shkelur në Portin e Vlorës.

    Ndërrprerja e operimit të linjës është bërë pa motive dhe pa argument, thotë ai, ndërsa trageti jonian “Spirit” ka operuar në linjën Maltë- Libi për motive humane, por sidoqoftë ka shkaktuar mjaftë problem në mungesën e operimit në linjën Vlorë -Brindisi duke mos respektuar kësisoj kontratën, shton ai

    “I kemi të gjitha arsyet për të prerë kontratën me një nga tragetet e linjës Vlorë- Brindisi për arsye se i ka kaluar të gjitha afatet ligjore dhe ne do të kërkojmë mosoperimin më të linjës nga ky traget”- tha ai

    Prej 15 ditësh Porti i Vlorës nuk ka funksionuar nga mungesa e trageteve. Sipas burimeve nga Porti i Vlorës nuk dihet se kur do të vijnë tragetet për të bërë përpunimin dhe për t’i rikthyer normalitetin Vlorës dhe bizneseve

  2. ina sagt:

    die leute sind ziemlich sauer inzwischen und fordern weitere Verhaftungen

    NUK GABOHEM,ARRESTIMET JANE ME VEND,POR
    NUK JANE MJAFT 11 PERSONA,MUNGOJNE EDHE
    SHUME TE TJER,PO JAPIN EDHE DISA EMRA:
    1)SHKELZEN BERISHA.
    2)ILIR META.
    3)LULZIM BASHA.
    4)JOSEFINA TOPALLI.
    5)GITA BERISHA DHE JAMABER MALLTEZI.
    6)DAMIR FAZLIC.
    7)SALI BERISHA.
    80ARBEN IMAMI.DHE SHUME TE TJER,GRUPI
    I KORRUPCIONIT,MASHTRIMIT DHE TE GJITH
    DALKAUKET QE PO PERDHUNOJNE POPULLI
    DHE PO E PERQAJNE KOMBI.

  3. Sarah_HrNje sagt:

    Die anerkannte Persoenlichkeit Dritëro Agolli,, bezeichnet Ina Rama als Heldin!

    Dritëroi: Ina Rama është heroinë, e kam përgëzuar
    Aktualitet e Martë, Mars 8th, 2011

    Sipas tij, një nga shkaqet e akteve të dhunshme në demonstratën e 21 janarit, ishte dhe dhuna verbale, por dhe depresioni, që në shumicën e rasteve e ka burimin tek gjendja e vështirë ekonomike e familjes shqiptare. Por ai i sheh me sy kritik të gjitha momentet e ngjarjeve të 21 janarit. Një nga deputetët më të vjetër socialistë, që ka kaluar nga Parlamenti shqiptar në periudhën e pluralizmit, Dritëro Agolli, fajëson Policinë e Shtetit që lejoi dhe nuk arriti të izolonte një grup prej 30-40 personash, të cilët ushtruan dhunë ndaj policisë në nisjen e demonstratës së 21 janarit, ndërsa kërkon nga Prokuroria të zbardhë të gjithë ngjarjen që nga nisja e saj, e deri tek vrasjet e katër qytetarëve. Keqardhja më e madhe për poetin e ndjeshëm është se të vrarët ishin qytetarë të varfër. Shkrimtari i njohur, dikur deputet, përgëzon dhe vlerëson përpjekjet e Prokurores së Përgjithshme për të vendosur drejtësinë, veçanërisht për ngjarjet e 21 janarit. Madje ai shprehet se e ka përgëzuar për guximin që po tregon para politikanëve, të cilët po i bëjnë presion. Por ajo që e revolton më shumë poetin e shqetësuar, është vetëdeklarimi i etnisë dhe përkatësisë fetare në regjistrimin i popullsisë. Si një nga firmëtarët e peticionit drejtuar Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit Berisha, njëkohësisht dhe zonjës Topalli, Agolli shprehet se është rizgjuar teza famëkeqe greke e “Megalo-idesë”, sipas të cilës Gjirokastra, Përmeti, Saranda, Korça dhe Pogradeci janë zona minoritare greke. Ai shprehet se s’mund të bëhesh grek me një vetëdeklarim, ndërsa sillesh si shqiptar, këndon dhe vajton si shqiptar, edhe pse gjendja ekonomike mund të detyrojë disa shtetas të vetëdeklarohen me kombësi greke.
    Kohët e fundit, ndoshta ndikuar dhe nga vështirësitë ekonomike gjithnjë në rritje, kemi një shtim të agresivitetit, të numrit të vrasjeve, por dhe vetëvrasjeve tek qytetarët. Mund të jetë një alarm, a një debat publik dhe politik se pse po na rriten rastet e depresivëve e vetëvrasjeve?
    Duhet të jetë alarmi më i madh, sesa alarmi se kush do fitojë, unë apo tjetri. Mund të fitosh dhe nesër situata të mos ndryshojë e të jetë njëlloj. Shoqëria jonë është depresive dhe rreziku është që të rritet kjo shkallë. Do të shkojmë që në 3 njerëz, 2 e gjysmë të jenë depresivë. Atëherë, kur të kemi këtë nivel, depresioni nuk i mban dot më dhe do të shpërthejnë. Depresivi është gjysmë i lajthitur. Ai hovi i parë që ndodhi më 21 janar, që nuk u kontrollua dhe nga vetë organizatorët, por dhe vetë policia nuk i izoloi, kishte dhe këtë shkak. Për mua policia mund t’i izolonte rreth 30-40 vetë që sulmuan policinë dhe të lejonte të zhvillohej e qetë protesta. Duhen zbuluar, nëse ata persona ishin ose jo të organizuar, sepse nuk kishte pse të qëlloheshin policët në atë mënyrë. Policia nuk u tregua profesioniste. Protestuesit nuk janë vrarë në Shqipëri kur u rrëzua shtatorja e Enverit dhe u vranë në 2011. Edhe në ’97 kur njerëzit ishin të gjithë me armë, vetëm njëri në Vlorë u vra nga policët.
    Kur i ndiqnit ato skena përmes televizionit, ndienit keqardhje se PS-ja që ju luftuat ta shkëpusnit nga PPSH-ja dhe që ka një histori jo të vogël në këto 20 vjet, po tregohej e dhunshme në një demonstratë, gjë që nuk e kishte treguar as në ’96, apo kishte të bënte me kushtet ekonomike?
    Më shumë për mua janë kushtet ekonomike, sepse demonstratat dhe protestat që ka bërë PS, i ka bërë të qeta. Unë me Sadijen kemi qenë në protesta në ’96 dhe nuk ka pasur dhunë. Policia ka sulmuar atëherë protestuesit, por nga PS asnjëherë nuk është ushtruar dhunë. Nga të gjithë deputetët, vetëm unë nuk jam rrahur nga policia në atë kohë.
    Mendoni se është radikalizuar më shumë se ç’duhet PS-ja, apo është situata e përgjithshme që ndikon? Si i përjetuat ato orë të demonstratës, tek e ndiqnit përmes televizionit?
    Kur u vranë 4 vetët, ishte një dhimbje e madhe, sepse u vranë 4 njerëz të varfër, që nuk kishin përgjegjësi, nuk sulmuan askënd. Ata ishin jashtë dhe njerëz të varfër, që lanë fëmijë jetimë. Ajo ishte vuajtja më ë madhe që kam ndjerë ditën e demonstratës, kur i shihja në televizor. Edhe fakti që policia nuk u tregua e mençur që të izolonte ata njerëz agresivë, se nuk ishin shumë, ishte një dëshpërim të shihje skena të tilla. Jemi vend i NATO-s dhe duhet të administrohej më mirë protesta. Edhe në vendet e tjera të Europës apo Amerikës bëhen protesta edhe më të dhunshme, por atje i organizojnë sindikatat, të cilat marrin karakter ekonomik dhe nuk i organizojnë partitë politike.
    Mund të menaxhohej më mirë demonstrata e 21 janarit, sepse u duk sikur njerëzit u lanë të vetëvepronin?
    Mund të menaxhohej patjetër. U la pa krye dhe pse tek-tuk, siç vura re, ishin disa deputetë si Fatmir Xhafaj, Sajmir Tahiri, që mundoheshin t’i tërhiqnin njerëzit dhe të mos përplaseshin me policinë. Edhe policia duhet të merrej me izolimin e grupit sulmues, që qëllonte policinë. Mbase edhe demonstruesit mund të jenë provokuar nga policia, që mund t’i ketë qëlluar me shkelm. Edhe kjo mund të jetë e vërtetë për të krijuar acarimin. Kjo gjë duhet të dalë nga drejtësia, se si ka qenë e vërteta e asaj ngjarjeje. Duhen hetuar të gjitha aspektet e demonstratës së 21 janarit, që njerëzit të dinë të vërtetën.
    Mendoni se dhuna dhe viktimat e 21 janarit mund të shmangeshin?
    Mund të shmangej. Atje ishte një grup njerëzish, që duhej të izoloheshin nga policia dhe dhuna shmangej. Megjithatë, as puç dhe as grusht shteti nuk ishte. Puçi ndodh nga një organizim brenda për brenda. Grusht shteti ishte ajo e ’98, kur u morën Kryeministrinë, televizionin, Kryeministri iku dhe u deklarua se ra pushteti. Grushti i shtetit zakonisht bëhet përmes ushtrisë apo ministrave të kabinetit, siç ka pasur në Turqi apo Greqi. Ajo ishte një demonstratë e dhunshme e një grupi njerëzish.
    Që pas ngjarjeve të 21 janarit, Prokuroria e Përgjithshme është vënë para një presioni të madh politik. Mendoni se cilido qoftë përfundimi i hetimeve, ai nuk do të paragjykohet nga politika?
    Prokurorja e Përgjithshme është në një pozitë shumë të vështirë. Ka sulme nga të gjitha anët dhe nuk e lënë të gjykojë, prandaj nuk duhet ndërhyrë dhe ky është një gabim i madh. E keqja vjen tek mania dhe tendenca e një njeriu, që kërkon të kontrollojë të gjitha institucionet. Nëse kjo vazhdon, atëherë shkojmë në diktaturë. Diktatura nuk ka ndonjë shenjë që të dallohet nga larg. Është tendenca për të pasur në dorë dhe nën kontroll ato institucione dhe pushtete, që janë të ndara me kushtetutë. Për mua, Ina Rama është një vajzë heroinë, është dhe e mençur dhe e guximshme. Unë e kam telefonuar dhe e kam përgëzuar për guximin që po tregon për të vendosur drejtësi. Por, guximi, ka dhe ai një kufi. Kur të gjithë e sulmojnë, çfarë do të bëjë edhe ajo e vetme?

    http://panorama.com.al/aktualitet/driteroi-ina-rama-eshte-heroine-e-kam-pergezuar-ne-telefon

  4. ridvan sagt:

    jetzt sind es 13 Verhaftungen, rund um diese kriminelle Kaste aus der Politik, Finanzministerium und rund um die Polizei mit Lulzim Basha.

    neue Artikel von heute

    http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=41957:ps-kupola-drejtuese-e-trafikut-te-naftes-po-struket-nen-ombrellen-e-berishes&catid=34:politike&Itemid=60

    http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=41956:zbardhet-vendimi-qe-implikon-berishen-dhe-boden-ne-trafikun-e-naftes-virgine&catid=34:politike&Itemid=60

    http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=41955:zgjerohet-lista-e-arrestimeve-per-kontrabanden-e-naftes-2-ne-pranga-1-ne-kerkim&catid=34:politike&Itemid=60

    http://www.shekulli.com.al/2011/03/13/kontrabanda-e-naftes-akuza-nis-7-leter-porosi.html

  5. Zogaj Leku sagt:

    Es geht um Tausende von Tonnen, was dann durch eigene Tankstellen im Lande verkaufte. 110 LEK insider preis, verkaufs preis ca. 150 LEK.

    Nga materialet e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, konfirmohet fakti se ekzistojnë 24 praktika doganore, që kanë të bëjnë me eksportin e nënproduktit “virgin naftë” për periudhën janar 2007 – janar 2010, ndërsa për vitin 2009 janë kryer vetëm tre praktika të tilla gjatë muajve janar – shkurt 2009.
    1.EXP. R 649 datë 19.01.2009, e DD Vlorë me sasi 2676 ton,
    2.EXP. R 1597 datë 10.02.2009, e DD Vlorë me sasi 2625 ton
    3.EXP. R 23 61 datë 28.02.2009, e DD Vlorë me sasi 14583.679 ton.

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=95022

  6. ivo sagt:

    Ein weiterer Ex-Minister gibt Auskunft, ueber die Politischen Verbrecher Kartelle; wichtig ist die Nichte von Salih Berisha: Shpresa Breçani, welche die Firmen Gruendungs Urkunden, aehnlich wie Argita Berisha ausarbeitete.

    Gerichts Verfahren, werden abgewaehrt, indem man Diplomaten Jobs an korrupte Richter gibt, wie Shpresa Becaj! max. werden unbedeutende Geldstrafen verhaengt.

    http://balkanblog.org/2011/01/17/europas-corruptions-judge-nr-1-head-of-albania%E2%80%99s-supreme-court-shpresa-becaj/

    Ish-zv.ministri i METE, Pajtim Bello: Qeveria, koka e trafikut të naftës virxhin
    Arben Rrozhani | 14/03/2011

    “Peshkaqenët e mëdhenj e të egër nuk janë prekur dhe kur themi se në këto afera janë vetë anëtarët e qeverisë kemi të drejtë. Pjesëmarrja e anëtarëve të qeverisë në aferat korruptive nuk është një perceptim publik apo gazetaresk. Është një realitet i provuar më shumë se një herë, ashtu si edhe në rastin në fjalë”.

    Pajtim Bello, ish-zv.ministër i METE-s thotë në një intervistë për gazetën “Shekulli” se koka e trafikut të karberanteve është në zyrat e qeverisë shqiptare, siç edhe ka ndodhur në skandale të tjera korruptive.

    “ARMO si ish-kompani me kapital shtetëror nuk mund të kryente këtë veprimtari pa u vënë re nga pronari shtet që përfaqësohej nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës? Përgjigja është kategorike një “JO” e madhe. Që kjo nuk mund të ndodhte pa dijeninë dhe mbrojtjen e këtij ministri, e provoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili që në nisje të detyrës së vet e konstatoi dhe e denoncoi këtë megskandal”-thotë z. Bello.

    Ju si ish-zv/ministër i METE-s, si do ta komentonit skandalin me naftën e papërpunuar?

    Afera dhjetra miliona eurosh, e quajtur “Nafta Virxhin”, ngjan me nje cunam korruptiv me përmasa gjigande dhe me goditje shumëplanëshe ndaj shoqërisë shqiptare, ndaj institucioneve të vendit, ndaj komunitetit të biznesit dhe ndaj të gjithë qytetarëve. U desh të vërshonte ky cunam, që mbas tërheqjes së ujrave të nxirrte para shqiptarëve lakuriqësinë e babëzisë, faqen e zezë të paturpësisë dhe mbi të gjitha ndërveprimin institucional e politik të strukturave shtetërore, të bizneseve e bisnesmenëve të bërë njësh me politikën dhe mbi të tëra tu provonte edhe njëherë shqiptarëve se korrupsioni është i fortë, është kthyer në superinstitucion që ka për partner strukturat më të larta shtetërore dhe më së pari Qeverinë Shqiptare.

    Pse akuzoni qeverinë, kur për këtë kontrabandë janë arrestuar biznesmenë apo nëpunës të shtetit?

    Në emrat e të arrestuarve të deritanishëm për aferën “Nafta virxhin” janë emra biznesmenësh që njihen si militantë të shquar të Partisë Demokratike, sponsorizues të fushatave zgjedhore të saj dhe miq të politikanëve të lartë të kësaj partie. Kështu ka ndodhur edhe në raste të tjera, por emrat nuk janë bërë publike për lloj-lloj arsyesh. Një gjë duhet të kuptojmë ne shqiptarët, që këta biznesmenë i kanë bërë sponsorizimet me paratë që na kanë vjedhur neve, i kanë korruptuar strukturat qeveritare po me lekët tona, kanë luajtur ping-pong me paratë që na kanë grabitur neve, natyrisht në bashkëpunim me strukturat shtetërore.

    Kur them në bashkëpunim me strukturat shtetërore nuk e kam fjalën për nëpunësit e rangut të ulët të cilët arrestohen rëndom në këto raste. Padyshim se peshkaqenët e mëdhenj e të egër nuk janë prekur dhe kur themi se në këto afera janë vetë anëtarët e qeverisë kemi të drejtë. Pjesëmarrja e anëtarëve të qeverisë në aferat korruptive nuk është një perceptim publik apo gazetaresk. Është një realitet i provuar më shumë se një herë, ashtu si edhe në rastin në fjalë.

    Si funksionon skema e bashkëpunimit korruptiv mes qeverisë dhe biznesmenëve?

    Unë do të pyesja, si mund të koordinojnë në mënyrë kaq perfekte disa insitucione shtetërore të rëndësishme dhe të kryejnë këtë megaskandal në tre vjet rrjesht, pa pasur bekimin dhe mbrojtjen e titullarëve më të lartë të institucioneve të tyre? ARMO si ish-kompani me kapital shtetëror nuk mund të kryente këtë veprimtari pa u vënë re nga pronari shtet që përfaqësohej nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës? Përgjigja është kategorike një “JO” e madhe. Që kjo nuk mund të ndodhte pa dijeninë dhe mbrojtjen e këtij ministri, e provoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili që në nisje të detyrës së vet e konstatoi dhe e denoncoi këtë megaaferë.

    Po kështu mund të shtrojmë pyetjen logjike se a mund që organi i tatimeve dhe i doganës të koordinonin së bashku një veprimtari perfekte, duke falsifikuar praktika e shkresa në një numër të madh, pa dijeninë e mbrojtjen ministrave të vetë? Jo se jo! Është po kaq e kuptueshme se të tre institucionet e sipërpërmendur nuk mund t’i shpëtonin syrit dhe kontrollit të Ministrisë së Rendit, pra siç duket kjo ministri është në tavën e qelbur të këtij korrupsioni. Këtë e denoncoi ish-ministri Prifti dhe arsyetimi të çon se kjo ministri duhet të ketë pjesën e luanit në këtë vjedhje të madhe që i është bërë buxhetit të shtetit dhe shqiptarëve veç e veç.

    Që të gjitha këto ministri kanë kryer një veprimtari korruptive të bashkërenduar duket qartë për këdo, por edhe vetë ministritë na i provuan një gjë të tillë. Kur u denoncua skandali, ministrat, përmes zëdhënësve të tyre, mohuan gjithçka, bile pati edhe nëpunës të lartë si Drejtori i Përgjithshëm i Doganave që deklaroi se pas një kontrolli administrativ nuk rezultonte të ishin kryer praktika të tilla korruptive!..E pra titullarët nxituan të mohojnë gjithçka dhe si struci futën kokën në rërë, duke u fshehur për disa muaj.

    Është shumë e rëndë për një qeveri, kur provohet se institucionet e saj janë koordinuar në mënyrë perfekte në një megaskandal korruptiv. Duke qenë se kjo nuk i ngjet për herë të parë kësaj qeverie rëndesa bëhet plumb dhe jo plumb pushke, por predhë atomike. Dhe tek ne kjo ka ndodhur. Institucionet kanë një koordinim perfekt në kryerjen e veprimtarisë korruptive. Ky koordinim manifestohet që në nisje të një skandali korruptiv të caktuar dhe deri në mbrojtjen e fajtorëve para drejtësisë dhe popullit. Kujtoni sa mirë ishte bashkërenduar veprimtaria në goditjen vdekjeprurëse që shteti i dha ish-kompanisë ajrore “Albatros”, ku në mbrojtje të paudhësive antiligjore doli vetë Kryeministri.

    Këtë mund të themi për megaskandalin në “Rrugën e Kombit”, ku kryeministri me një shpurë ministrash e deputetësh mbrojtën veprimtarinë korruptive që groposi qindra milionë euro të buxhetit të shtetit dhe të xhepave të shqiptarëve. Është e rëndë të kujtosh se si institucionet, ministrat dhe deputetët shtrënguan radhët rreth kryeministrit për të mohuar çdo lloj përgjegjësie për ngjarjen e Gërdecit dhe sot kjo çështje gati po shuhet. Një përgjegjës kryesor për Gërdecin është ministër dhe të tjerë presin të gradohen së shpejti! Kështu ka ndodhur e po ndodh në disa praktika të tenderave për konçensionet në burimet energjetike, në tenderat për fonde e pasuri publike, por për të mos u zgjatur kthemi tek mega afera korruptive “Nafta Virgin”.

    Mbasi plasi bomba, ministrat dhe kryeministri po bëjnë të pa diturin. Ata po heshtin duke dashur të na thonë se kjo është një aferë e bërë nga ca nëpunës të nivelit të ulët. Ne nuk kemi përse të çuditemi kur këta shtetarë t’i kërkojnë ligjit që të mos falë askënd!..I kemi dëgjuar të flasin kështu edhe herë të tjera. Qetësia e tyre tani dhe dalja nëpër ekrane është vrastare, është shkatërruese për shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

    Kjo lloj sjellje e stilit mafioz nuk duhet të tolerohet më nga populli dhe me sa duket një fund po përvijohet. Ky fund do të pastrojë politikën dhe administratën nga kjo farë e keqe, nga ky llum që po na mbulon e po na mbyt të tërëve. Të presim e të shpresojmë dhe të mos lodhemi duke u përballur me këtë front korrupsioni që ka marrë përmasa gjigande. Shpëtimin do ta sjellim vetë ne dhe të mos e presim nga askush. Me shumë vendosmëri, me shumë qytetari, me shumë kurajo civile dhe me siguri do ta fitojmë betejën.

    Desha të kalojmë te një pikë tjetër e nxehtë, për xhepat e shqiptarëve, që ka lidhje edhe me temën e mësipërme, siç është rritja e pandalshme e çmimeve, jo vetëm të karburanteve. Për ju si ish-zëvendësministër, rritja e çmimeve është spekulim apo e bazuar në zhvillimet ekonomike në botë?

    Kam mendimin se rritja e çmimeve nuk lidhet vetëm me zhvillimet ekonomike botërore. Më së pari lidhet me zhvillimin ekonomik të vetë vendit tonë, nga shkalla e plotësimit të kërkesës me mallrat e prodhuara në vend dhe ato nga importi, ku mund të themi se ne jemi të dominuar nga mallrat e importit. Në këtë aspekt duket sikur zhvillimet botërore ushtrojnë ndikim të madh dhe të pashmangshëm.

    Kjo i vjen për shtat institucioneve shtetërore, që shpesh deklarojnë se në ekonominë e tregut çmimet janë peng i kërkesë-ofertës dhe i referohen vetëm zhvillimeve ekonomike botërore. Nuk duhet të harrojmë se në ofertë ndikojnë një sërë faktorësh si niveli i prodhimit në vend, situata monopol në treg për disa mallra bazë, monitorimi i tregut, kontrolli mbi abuzimet në çmimet e mallrave, niveli i varfërisë në vend, fuqia blerëse që ka të bëjë me kërkesën etj., probleme që janë jashtë vëmendjes së Qeverisë apo institucioneve të tjera shtetërore.

    Pse në Shqipëri reflektohet vetëm rritja, por jo ulja e çmimeve, siç po ndodh prej vitesh si me karburantet?

    Ekonomia e çdo vendi ka një sistem imuniteti, shkalla e veprimit të të cilit varet nga natyra dhe fuqia e sistemit ekonomik të këtij vendi. Modeli ekonomik që ne kemi ndertuar në këto vite tranzicioni nuk ka asnjë farë imuniteti për tregun dhe kjo për sa i përket konsumatorit. Konsumatori tek ne është në mëshirën e fatit. Kjo vjen për disa arsye po unë do të nënvizoja mungesën e prodhimit të mallrave në vend, mungesën e vëzhgimit të tregut nga institucionet shtetërore, abuzivizmin e përbashkët shtet dhe shoqëri tregtare në kurriz të konsumatorit etj..

    Pikërisht për këto arsye dhe të tjera ndodh që në vendin tonë çmimet zënë herë pas here nivele të larta dhe nuk njohin tërheqje mbrapa, sidomos kjo në disa mallra si energjia elektrike, karburantet, buka, mielli dhe nënproduktet e tij, sheqeri, vaji, orizi etj.. mallra që krijojnë listën bazë të konsumit për popullatën.

    Sa ndikon te rritja e çmimeve monopoli i krijuar për disa mallra të konsumit të përditshëm?

    Problemi i monopoleve është shumë prezent, është veprues në disa fusha të tregut dhe vjen duke e shtrirë gjithandej duke pushtuar të gjithe tregun e mallrave. Kjo duket në shërbimet e telefonisë ku edhe pse është thyer monopoli shtetëror është krijuar monopoli privat i kompanive që operojnë në treg. Situata monopol vërehet në furnizimin me energji elektrike ku shteti monopolin e transferoi nga duart e veta në një kompani private.

    E njëjta situatë monopol po vepron edhe në tregun e karburanteve, ku çmimet kanë njohur rritje shumë të madhe. Monopoli është shtrirë në tregun e mallrave bazë si në furnizimin me grurë, me miell, me sheqer, oriz, fruta perime etj. Situata monopol në treg është prezent kudo dhe vjen duke u fuqizuar, sepse monopolet janë nën mbrojtjen e politikës qeveritare.

    ***************
    TIRANË - Ka tortë fitimesh kolosale, po ka edhe “qershi mbi tortë”. Dy kompanitë e tregtimit të hidrokarbureve “Euroil” sh.a. dhe “Fisheku” sh.a. dhe që kishin ekskluzivitetin e shitjes së mbetjeve të naftës së përpunuar e njohur si “Vergine” jashtë Shqipërisë, përveç se e përzienin dhe shisnin në pika të ndryshme të karburanteve si naftë të cilësisë së mirë, duke fituar nëpërmjet mashtrimit, përfitonin nga ana tjetër edhe rimbursim nga TVSH-ja për eksportin fiktiv të saj.
    Hetimi pesëmujor i Task-Forcës ka zbuluar se dy kompanitë e të arrestuarve Hajri Elezaj dhe Iliaz Fisheku nga mbetja “Vergine” kishin përfitim të dyfishtë. Nga një anë, pwrfitimi nga përzierja e kësaj mbetjeje me naftën cilësore dhe shitjen e saj me çmim tregu në pika të ndryshme të karburanteve dhe nga ana tjetër përfitimi nga rimbursimi i TVSH-së, pasi sasia e “Vergine”-s që nxirrej nga rafineritë e “Armos”, “në letra” figuronte e eksportuar jashtë Shqipërisë.
    Sipas të dhënave të grupit hetimor, mësohet se rreth 50 mijë tonë mbetje të naftës me emrin “Verigne” janë shitur ne tregun e brendshëm me çmimin e naftës së cilësisë së mire. Por këto fitime me mashtrim nuk paskan mjaftuar. Nga ana tjetër, dy kompanitë private janë rimbursuar nga shteti me mbi 1 milion euro TVSH për eksportin e llumit, pra “Vergine”-s, eksport i cili në fakt nuk është kryer kurrë.
    “Nga hetimet e kryera dhe raporti i ekspertëve, rezulton se mbi 50 mijë tonë mbetje “Vergine” është tregtuar brenda territorit të Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum. Por jo vetëm kaq. Pas dokumentacioneve fiktive për gjoja eksport të “Vergine”-s, që plotësoheshin në pikat doganore të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës kompanitë “Euroil” sh.a. dhe “Fisheku” sh.a. pajiseshin me një vërtetim. Këtë vërtetim ku thuhej se X sasi është eksportuar jashtë bashkë me dokumentacione të tjera false, përfaqësuesit e dy kompanive e dorëzonin në Drejtorinë e Tatim Paguesve të Mëdhenj, të cilët e rimbursonin me 20 % të vlerës së “mallit të eksportuar”.
    Vetëm nga këto rimbursime, sipas akt-ekspertimit kontabël dy kompanitë “Euroil” dhe “Fisheku” kanë përfituar, sipas burimeve të prokurorisë, një shumë mbi 1 milion euro, veç fitimeve të mëdha nga mashtrimi në kurriz të qytetarëve. “Madje, kjo sasi parash, nga tatimet i është kthyer në para kesh në dorë dhe jo siç ndodh rëndom që t’i konsiderohet taksë e paguar për periudhën pasardhëse”, - thuhet nga prokuroria.
    Sipas të dhënave të hetimeve, zbulimi i sasisë së mbetjes “Vergine” që është nxjerrë nga rafineritë e “ARMO-s” është identifikuar nga shkresat e marra në këtë kompani nga hetuesit e çështjes. Nga verifikimi i tyre me dokumentacionet dhe vërtetimet në pikat e doganës, rezultonte se sasia e marrë nga “ARMO” nuk eksportohej e gjitha, por një pjesë fare e vogël e saj. Ndërkaq, nga ana tjetër rezulton se përzierja e mbetjes “Vergine” me naftën cilësore bëhej në magazinat e kompanive “Euroil” dhe “Fisheku” me qendër në Golem të Durrësit dhe në Fier, nga ku më pas niseshin botet me naftë dhe shpërndaheshin në pika karburantesh për tregtime me pakicë, ku furnizohen qytetarët shqiptarë.

    Dy të arrestuarit e djeshëm shoferët Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani, një person shpallet në kërkim

    Policia e kryeqytetit, ka arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm edhe dy persona për llogari të hetimeve për skandalin e nënproduktit të naftës të njohur me emrin “Vergine”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit quhen Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani dhe janë shoferë botesh. Edhe për dy të arrestuarit dhe të tretin që është shpallur në kërkim, Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, dy ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, si të përfshirë në skandalin e naftës “Vergine”.
    Sipas prokurorisë, në ditët në vazhdim pritet edhe arrestime të tjerë për këtë skandal, pasi rrjeti i personave që kishin dijeni dhe kanë përfituar nga ky mashtrim është më i gjerë.

    Elezaj, takime të shpeshta në zyrën e Kuliçit

    Hajri Elezaj, biznesmeni kuksian i arrestuar parmbrëmë me urdhër të Prokurorisë, është mik i familjes së Berishës dhe i nëndrejtorit të policisë Agron Kuliçit. Ka sponsorizuar PD-në që prej 2005-s, ndërsa bashkëshortja e tij është parë në fushatë me Topallin. Ka fituar tenderin për furnizimin me naftë të gjithë institucioneve shtetërore, ndërkohë që uji i tij “Lajthiza” gjendet mbi tavolinën e ministrave gjatë mbledhjeve të qeverisë.
    Me kërkesë të dy prokurorëve të çështjes, gjyqtari i gatshëm i masave pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka caktuar që paraditen e së enjtes në mungesë masat e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarit, dhe pas kësaj, vendimet janë ekzekutuar nga Policia.
    Skema e kontrabandës shtetërore e naftës e denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka sjellë edhe krisjen e parë të tij me S. Berishën. Kur Prifti kërkoi takim me Berishën dhe nisi t’i fliste për kontrabandën e naftës kryeministri ka kërkuar që i pranishëm të ishte edhe ministri i Financave, Ritvan Bode. Në bisedë ish-ministri i Ekonomisë i ka thënë kryeministrit se në kontrabandën e naftës ishte implikuar Agron Kuliçi, nëndrejtor i Policisë së Shtetit. Pas kësaj, Berisha i ka kërkuar ministrit të Financave, Ritvan Bode që këtë çështje “ta shikonte me prioritet të madh”. Me këtë fjali është mbyllur edhe takimi mes Berishës, Bodes dhe Priftit. Por kanë qenë vetëm llafe. Sepse pas kësaj bisede, çdo gjë ka vijuar si më parë, asgjë nuk ka ndryshuar.
    Kur Prifti nisi të denonconte publikisht, fillimisht Berisha ka mohuar bisedën me Priftin dhe Boden për kontrabandën e naftës, por pas publikimit të dokumenteve, nuk ka pasur më asnjë reagim.
    Burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë pohojnë se z. Elezaj ishte një vizitor i shpeshtë në zyrën e z. Kuliçi, në këtë drejtori, madje trau i postbllokut ngrihej pa kontroll dhe me përshëndetje ushtarake, kur duhej të kalonte makina e tij. Takimi i fundit mes tyre në zyrën e Kuliçit është zhvilluar vetëm tri ditë para se Prokuroria të lëshonte urdhër-arrestet.

    TË ARRESTUARIT E DERITANISHËM:

    11 të arrestuar pardje

    Hajri Hajredin Elezaj
    pronari i kompanisë “Euro-oil” sh.a., njëkohësisht dhe anëtar i konsorciumit “US Balkan Capital Fund Inc., “Euroil sh.a.” and “NSF Partners & Vitol Group” si dhe pronari i stabilimentit të ujit “Lajthiza” me qendër në Qafë Mali të Kukësit.
    Ilias Isa Fisheku administrator i kompanisë “Fisheku” sh.a.
    Martin Ilias Fisheku, (djali i Ilias) ndihmës administrator i kompanisë “Fisheku” sh.a.
    Bajram Isa Fisheku, (vëllai i Ilias) ndihmës administratori i kompanisë “Fisheku” sh.a
    Dashamir Veiz Kasaj, specialistë dhe kontrollor i tatimpaguesve të mëdhenjtë të TVSH-së pranë Tatimeve
    Edmond Kaso Ferraj, doganier vlerësues dhe fizik në doganën e Vlorës
    Flamur Rexhep Merkaj administrator i një pike karburanti
    Vladimir Kilo Koteci shofer
    Gani Llazar Prence shofer
    Reshat Hamza Aleksi magazinier
    Kadri Rakip Hajredini magazinier

    2 të arrestuar dje

    Gazmend Serjani, shofer
    Fadil Abdurrahmani, shofer

    Në kërkim
    1 person

    SHKURT AFERA

    Lidhjet politike
    Të dy kompanitë kanë përdorur lidhjet politike për t’u favorizuar dhe për të arritur në këtë nivel të trafikut të naftës brenda vendit. Kompania e parë Euroil sh.a është themeluar nga Arian Tartari, burri i Albana Vokshit dhe Hajri Elezi, një biznesmen që njihet edhe si prodhues i ujit Lajthiza me fitoren e PD ai u fut dhe në tregun e naftës, kryesisht në shitje-blerjen e naftës vergine nga ARMO, në atë kohë pronë shtetërore. Është interesant fakti se Tartari bashkëjetues me Vokshin, ka qëndruar pronar i kësaj kompanie deri në vitin 2007, ndërkohë që kunata e tij Mimoza Vokshi ka qenë në atë kohë Presidente e Bordit të ARMO, pra i bie që t’i ketë shitur kunatit të vet natën vergine. Më 2007-ën, Tartari largohet, pasi lidhet me kanadezët e “Stream Oil” dhe ia shet aksionet një qytetari nga Durrësi.

    Mbesa e Berishës
    Detaji i dytë që afron këtë kompani me pushtetin është studioja e ekspertes kontabël që është sërish Shpresa Breçani, mbesa e kryeministrit Berisha, emri i së cilës shfaqet në gjithë kompanitë e privilegjuara nga pushteti. Nuk kemi ende ndonjë të dhënë mbi cilësinë e auditit të këtyre kompanive, por, siç veprohet rëndom, emra të tillë përdoren si imunitet ndaj kontrolleve tatimore dhe gjobave që tatimet vënë mbi bizneset. Fisheku është një kompani e njohur me bazë në Fier. Kanë qenë të lidhur me të majtën në Fier dhe kryesisht zyrtarë socialistë. Pas vitit 2005 janë afruar me njerëz të Berishës, kryesisht me një botues të një gazete të vogël proqeveritare, i cili ka shërbyer shpesh si negociator për të zbutur probleme të tyre. Epërsia e tyre në treg është rritur ndjeshëm vitin e fundit………….
    http://www.shekulli.com.al/2011/03/14/kontrabanda-e-naftes-akuza-nis-7-leter-porosi.html

  7. Gjoka sagt:

  8. ivo sagt:

    von den kriminellen Machenschaften, hat sich inzwischen der aeltesten Freund der Albaner der US Lobbyist Josef DioGuardio distanziert.

    http://www.albania.de/alb/index.php?p=2698

  9. Balkansurfer sagt:

    Transparency International praises arrests of suspected Albanian oil smugglers

    15/03/2011

    TIRANA, Albania — Transparency International (TI) on Monday (March 14th) praised the weekend arrests of 11 traders and officials linked to an illegal oil smuggling scheme. The TI representative in Albania, Lutfi Dervishi, said the scheme confirms that some institutions in the country do not function, as it should have been exposed by fuel quality inspectors, the tax office, customs or the police. Still unclear is how much damage has been done, ranging from the fraud itself to the damage done to vehicles and the environment. The 11 suspects are accused of allowing two companies to sell local oil as if it was high quality imported diesel from 2007 to 2009. Former Energy Minister Dritan Prifti hinted of the fraud last year. (VoA, Ora News, Balkan Web, Shekulli - 14/03/11)

  10. kraniqi sagt:

    diesen Treibstoff schmuggel haben alle Regierungen betrieben, aber mit Salih Berisha und mit hilfe eines Oesterreichers fing Alles an.

    aktuell die Verwicklungen rund um Salih Berisha, Damir Fazllic und was niemand erwaehnt. Dem Montenegrinischen Verbrecher Clan der STanaj, mit der Firma Roksped und als Lukoil Partner, welche ein Motor im Schmuggel ist.

    http://www.shekulli.com.al/2011/03/16/familja-berisha-dhe-gerdeci.html

    siehe auch rund um Stanaj in Montenegro

    http://www.albania.de/alb/index.php?p=2216

  11. agron sagt:

    Albania uncovers oil fraud scheme

    16/03/2011

    Two companies are under suspicion of passing off low-octane “virgin napththa” as high quality fuel, while customs officers and tax officials allegedly turned a blind eye.

    By Linda Karadaku for Southeast European Times in Tirana –16/03/11
    photo

    Under the scheme, a low-quality byproduct was fraudulently sold to consumers at local gas pumps. [Reuters]

    A Tirana court decided on Monday (March 14th) to detain 13 persons who were arrested at the weekend for their alleged involvement in an illegal oil smuggling scheme.

    The suspects are accused of allowing two companies to pass off a low-octane oil byproduct as high quality imported diesel, during the period from 2007 to 2009. Businessmen, customs officers and tax officials are among the accused. Two large companies, Euroil and Fisheku, have been implicated. They have been operating on the market for years.

    Still unclear is how much damage has been done, ranging from the fraud itself to the impact on vehicles and the environment. If the charges prove true, however, it could turn out to be the largest contraband fraud in Albania’s history.

    The prosecutor’s office told local media that the alleged illegal activities began in 2007, and continued till 2009. Oil businessmen Hajri Elezaj and Ilias Fisheku, and Fisheku’s son, Martin Fisheku, are the main suspects.

    The Albanian daily Mapo reported on March 12th that over the past two years, high amounts of virgin naphtha, as the byproduct is called, were sold on the market as processed oil. …

    http://setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/en_GB/features/setimes/features/2011/03/16/feature-03

  12. admin sagt:

    Im absurden Albanischen Justiz System, kommen die Verantwortlichen nun frei, und die Fahrer der Tanklastenwagen (welche absolut nichts zu Sagen haben) sitzen in Haft.

    Virgin, Apeli liron biznesmenët, burg shoferëve
    2011-03-26
    Sokol Çobo (KERKO …)

    Virgin, Apeli liron biznesmenët, burg shoferëve
    Vdekja e Emmy-t, Apeli lë në burg biznesmenin kosovar

    Gjykata “shfryn” dosjen, rrëzohen provat gjashtëmujore të prokurorisë

    “Shfryhet” dosja e kontrabandës së naftës virgin. Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga burgu pronarët dhe administratorët e firmës “Fisheku”, e cila merrej me përzierjen dhe shitjen e këtij nënprodukti nafte, megjithëse një gjë e tillë ndalohej me ligj, duke i shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro humbje. Hetimet gjashtëmujore të njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës kanë përcaktuar se të gjithë të arrestuarit kishin rrezikshmëri shoqërore, pasi akuzoheshin për mashtrim e korrupsion, vepra të konsideruara të rënda. Por duket se faktet dhe hetimet e prokurorisë nuk i kanë bërë përshtypje Gjykatës së Apelit, e cila ka vendosur që të lërë në burg shoferët e kamionëve dhe të lirojë nga burgu administratorët e firmave që merreshin me tregtimin e virgin. Gjyqtari Gjin Gjoni ka vendosur masat e sigurisë për 7 prej 12 të arrestuarve të përfshirë në skandalin e naftës virgin.
    Masat

    Trupi gjykues shqyrtoi masat për arrestet të vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj personave që dyshohen për kontrabandën e naftës virgin, mes të cilëve janë dhe biznesmenët Bajram Fisheku, Martin Fisheku, Iljaz Fisheku, si dhe shtetasit Genci Premcaj, Fadil Abdurrahmani dhe Reshat Aleksi. Apeli vendosi të lërë në burg pa afat shtetasit Flamur Merkaj, asistent në kompaninë “Fisheku”, Reshat Aleksin dhe Fadil Abdurrahmanin, shoferë në kompaninë “Fisheku”. Për biznesmenët Bajram Fisheku dhe Martin Fisheku, Apeli vendosi detyrim paraqitje, duke hedhur poshtë masën “burg pa afat” të vendosur nga Gjykata e Tiranës më 14 mars.
    Dosja

    Denoncimi i ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti,
    …………………..

    http://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/5a470d1d8745e242bd28ac2a63304a23.html

  13. Insider sagt:

    Die Gangster haben alle Bankkonten leer geräumt, bevor sie beschlagnahmt werden konnten. Aber Wirtschaftsprüfer haben festgestellt, das ein Millionen Schaden durch Betrug entstand

    Dyshimi i prokurorisë: Bosi i “Euroil” transferoi llogaritë gjatë kohës që ishte nën hetim

    Prokuroria ka dyshime se pronarët e firmës “Euroil” kanë boshatisur llogaritë bankare gjatë kohës që çështja ka qenë nën hetim. Hetimi për pasuritë e ngritura nga kontrabanda e naftës merr një kthesë të papritur. Bankat e nivelit të dytë kanë dërguar në prokurori statistikat dhe ndryshimet e llogarive bankare në emër të pronarit të firmës “Euroil” nga ku rezulton se ato janë tërhequr disa javë para Hajri Elezaj të arrestohej për mashtrim, kontrabandë nafte dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Grupi hetimor pohon se ka ridërguar kërkesa për llogaritë bankare të firmave që dyshohet se janë marrë me kontrabandë, ndërsa pretendon se në emër të tyre figurojnë miliona USD fitime nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila ka shkaktuar një dëm të madh në buxhet të shtetit, ndërsa të dëmtuar kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, pasi mjetet që përdornin naftën e “Euroil” dhe “Fishekut” amortizoheshin shumë shpejt.
    Pasuritë

    Disa ditë më parë, në prokurori kanë mbërritur informacionet e para për pasurinë e kompanive private që dyshohet se merreshin me kontrabandë nafte. Nga këqyrja e përgjigjeve për 6 llogaritë bankare të firmës “Euroil” ka rezultuar se në to ka pasur vetëm shuma të vogla monetare, pasi të akuzuarit për kontrabandë kanë kryer veprime gjatë kohës që çështja ishte nën hetim. Ndërkohë, depozitat e karburanteve në Durrës, Lushnjë dhe Fier, të kompanive “Euroil” dhe “Fisheku”, janë vendosur në sekuestro preventive (paraprake) nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se kanë pastruar paratë nga vepra penale. Krahas shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, krerët e firmave private akuzohen edhe për pastrim parash. “Ka dyshime se këto pasuri janë ngritur me paratë e fituara nga kontrabanda e naftës”, thanë burimet nga akuza e kryeqytetit, të cilat saktësojnë se i kanë kërkuar Hipotekës që këto pasuri të mos tjetërsohen. “Pasuritë e ngritura nga ‘Euroil’ dhe ‘Fisheku’ në Durrës, Lushnjë dhe Fier dyshohet se janë ngritur me paratë e fituara nga kontrabanda e naftës virgin. Disa depozita në këto qytete janë ngritur pas vitit 2007, vit në të cilin ka filluar edhe kontrabanda. Për këtë arsye u kemi kërkuar zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme që këto pasuri të mos tjetërsohen, deri në një vendim gjyqësor”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, e cila saktëson se njësia Task-Forcë po verifikon deklaratat fiktive të fitimit për kontrabandën nga dy firmat “Fisheku” dhe “Euroil”.
    Bizneset

    Prokuroria po verifikon të dhënat e QKR-së për bizneset. “Nga hetimet ka rezultuar se biznesmenët e arrestuar kanë investuar në shumicën e rasteve në asete biznesi. Hajri Elezaj, në emër të tij, figuron pronar i tri kompanive të mëdha. Po ashtu, edhe bashkëshortja rezulton pronare dhe aksionere në tri kompani të mëdha. Ndërkohë, Ilias Fisheku dhe djali i tij kanë në pronësi disa firma”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, e cila saktëson se të gjitha të dhënat po verifikohen. Hetimet gjashtëmujore të njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës kanë nxjerrë edhe bilancet e para që rëndojnë në kurriz të shtetit shqiptar, por edhe të qytetarëve. Sipas një bilanci të nxjerrë nga kontabilistët privatë të kontraktuar nga prokuroria, ka rezultuar se i gjithë dëmi për kontrabandën e naftës virgin, por edhe nga mospagimi i taksave dhe rimbursimi i kompanive, llogaritet në miliona euro.

    http://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/1296097b7ad0432efe3d2fbc8cdef859.html

    Mr. Hajri Elezaj
    Director General, Founder (Euroil. Sh.a.)

    Tirana- 2010-03-29

    Share this! [Twit This!] [Facebook this!] [Share this in LinkedIn!]

    Mr. Hajri Elezaj
    Click here for more Images
    More Interviews in Albania
    First of all introduce us with Euroil. Sh. a. and tell us little more about the background of the business.

    I own 2 companies. First company takes care of the mineral water packaging and the second company deals in the oil business, and also import and export business. To be precise - we have been importing and trading hydrocarbons ever since 1992 when the company was founded. Within last five years we have faced a lot of competition, but that only means that market is just becoming more interesting. I would explain that with the economic growth of the country that has also contributed towards us being able to work with more modern and advanced technologies in oil product production.

    http://www.winne.com/dninterview.php?intervid=2757

  14. Zogaj Leku sagt:

    Die LK” Fahrer will man verurteilen, was wohl ein Witz ist, weil die nur Anweisungen ausführen.

    Raw oil scandal
    28/02/2012 15:30

    In the second session against the 16 defendants of the Virgin Oil trial, most of them asked the court an accelerated trial by accepting the Prosecution’s request.

    The accelerated trial was asked by all drivers charged for failing to report the crime, who were present in the court room.

    The defending lawyer of businessman Iliaz Fisheku, charged of laundering the proceeds of crime, asked not only accelerated trial, but even a separate case. The same demand was presented by the former Anti Smuggling employee, Arjan Daci.

    The defendant Dashamir Kasaj asked only a separate case, through his lawyer Gezim Veleshnja.

    The Prosecution demanded time to review the materials and to evaluate its opinion for the defendants’ requests.

    Now the court expects to hear the preliminary requests of four of the defendants, among whom is Hajri Elezaj, charged of fraud with aggravated consequences, who will presumably be trialed only with the representation of his lawyers, as he proves to be a fugitive.

    In the trial request, the prosecution alleges that a quantity of thousands tons of raw oil has not been exported abroad, as the documents indicate, but it has been sold in the Albanian market, after being mixed with imported oil.

    The Prosecutors claim that this has caused not only fiscal evasion, but also an enormous harm to the citizens who have been defrauded by buying unprocessed oil.

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.